Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ministria e Financave lë pa lekë bashkinë e Shkodrës, VOA: Situata e paqartë

nga Fast News
7 years më parë
në Ekonomi
0
Ministria e Financave lë pa lekë bashkinë e Shkodrës, VOA: Situata e paqartë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas njoftimit se Ministria e Financave dhe Ekonomisë bllokoi financat e Bashkisë Shkodër për shkak të përfundimit të mandatit të kryetares së kësaj bashkie, Voltana Ademit, është po kjo ministri që përmes një deklarate për mediat, bën të ditur se “strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi”.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaroi se: “Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore”.

Por në njoftimin e saj Ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk bën të ditur nëse në ditët në vazhdim, do të likuiduidojë apo jo faturat e kësaj bashkie të firmosura nga Voltana Ademi, të cilës, sipas kësaj ministrie i ka përfunduar mandati një ditë më parë.

Vetë zonja Ademi, e cila ndoqi sot punimet në një nga projektet e bashkisë, tha se asnjë nënpunës civil nuk mund të marrë përsipër të bllokojë procedurat që lidhen me vijimësinë e shërbimeve dhe investimeve në këtë bashki dhe se, për këtë, ajo do të ndjekë rrugën ligjore.

Zonja Ademi përëriti se, megjithë vështirësitë dhe presionin politiko-kriminal, do të vazhdojë detyrën deri në zgjedhjet e reja për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Ne do të vijojmë të aplikojmë vetëm ligjin. Presim përgjigje zyrtare. Normalisht, çdo mosmarrveshje, sikurse parashikon Kushtetuta dhe ligji shqiptar, e zgjidhin gjykatat. Dhe, për këtë rast, ne do t’i drejtohemi gjykatës. Puna do të vazhdojë sepse nuk mund ta ndalë askush. Nuk është çështja të ndalësh kryetaren e Bashkisë Shkodër. Unë jam një ndër qytetarët e qytetit dhe bashkisë së madhe të Shkodrës dhe mendoj që nuk është e drejtë, është arbitrare, cënon të drejtat e njeriut kur bëhet fjalë për të gjithë banorët, që kanë nevojë të përfitojnë shërbimet dhe të vazhdojnë investimet e Bashkisë së Shkodrës”.

Një ditë më parë, përmes postës elektronike, zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë njoftuan Bashkinë e Shkodrës për bllokimin e financave pasi, sipas ligjit, kryetares së bashkisë i mbaroi mandati me datën 20 gusht, në orën 16 e 30 minuta dhe se për ditët në vazhdim do të ishte Këshilli Bashkiak ai që do të zgjidhë problemin.

Kryetarja e Këshilit të sapokonstituuar të Bashkisë, Brisela Kadija, e pyetur nga Zëri i Amerikës, tha se “Këshilli Bashkiak është në proces të zbardhjes së vendimeve të mbledhjes së parë të konstituimit dhe se, pas kësaj, do të vazhdohet me procedurat ligjore, ashtu siç e parashikon ligji”, duke mos qartësuar kështu, se si do të veprohet me mandatin e zonjës Ademi.

Rasti i Bashkisë së Shkodrës ka krijuar një situatë të paqartë jo vetëm për analistët, por edhe ligjvënësit. Dorëheqja e fituesit të zgjedhjeve të 30 qershorit për këtë bashki, Valdrin Pjetrit, dhe deklarata e Presidentit të Republikës se nuk do të dekretojë zgjedhje të pjesshme për Shkodrën, kanë krijuar ngërç në drejtimin e kësaj bashkie.

Valdrin Pjetri dha dorëheqjen dy javë pas Zgjedhjeve të 30 qershorit, të zhvilluara pa pjesëmarrjen e opozitës. Dorëheqja e tij erdhi pas publikimit nga ana e PD-së e dokumenteve që vertetonin dënimin e tij në Itali, në vitin 2003, për trafik të lëndeve narkotike si dhe dëbimin e tij nga Italia./VOA

Pas

Tragjike, ndahet nga jeta gazetari dhe diplomati i njohur

Para

Vllaznia nuk ndalet, firmosin dy brazilianë të tjerë

Para
Vllaznia nuk ndalet, firmosin dy brazilianë të tjerë

Vllaznia nuk ndalet, firmosin dy brazilianë të tjerë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

nga Fast News
10:09 | 30/03/2026
0

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

nga Fast News
10:05 | 30/03/2026
0

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
13:31 | 28/03/2026
0

Bie numri i aksidenteve rrugorë, por shkaku kryesor mbeten drejtuesit e mjeteve

Bie numri i aksidenteve rrugorë, por shkaku kryesor mbeten drejtuesit e mjeteve

nga Fast News
13:28 | 28/03/2026
0

Recent News

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

10:09 | 30/03/2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

10:05 | 30/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora