• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Meta skeptik që në mëngjes për krizën politike: Askush të mos lodhet, kemi provimin e vështirë në qershor

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Meta skeptik që në mëngjes për krizën politike: Askush të mos lodhet, kemi provimin e vështirë në qershor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të fortë për krizën politike që po kalon vendi.

Ai ka deklaruar se palët politike duhet të negociojnë për të hyrë në zgjedhjet e 13 tetorit dhe se askush nuk duhet të lodhet të gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk reflekton.

“Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Europian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.

Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim.”, shkruan ndër të tjera Meta.

STATUSI I PLOTE I PRESIDENTIT ILIR META

Të dashur miq!
Po ju rikujtoj qëndrimin tim publik në 27 qershor 2018, një ditë pasi ishin bërë të njohura konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian!

Jo vetëm që u shpërdorua një vit pa bashkëpunim, përqëndrim e përgjegjësi, por gjithçka u përkeqësua vetëm në interes të luftës për pushtet.

Ndërkohë kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita kur u dhashë mundësi të dy palëve për të realizuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse.

Ende kemi mundësi t’i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

Askush të mos lodhet të gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk reflekton. Çdo gjë mund të lobohet në BE, por jo injorimi i kritereve të Kopenhagenit. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë pjesë e tyre dhe të paevitueshme.

Ndaj duhet shfrytëzuar urgjent gatishmëria e drejtuesve të OSBE-së për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize duke e pranuar këtë gatishmëri tani, me qëllim që jo vetëm të realizohen zgjedhjet vendore në 13 tetor 2019, por edhe të arrihet marrëveshja për refomën zgjedhore sa më parë, në mënyrë që vendi ynë të ketë mundësi të çelë negociatat në 18 tetor 2019.

– 27 qershor 2018 –
Ashtu siç kaloi një ditë, do kalojë dhe një vit

Konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.

Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE.

Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë.

Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Europian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.

Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim.

Etiketa: Ilir metakriza politike
Pas

A do të vazhdojnë temperaturat përvëluese? Zbuloni si do të jetë moti sot

Para

Euronews ‘shuan’ shpresat për hapjen e negociatave me BE: Shqipërisë po i zbehen mundësitë, Holanda dhe Franca kundër

Të Gjitha

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

nga Fast News
16:23 | 20/05/2025
0

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

nga Fast News
16:19 | 20/05/2025
0

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

nga Fast News
16:14 | 20/05/2025
0

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

nga Fast News
16:04 | 20/05/2025
0

Recent News

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

16:23 | 20/05/2025
Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

16:19 | 20/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar