• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Këto ushqime do ju ndihmojnë të largoni dhjamin e tepërt

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Këto ushqime do ju ndihmojnë të largoni dhjamin e tepërt
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drithërat e përpunuara

Drithërat mund të jenë të shkëlqyera për shëndetin dhe sipas piramidës ushqimore ato zënë një pjesë tepër të rëndësishme në dietën tuaj. Ato mund të ulin riskun për sëmundje zemre dhe të rregullojnë sistemin e tretjes, duke ju ndihmuar në menaxhimin e peshës.



Por nëse ju konsumoni drithërat e gabuara mund të shtoni në peshë. Drithërat e përpunuara si buka e bardhë, orizi i bardhë makaronat etj janë armiqtë e dhjamit në stomak, prandaj duhet t’i reduktoni ose më mirë të konsumoni drithëra integrale.

Pijet me sheqer

Pijet me sheqer janë armiqtë e shëndetit. Meqenëse janë në formë lëngu njerëzit nuk mendojnë se këto pije ndikojnë në formimin e dhjamit në zonën rreth barkut, sidomos pijet me gaz dhe lëngjet e kutive. Një shishe sprite apo coca cola mund të përmbajë mbi 200 kalori, ekuivalente me një cheeseburger. Ato gjithashtu shtojnë riskun për sëmundje zemre dhe diabet.

Vaj vegjetal dhe margarina

Ashtu sikurse dhe drithërat, vajrat janë të rëndësishëm për shëndetin, por vetëm nëse konsumoni llojin e duhur. Vajrat e përpunuar janë të mbushura me kalori që stomaku nuk mund t’i djegë, këto vajra rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Vaji i ullirit, i susamit, i lirit, i arrës së kokosit janë të përshtatshëm për ditën tuaj dhe të shëndetshëm.

Yndyrnat nga prodhimet shtazore

Yndyrat e shëndetshme nga arrat, peshku, apo nga farat mund të bëjnë mrekulli në shëndetin tuaj. Evitoni yndyrën që vjen nga mishi, gjalpi, dhe qumështi.

Ushqimet e skuqura

Ato janë të dëmshme pasi shtojnë riskun për obezitet dhe kancer. Ushqimet e skuqura jo vetëm që nuk kanë vitamina dhe minerale, por kanë në përbërjen e tyre kimikate tepër të dëmshme që shtohen si pasojë e procesit të skuqjes. Megjithëse nuk mund të jetoni dot pa patatet e skuqura, përpiquni të hiqni dorë prej tyre nëse doni një bark të sheshtë.

Alkooli

Alkooli përmban sheqer e për pasojë shëndosheni. Po ashtu thuhet se edhe birra krijon fryrje barku.

Brumërat

Ëmbëlsirat, biskotat, byreku etj., janë të gjitha ushqime që çojnë në formimin e dhjamit të barkut. Evitoni sa më shumë ëmbëlsirat dhe brumërat.

Ushqimet me shumë kripë

Produktet me kripë i japin shije ushqimit duke bërë që të konsumojmë më shumë në sasi, megjithatë kripa është e rrezikshme për shëndetin pasi shkakton rritjen e tensionit të gjakut. Shumë produkte të gatshme apo gjysmë të gatshme përmbajnë shumë kripë.
Megjithatë, mënyra më e mirë për të evituar dhjamin e barkut është parandalimi i tij./bota.al

Etiketa: bark me me dhjam
Pas

Thaçi kopjon Metën, pushime në perlën kosovare në male

Para

Ka një metodë se si gjumi mund të na ndihmojë të dobësohemi…

Para
Ka një metodë se si gjumi mund të na ndihmojë të dobësohemi…

Ka një metodë se si gjumi mund të na ndihmojë të dobësohemi...

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar