Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ligji anti-shpifje, Meta thirrje qeverisë dhe Kuvendit: Shqyrtoni me kujdes sugjerimet e gazetarëve

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Ligji anti-shpifje, Meta thirrje qeverisë dhe Kuvendit: Shqyrtoni me kujdes sugjerimet e gazetarëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas nismës ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria Rama, ka ardhur edhe reagimi i presidentit Ilir Meta.

Zyra e shtypit në Presidencë njofton se Presidenti i Republikës Ilir Meta po ndjek me shumë vëmendje shqetësimet e thella të shprehura nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe organizatat ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë, lidhur me nismën ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria.

Duke ndarë bindjen se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë, Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.

Presidenti Meta shpreh bindjen se angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend.

Presidenti Meta thekson se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”;

Përfundimet e raportit vjetor të “Freedom House” se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë;

Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale sipas të cilave “autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias, duke theksuar se ka pasur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve”;

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR ku theksohej se “media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën”;

Janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri.

Presidenti Meta garanton komunitetin e gazetarëve se do të jetë përherë në mbështetje të tyre kundër çdo tentative që synon të cenojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas.

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

 

 

 

 

 

Etiketa: ligji anti shpifje
Pas

Tronditet sërish SHBA, një person i armatosur plagos gjashtë policë (FOTO-VIDEO)

Para

Gruaja e portierit të njohur ua ‘heq’ trurin fansave, poston foto nudo në rrjetet sociale (FOTOT)

Para
Gruaja e portierit të njohur ua ‘heq’ trurin fansave, poston foto nudo në rrjetet sociale (FOTOT)

Gruaja e portierit të njohur ua ‘heq’ trurin fansave, poston foto nudo në rrjetet sociale (FOTOT)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Emërohet drejtori i ri i OSSHE-së, ja cili është

Emërohet administratori i ri i OSHEE-së, ja cili është…

nga Fast News
20:50 | 24/03/2026
0

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

nga Fast News
15:30 | 24/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës/ Alarmi i operatorëve të transportit: Rrezikohet pakësimi i autobusëve, shteti të na ndihmojë

Rritja e çmimit të naftës/ Alarmi i operatorëve të transportit: Rrezikohet pakësimi i autobusëve, shteti të na ndihmojë

nga Fast News
14:55 | 24/03/2026
0

“Standard & Poor’s lë të pandryshuar vlerësimin për borxhin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s lë të pandryshuar vlerësimin për borxhin e Shqipërisë në “BB”

nga Fast News
14:32 | 24/03/2026
0

Recent News

Emërohet drejtori i ri i OSSHE-së, ja cili është

Emërohet administratori i ri i OSHEE-së, ja cili është…

20:50 | 24/03/2026
Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

15:30 | 24/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora