• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Jo vetëm turistët spanjollë, pronari i restorantit në Himarë dhunoi dhe një tjetër familje tre ditë më parë (FOTOT)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Jo vetëm turistët spanjollë, pronari i restorantit në Himarë dhunoi dhe një tjetër familje tre ditë më parë (FOTOT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas arrestimit të pronarit të Bar Restorant “Panorama” në Porto Palermo të Himarës për dhunimin e turistëve spanjollë, detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me mënyrën e dhunshme se ai i sillej me vizitorët. Albeu.com ka siguruar dëshminë e një tjetër vizitori në restorant”Panorama” në Porto Palermo, i cili thekson se ishin dhunuar nga Mihal Kokëdhima tre ditë më parë vetëm se kishin shkuar për t’u parë në detin që ndodhet pak metra larg biznesit të tij, por që trajtohet si plazh privat.

Bruno tregon se ishin ulur në plazh dhe po prisnin që të vinte kamarieri që të jepnin porosinë ose pagesën, por aty u vjen pronari i restorantit dhe ia hedh nënën nga shezlongu duke i fyer me fjalët më të pista.  Në foton e mësipërme duket momenti kur pronari fyen pushuesit.





“U ulëm pranë një çadre duke pritur kamarierin për të paguar lekët dhe të jepnim porosinë, por na erdhi pronari i restorantit aty pranë dhe fillimisht hodhin nënën time nga shezlongu bashkë me peshqirin dhe sendet e saj pasta filloi të na bërtase dhe ulerasë. U trembëm shumë, megjithëse mund t’i përgjigjesha, por isha me familjen”, tregon Bruno për eksperiencën në këtë restorant.

Turistët theksojnë në platforma të ndryshme online në lidhje me turizmin agresivitetin e pronarit të restorant “Panorama” si edhe mungesën e çmimeve dhe faturat tepër të kripura për peshkun, i cili jepet pa peshë dhe çmim fillestar sipas tyre.

Mihal Kokëdhima u arrestua sot nga policia pasi rrahu pesë turistët spanjollë që kishin shkuar për të ngrënë në restorantin e tij. Pas vonimit të porosisë ata kishin tentuar të largohen edhe prej shërbimit të keq, por u përballen me dhunën e pronarit të restorantit, i cili u nxorri edhe thikën duke i kërcënuar. Njëra prej turisteve sipas policisë është dëmtuar më tepër duke marrë mjekim në spital.

 

 

 

Etiketa: dhunohen turistet ne himaremihal kokedhima
Pas

Profil/ Ndërroi jetë papritur, kush është Fatos Baxhaku, pioneri i reportazheve dhe gazetarisë shqiptare

Para

Thellohet tragjedia e shembjes së skelës në Tiranë, nxirret i pajetë nga rrënojat punëtori i dytë

Para
Thellohet tragjedia e shembjes së skelës në Tiranë, nxirret i pajetë nga rrënojat punëtori i dytë

Thellohet tragjedia e shembjes së skelës në Tiranë, nxirret i pajetë nga rrënojat punëtori i dytë

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar