• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

I pranishëm në ceremoninë për ngritjen e memorialit turk, Bujar Kapexhiu tregon arsyen përse mori pjesë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
I pranishëm në ceremoninë për ngritjen e memorialit turk, Bujar Kapexhiu tregon arsyen përse mori pjesë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Disa ditë pasi mori pjesë në ceremoninë për ngritjen e memorialit turk për të rënët e grushtit të shtetit në Turqi , regjisori dhe karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu ka rrëfyer arsyen se përse ishte i pranishëm.

Në një reagim për gazetën “Panorama” ai u shpreh se të gjithë duhet të marrim shembull dhe të nderojmë të gjithë ata njerët që kanë mbrojtur lirine dhe janë zhdukur gjatë diktaturës komuniste, po aq sa duhet të ngremë dhe zërin kundër padrejtësive.



Vetë Kapexhiu ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së zbulimit të këtij memoriali, i cili u zhvillua pa shumë bujë, me praninë e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, por edhe të përfaqësuesve të opozitës.

Ai shprehet i indinjuar, sidomos për heshtjen e shoqërisë civile, të intelektualëve, të cilët nuk duhet të mjaftohen me fjalë kafeneje.

Ngritja e një memoriali për nder të të rënëve gjatë grushtit të shtetit në Turqi ka ngjallur jo pak debate. Ç’përfaqëson për ju ai memorial?

Ky memorial është ngritur për të nderuar njerëz, të cilët dhanë jetën për vendin e tyre. Ata u ngritën për të mbrojtur lirinë dhe prosperitetin e vendit të tyre dhe ky rast duhet të shërbejë si shembull se si duhen nderuar të gjithë ata njerëz të cilët sakrifikojnë për vendin e tyre.

Ju ishit i pranishëm në atë ceremoni…

Unë isha i pranishëm në këtë ceremoni si përfaqësues i shoqërisë civile, si përfaqësues i disa shoqatave, duke qenë që unë jam kryetar i shoqatës “Bashkësia Dibrane”. Unë e shoh si një shembull për ngritjen e memorialëve për të gjithë ata njerëz që e meritojnë, që kanë dhënë jetën për vendin e tyre, pasi ne kemi shumë mangësi në këtë drejtim. Edhe ju sapo e thatë që jemi përballë një kontradikte: nderojmë të rënët në një shtet tjetër, ndërsa nuk kemi ende një memorial për viktimat e diktaturës komuniste.

A nuk do të ishte më e drejtë të nderonim dhe kujtonim më së pari të rënët tanë?

Kjo që thoni është e vërtetë. Ne ndërtojmë memorialë për të tjerët, por jo për veten tonë, për të gjithë ata njerëz që u rraskapitën dhe u vranë nën regjimin e kaluar. Dhe për këtë faji është yni. Nëse Ambasada Turke nderon jetën dhe veprën e shtetasve të vet, do të thotë se ajo interesohet dhe vlerëson njerëzit e vet, ndërsa ne nuk e bëjmë këtë. Këtu kanë ardhur grekët për të nderuar njerëzit e vet, anglezët, gjermanët… po ne çfarë bëjmë?! Le të kemi edhe ne memorialë, monumente, buste në të gjithë Shqipërinë për të nderuar kujtimin e atyre njerëzve që vuajtën dhe u zhdukën nga ai regjim diktatorial. Të rënët që nderohen në atë memorial, u ngritën për të mbrojtur Republikën e Turqisë nga një komplot. Le të ngrihemi edhe ne për të mbrojtur lirinë dhe prosperitetin e vendit tonë, për të kërkuar të drejtat tona, për të kundërshtuar çdo lloj diktature, për të kundërshtuar të padrejtën. Por, fatkeqësisht, ne heshtim. Çuditërisht, ajo e quajtura shoqëria civile hesht, intelektualët nuk flasin. Ose janë të shitur, ose kanë frikë. Nëpër kafene ata flasin, ngrenë zërin, por ama përtojnë të dalin në bulevard për të protestuar kundër padrejtësive.

Përse ndodh kjo?

Kanë frikë. A e dini se kam dëgjuar njerëz që nuk dalin të protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi kanë frikë se i heqin gruan nga puna, vajzën, të afërmit… Dhe kështu janë të detyruar të heshtin dhe të mos ngrihen kundër imoralitetit. Dhe kjo është diktatura. Pse të arrijmë ne në këtë gjendje?! Njerëzit kanë frikë të ngrihen sepse e pësojnë nga kjo qeveri, nga ky pushtet… Dhe, besomëni, kjo është një situatë irrituese, ndërsa ne kemi nevojë për paqe. Kemi nevojë të shpërndajmë vetëm mesazhe mirësie.

 

Etiketa: bujar kapexhiumemoriali turk
Pas

Tronditet Rrësheni, vritet me armë zjarri 45-vjeçari në qendër të qytetit (EMRI)

Para

Identik si babai, djali i Ramës Gregori uron veten për ditëlindje: 29 vjet më parë…(FOTO)

Para
Identik si babai, djali i Ramës Gregori uron veten për ditëlindje: 29 vjet më parë…(FOTO)

Identik si babai, djali i Ramës Gregori uron veten për ditëlindje: 29 vjet më parë…(FOTO)

Të Gjitha

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

nga Fast News
09:00 | 19/05/2025
0

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

Njerëzit mund të bëhen të pavdekshëm deri në vitin 2030 – thotë një ish-shkencëtar i Google

nga Fast News
08:40 | 19/05/2025
0

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…

nga Fast News
08:20 | 19/05/2025
0

Recent News

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

09:20 | 19/05/2025
Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

Me dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë… Brenda avionit luksoz që Katari i dhuroi Donald Trump-it

09:00 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar