• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

I doli ‘boja’ me hotelin 700 euro nata, reagon për herë të parë ministrja Gjonaj

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
I doli ‘boja’ me hotelin 700 euro nata, reagon për herë të parë ministrja Gjonaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pasi ka bërë xhiron e rrjetit për faturat e kripura për t’u akomoduar në hotele luksi në Evropë, një reagim ka ardhur sot nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se lajmi ishte i gabuar, Gjonaj nuk e ka komentuar drejtpërdrejt faturën e bërë publike në medie.

Gjonaj ka përdorur fjalët e Nelson Mandelës në reagimin e saj, ku ndër të tjera thotë se: “Sa herë që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës:

“Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”

Reagimi i plotë i Etilda Gjonajt:

Sa here që kryejmë investime në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, më kujtohet natyrshëm shprehja e Nelson Mandelës, i cili vite më pare do të nxiste reflektimin e gjerë institucional duke i thënë botës: “Nuk mund të themi se e njohim vërtet një komb nëse s’kemi qenë brenda burgjeve të tij. Çdo vend, duhet të gjykohet jo se si i trajton qytetarët e tij në kushte të mira, por ata në kushtet më të vështira!”

Nisur edhe nga kjo, vëmendja jonë ndaj sistemit penitenciar vazhdon të zgjerojë më tej kapacitetet, pasi ndër të tjera për herë të parë po i jepet zgjidhje në mënyrë të posaçme trajtimit të personave me vendim gjykate “mjekim i detyruar”.

Së fundmi, në “IEVP Lezhë”, është përfunduar faza e parë e rikonstruksionit të godinave 4 dhe 5, të cilat do të përshtaten në mjedise spitalore për këtë kategori të dënuarish në respekt të të gjitha të drejtave legjitime.

Gjithashtu, për herë të parë kemi rakorduar bashkëpunimin institucional me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila do të na mbështesë me staf mjekësor të kualifikuar për të garantuar një trajtim shëndetësor të fokusuar drejt rehabilitimit e jo izolimit, në zbatim edhe të rekomandimeve të CPT-së.

Së shpejti do të fillojë edhe faza e fundit e investimit mbi mobilimin e ambienteve, për të ofruar kushte më të mira sipas standardeve ndërkombëtare për trajtimin e personave me masë mjekësore.

Ditën e djeshme, u publikuan faturat e hotelit ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze.

Pas

Rama i del në mbrojtje Gjonajt me të vetmin argument që ka, ja si i përgjigjet komentuesit

Para

Foto fantastike- Spektakël rrufesh në Durrës,

Para
Foto fantastike- Spektakël rrufesh në Durrës,

Foto fantastike- Spektakël rrufesh në Durrës,

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar