• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Lista e zezë” Këta janë 9 gjyqtarët dhe prokurorët që SHBA dhe BE nuk i duan në drejtësinë shqiptare (EMRAT)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Lista e zezë” Këta janë 9 gjyqtarët dhe prokurorët që SHBA dhe BE nuk i duan në drejtësinë shqiptare (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut, që pas zbarkimit në Tiranë, kanë identifikuar nëntë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët sipas tyre nuk duhet të shërbejnë në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndonëse ata janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut.

Nga nëntë rekomandime të ONM, tetë janë pranuar deri më tani nga Komisioneri Publik, i cili ka vënë në lëvizje Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke i kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve përkatës. Ndërkaq, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, sa i takon ankimimeve të Komisionerit Publik me rekomandimin e ONM, ka marrë deri më tani tre vendime. Në të tre rastet, Kolegji ka pranuar ankimimin e Komisionerit Publik dhe rekomandimin e ONM, duke shkarkuar përfundimisht subjektet.



Konkretisht, Kolegji i Apelimit, me rekomandim të ONM dhe me kërkesë të Komisionerit, shkarkoi përfundimisht nga detyra kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Deden, kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin dhe anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gentian Osmanin. Por, ONM kërkon largimin nga drejtësia edhe të gjashtë prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë, të cilët janë: Drejtues i Prokurorisë Kavajë Artan Madani, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Kastriot Selita, prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme Adnand Kosova, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani, gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës Artur Malaj si dhe gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës Gentian Medja.

Për të gjithë subjektet e lartpërmendura, me përjashtim të Artan Madanit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shprehet në javët dhe muajt në vijim nëse duhet të shkarkohet nga detyra apo të vijojnë të shërbejnë në drejtësi. Gjithsesi, nga praktika e deritanishme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me përjashtim të rastit të Nertila Kosovës, ka pranuar të gjitha kërkesat e Komisionerit Publik për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga detyra, pavarësisht me rekomandim apo pa rekomandim të ONM.

Rekomandimi i fundit

Rekomandimi i fundit i ekipit ndërkombëtar që monitorin zbatimin e ligjit të Vetingut, por që mund të kryejë hetimet të pavarura për veprimtarinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, është për drejtuesin e Prokurorisë Kavajë Artan Madani. Ky i fundit u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datën 1 korrik 2019. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Genta Tafa. Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është kundër këtij vendimi. Sipas ONM, prokurori Artan Madani nuk e justifikon pasurinë me burime të ligjshme. “Gjendja e përgjithshme financiare e subjektit tregon qartë se atij i mungojnë në një masë të madhe burimet financiare për të justifikuar pronat dhe shpenzimet e tij, gjë që çon në konfuzionin se ai nuk ka bërë një deklarim të saktë. Asgjë e rëndësishme nuk është sjellë si provë nga subjekti pas konkluzionit të hetimit. Nuk është korrekte që të konsiderohen si burime të ligjshme të ardhurash dhurimi i padeklaruar dhe i paprovuar i 300 mijë lekëve, që sipas tij ia ka dhuruar vëllai. Po kështu, nuk është e logjikshme të pranohet që shpenzimet e jetesës së tij rezultojnë zero në periudhën 1992-1994 dhe shumë të ulëta në periudhën 1997-2003. Sa më sipër, rekomandojmë apelimin kundër vendimit të KPK të datës 01.07.2019 ndaj drejtuesit të Prokurorisë Kavajë Artan Madani”, thuhet në rekomandim.

Subjektet që duhet të përjashtohen nga drejtësia sipas ONM

  1. Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë, ende nuk është ankimuar nga Komisioneri Publik
  2. Kastriot Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
  3. Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
  4. Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
  5. Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
  6. Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
  7. Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA
  8. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA
  9. Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA

Subjektet e ankimuara nga Komisioneri Publik, pa rekomandim të ONM, në Kolegjin e Apelimit

Manjola Kajana, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

  1. Dritan Peka, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
  2. Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
  3. Alma Kolgjoka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
  4. Arben Dollapaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
  5. Besnik Muçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
  6. Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Apelimit
  7. Antoneta Sevdari, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, anëtare e KLP, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit
  8. Astrit Faqolli, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit
  9. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit
  10. Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit/  shqiptarja.com

 

Pas

Nuk përmbahet ish-deputeti, kërcënon live qytetarët: Kujdes, kam gjak shqiptari, kush më shan..(VIDEO)

Para

Përplasja në kryesinë e PS, zbardhet debati i fortë mes Ramës e Bushatit: Të shkarkova se nuk je lider, ish ministri i kërkon të pranojë gabimin

Para
Përplasja në kryesinë e PS, zbardhet debati i fortë mes Ramës e Bushatit: Të shkarkova se nuk je lider, ish ministri i kërkon të pranojë gabimin

Përplasja në kryesinë e PS, zbardhet debati i fortë mes Ramës e Bushatit: Të shkarkova se nuk je lider, ish ministri i kërkon të pranojë gabimin

Të Gjitha

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

nga Fast News
10:37 | 18/05/2025
0

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

nga Fast News
10:29 | 18/05/2025
0

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Lufta tregtare, Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

nga Fast News
11:49 | 17/05/2025
0

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

Nga Riadi në Tiranë, mbi 200 miliardë dollarë vlera e marrëveshjeve të firmosura, përfiton edhe Shqipëria

nga Fast News
11:45 | 17/05/2025
0

Recent News

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

100 milionë dollarë nga hiçi, si një skemë mashtrimi shkatërroi besimin e investitorëve?

10:37 | 18/05/2025
Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

Austria triumfon në Eurovision 2025, Shqipëria në vendin e 8-të

10:29 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar