• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ky plak i mençur të mëson sekretin e lumturisë, por kujdes pasi çdo gjë fillon nga një lugë me vaj

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Ky plak i mençur të mëson sekretin e lumturisë, por kujdes pasi çdo gjë fillon nga një lugë me vaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një tregtar dërgoi të birin për të mësuar sekretin e lumturisë nga burri më i mençur që njihej.

I riu kaloi nëpër shkretëtirë për dyzet ditë derisa arriti një kështjellë të bukur në majë të një mali. Aty jetonte i mençuri që i riu po kërkonte.

Sidoqoftë, në vend që të gjente një njeri të “shenjtë”, djaloshi hyri në një dhomë dhe pa një veprimtari të madhe tregtare; tregtarë që vijnë dhe shkojnë, njerëzit që bisedojnë në qoshe, një orkestër e vogël që luan një melodi të ëmbël dhe një tavolinë të mbushur me ushqimet më të shijshme të kësaj pjese të botës.

Burri i mençur bisedonte me të gjithë dhe i riu duhej të priste dy orë derisa të vinte koha për takimin e tij.

Me durim të konsiderueshëm, i Mençuri dëgjoi me kujdes për arsyen e vizitës së djalit, por i tha atij se në atë moment nuk kishte kohë t’i shpjegonte atij Sekretin e Lumturisë.



Ai sugjeroi që i riu të shëtiste rreth pallatit të tij dhe të kthehej për dy orë.

“Megjithatë, unë dua t’ju kërkoj një nder,” – shtoi ai, duke i drejtuar djaloshit një lugë çaji, në të cilën ai derdhi dy pika vaj. “Ndërkohë që ecni, mbajeni këtë lugë dhe mos e lini vajin të derdhet”.

I riu filloi të ngjiste lart e poshtë shkallët e pallatit, duke i mbajtur gjithmonë sytë drejt lugës. Pas dy orësh ai u kthye për tu ritakuar me burrin e mençur.

“Pa hë djalosh,” – e pyeti ai, “a i shikove tapetat Persianë që janë të varur në dhomën time të ngrënies? A e pe kopshtin që Mjeshtri i Kopshtarëve bëri dhjetë vjet për ta krijuar? A i vure re dorëshkrimet e bukura në bibliotekën time?”

I zënë ngushtë, djaloshi rrëfeu se nuk kishte parë asgjë. Shqetësimi i tij i vetëm ishte të mos derdheshin pikat e vajit që i kishte besuar i Mençur.

“Epo, kthehu sërish dhe shiko mrekullitë e botës sime“, – i tha burri i mençur. “Nuk mund t’i besosh një njeriu nëse nuk e njeh shtëpinë e tij”.

Tani më i qetë, djaloshi mori lugën dhe filloi të shëtiste përsëri nëpër pallat, këtë herë duke i kushtuar vëmendje të gjitha veprave të artit që vareshin në tavane dhe mure. Ai pa kopshtet, malet rreth pallatit, delikatesën e luleve, shijen me të cilën çdo vepër arti u vendos në vendin e vet.

Duke u kthyer te i Mençuri, ai i tregoi me hollësi gjithçka që kishte parë.

“Po ku janë dy pikat e vajit që unë të besova t’i ruash?” – e pyeti i Mençuri.

Duke drejtuar sytë për nga luga, djaloshi kuptoi se e kishte derdhur vajin.

“Epo, kjo është këshilla e vetme që duhet të të jap“, – i tha i Mençuri. “Sekreti i lumturisë qëndron në shikimin e të gjitha mrekullive të botës dhe kurrë të mos harrosh dy pikat e vajit në lugë”.

Kjo pjesëz e mrekullueshme është shkëputur nga “Alkimisti” i Paulo Coelho-s

Pas

Arrestim si nëpër filma, ja si u vu na pranga një kosovar në Elbasan (VIDEO)

Para

Lëvizin ujërat në PD, kjo është partia e re që tenton të formohet në shtator

Para
Lëvizin ujërat në PD, kjo është partia e re që tenton të formohet në shtator

Lëvizin ujërat në PD, kjo është partia e re që tenton të formohet në shtator

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar