Të hënën, në qytetin e Sao Paulo në Brazil mbrëmja “trokiti” që në orën 16.00 të pasdites, por jo për shkak të ndonjë ngjarjeje të çuditshme kozmike. Qyteti u pushtua nga tymi i dendur i zjarreve që po shkrumbojnë prej ditësh burimin më të madh të oksigjenit në Tokë.
Qindra zjarre që po përhapen në pyjet e Amazonës janë zbuluar nga NASA, ndërkohë që tymi ka mbërritur në një sërë qytetesh braziliane. Zjarret kanë detyruar shumë banorë në qytetin e Rondônia të evakuohen, për shkak të frikës se flakët mund të dalin jashtë kontrollit.
“Ishte sikur dita ishte shndërruar në natë”, thotë një nga banorët e evakuuar për “BBC”.
Sipas Institutit Kombëtar për Kërkime në Hapësirë (INPE) gjatë vitit 2019 zjarret kanë arritur një numër rekord prej gati 73,000 vatrash. Kjo është një rritje prej 83 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë në 2018.
Për shumë organizata të mbrojtjes së mjedisit fajtori i vetëm është Presidenti brazilian Jair Bolsonaro. Ai mori detyrën në janar dhe mbështeti zhvillimin e rajonit të Amazonës për bujqësi dhe hapjen e minierave, duke urdhëruar edhe shpyllëzimin e një pjese të saj.
Agjencia hapësinore tha se numri i madh i zjarreve nuk mund të jetë vetëm nga temperaturat e larta ose fenomenet natyrore, duke theksuar se zjarret që po shkrumbojnë Amazonën nuk janë të natyrshme.
Studiuesi Alberto Setzer thotë se këtë vit temperaturat në rajonin e Amazonës kanë qenë më të ulëta se mesatarja. “Sezoni i thatë krijon kushte të favorshme për përhapjen e zjarrit, por ndezja e tyre është dorë e njeriut”, thotë ai.
Pyjet e Amazonës vlerësohen si një aset jetik në luftën kundër ngrohjes globale për shkak të aftësisë së tyre për të thithur karbonin dhe quhen shpesh quhet “mushkëritë e Tokës”, pasi më shumë se 20 për qind e oksigjenit në botë prodhohet atje.
Brazili ka pjesën më të madhe të 670 milionë hektarë pyjeve (60 përqind), i cili është shtëpia më e madhe e të gjitha specieve të planetit.Bolsonaro ka sugjeruar që të dhënat që tregojnë për rritjen e zjarreve nuk janë të sakta, madje shkojnë aq larg sa të fajësonte OJQ-të se kishin nisur zjarret. Ai tha se qeveria e tij po punon për të kontrolluar zjarret, edhe nuk është e qartë se çfarë masash po merr.
Edhe pse zjarret në Amazonë nuk janë të rralla, mënyra se si ato po përhapen ka alarmuar ekspertët, të cilët thonë se pyjet atje kanë qenë “rezistente ndaj zjarrit” për pjesën më të madhe të historisë së për shkak të ekosistemit të shkëlqyer natyror.
Fondi Botëror i Kafshëve të egra vlerëson se më shumë se një e katërta e Amazon do të jetë pa pemë deri në vitin 2030 nëse shkalla aktuale e shpyllëzimit vazhdon.
Frika rreth shpyllëzimit është rritur pas ardhjes në pushtet të Bolsonaros, i cili është zotuar të zhvillojë rajonin, duke injoruar shqetësimet ndërkombëtar për shpyllëzimet dhe ndryshimin e klimës./gazeta si