• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Media belge plas “bombën”: Dosja Toyota Yaris me 3.4 mln euro do trondisë politikën shqiptare

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Media belge plas “bombën”: Dosja Toyota Yaris me 3.4 mln euro do trondisë politikën shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta e njohur belge, DH (Ora e fundit), vazhdon të ndjekë çështjen e makinave ku u zbuluan 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit. Kjo për shkak se autoritetet belge kanë zbarkuar në Tiranë në kuadër të hetimeve. “Prokuroria Federale do trondisë politikën shqiptare,” shkruan gazeta.

Në korrik, autoritetet e drejtësisë shqiptare zbuluan disa miliona euro në një kamion.

Afera e njohur me emrin ‘Toyota’, e cila nisi më 24 korrik në portin e Durrësit në Shqipëri, vazhdon. Hetuesit po kërkojnë dy persona pas inspektimit dhe zbulimit nga autoritetet e drejtësisë shqiptare të disa miliona eurove në një kamion shqiptar, që transportonte automjete, kryesisht nga Belgjika.

Një gjykatës belg shpalli në kërkim të enjten dy vëllezër. Ata janë Alfred dhe Elvis Vladi, të moshës 33 dhe 39 vjeç. Ata janë me kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm, siç theksohet në njoftimin e publikuar dje.

Në lajmet e fundit thuhet se janë pesë persona, për të cilët është lëshuar urdhër-arresti: katër në Shqipëri dhe një në Belgjikë. Në rastin tonë bëhet fjalë për një shqiptar të naturalizuar si gjerman, me mbiemrin Doçi, që është prapa hekurave. Mekaniku belg i makinës Toyota të ngarkuar me para, është po ashtu nën akuzë, por nuk ka një urdhër arresti.

Dosja, siç e dimë ne, është e ndjeshme. Ajo bën bashkë mafian dhe botën politike. Një delegacion i Zyrës Federale të Prokurorisë- që nisi hetimin- dhe Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit, vizitoi Shqipërinë në veçanti për të pyetur kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë.

Lulzim Basha, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, tha tre ditë përpara aksionit, se mungesa në Kuvend e liderit socialist, Taulant Balla, shpjegohet me takimin e tij në Gjermani me mafian për riatdhesimin e shumës së madhe të parave. Pyetja është, si mund ta thotë një politikan këtë? Për të, anëtarët e Partisë Socialiste janë të përfshirë në trafikimin e milionave të organizuara nga Belgjika. Pyetja esenciale e ngritur vazhdimisht është se për kë ishin adresuar këto 3 milionë euro.

Sa për kujtesë, doganat shqiptare, bazuar tek informacionet e shërbimeve sekrete, kapën më pak se 3.5 milionë euro në kesh dhe 100 mijë franga zvicerane në dy Toyota Auris, të transportuara nga Belgjika në një kampion që mbante nëntë vetura në total.

 

Etiketa: media belge plas bombenToyota Yaris
Pas

Aleatët e Bashës bëjnë lëvizjen e papritur, letër KQZ-së për zgjedhjet e 13 tetorit

Para

Skandal në Policinë e Shtetit, zhduket pajisja speciale që survejon kriminelët e rrezikshëm

Para
Skandal në Policinë e Shtetit, zhduket pajisja speciale që survejon kriminelët e rrezikshëm

Skandal në Policinë e Shtetit, zhduket pajisja speciale që survejon kriminelët e rrezikshëm

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

nga Fast News
18:00 | 23/11/2025
0

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

nga Fast News
17:30 | 23/11/2025
0

Ligji i ri për eficencën e energjisë, ngrihet struktura që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë

Ligji i ri për eficencën e energjisë, ngrihet struktura që do menaxhojë investimet në kursimin e energjisë

nga Fast News
17:00 | 23/11/2025
0

Moti i keq dhe rrugët, ARRSH raporton për gjendjen

Moti i keq dhe rrugët, ARRSH raporton për gjendjen

nga Fast News
16:12 | 23/11/2025
0

Recent News

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

18:00 | 23/11/2025
Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

Grupet me fitimet më të mëdha në vend për vitin 2024

17:30 | 23/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar