• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Meta ktheu ligjin në Kuvend, i përvishet Spiropali: Baba Xhikja lëshoi një tjetër krismë nga dyfeku presidencial

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Meta ktheu ligjin në Kuvend, i përvishet Spiropali: Baba Xhikja lëshoi një tjetër krismë nga dyfeku presidencial
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të dekretuar kthimin e ligjit për PPP-të në Kuvend, ka ardhur dhe reagimi i ministres së shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale Spiropali  sulmon Metën duke shkruar se me këtë vendim dhe me një fjalor të katandisur si mos më keq ai qëlloi mbi shumicën dhe opozitën parlamentare dhe iu rikujtoi se nuk kanë më president, por një karikaturë të Ilir Metës.

REAGIMI I PLOTE I ELISA SPIROPALIT

Nga lartësia e maleve ku thotë se po ngjitet me Çelebiun e tij, Baba Xhikja lëshoi dje një tjetër krisëm nga dyfeku presidencial.
Me një fjalor të katandisur si mos më keq ai qëlloi mbi shumicën dhe opozitën parlamentare, ai na rikujtoi se nuk kemi më President, po në vend të Presidentit na ka mbetur një karikaturë e vetë Ilir Metës.
Për kthimin në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal nuk habitemi.
Nuk kemi si presim ndjeshmëri nga Baba Xhikja për hurin në stadiume, sigurinë ushqimore, bllokimin e akseve rrugore e të veprave, vjedhjen e pronësisë intelektuale, dëmtimin e zonave të mbrojtura, për mjekët, policët apo zyrtarët e goditur për shkak në detyrës.
Kur votojmë shtrëngimin e litarit të ligjit kundër dhunës në sport apo dhunuesve në tërësi, nuk kemi ç’presim tjetër nga Baba Xhikja i zjarrit të kërcënimeve ndaj zgjedhjeve, i dekreteve molotov për destabilizimin e vendit, i fjalimeve halucinante kundër ambasadës amerikane dhe delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Qeni i kthyer në manar në krahët e tij, tifozët skocezë të kthyer në elektorat në sytë e tij, tërmeti apokaliptik i kthyer në qëndrim zyrtar me vulën e tij dhe ngjitja majë maleve e projektuar si karshillëk kreshnikësh ndaj botës mbarë, në mendjen e tij, flasin qartë që presidenti na ka lënë.
Ka mbetur vetëm hija dhe vula e Baba Xhikes në presidencë, prej ku çeta e tij e mbledhur grusht nën dritën e hënës, pret tërmetin dhe urdhërat nga mali për të shkrepur dyfekun.

 

Etiketa: elisa spiropaliIlir meta
Pas

Rama merr me të mira biznesmenin e njohur pas gjobës së tatimeve: T’kom katunarin tim, men për herë tjetër (FOTO)

Para

Krah për krah me Taulant Ballën, Rakip Suli shkon ti marrë Kamzën Xhelal Mziut (FOTOT)

Para
Krah për krah me Taulant Ballën, Rakip Suli shkon ti marrë Kamzën Xhelal Mziut (FOTOT)

Krah për krah me Taulant Ballën, Rakip Suli shkon ti marrë Kamzën Xhelal Mziut (FOTOT)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

nga Fast News
18:00 | 23/11/2025
0

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

nga Fast News
17:30 | 23/11/2025
0

Ligji i ri për eficencën e energjisë, ngrihet struktura që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë

Ligji i ri për eficencën e energjisë, ngrihet struktura që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë

nga Fast News
17:00 | 23/11/2025
0

Moti i keq dhe rrugët, ARRSH raporton për gjendjen

Moti i keq dhe rrugët, ARRSH raporton për gjendjen

nga Fast News
16:12 | 23/11/2025
0

Recent News

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

18:00 | 23/11/2025
Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

17:30 | 23/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar