• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

I dënuar në Greqi? Kajmaku nxjerr dokumentet: E dija që Sali Baba me 40 qentë e tij donin të më kafshonin

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
I dënuar në Greqi? Kajmaku nxjerr dokumentet: E dija që Sali Baba me 40 qentë e tij donin të më kafshonin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka mohuar që të ketë qenë i dënuar në Greqi, sic Partia Demokratike ka pretenduar.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Kajmaku pa pohuar se ka ndryshuar emrin nga “Agim Kajmaku” në “Jorgo Toto”, por kjo, sipas tij ka ndodur kur ishte emigrant në Greqi, me qëllim që të pajisej me dokumente greke. Kryebashkiaku, i dalë fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, ka publikuar edhe vulat në pasaportën e tij, që vërtetojnë se ka hyrë në shtetin e Helen, teksa thekson se ishte i përgatitur për një sulm të tillë.





“Përshëndetje, Unë ashtu si dhe shumë e shumë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi në vitet `90, më është dashur të ndryshoj emrin dhe mbiemrin për tu pajisur me dokumenta qëndrimi. Sepse fatkeqsisht ky ka qenë niveli i mbrojtjes për emigrantët nga shteti Shqiptar në ato kohë kur Sali Presidenti i futi dy gishtat në sy këtij vendi.

Këtë gjë nuk e kam bërë në shkelje të ligjit, por me Vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 06/1, Datë 06.02.1996, “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto”. Përmes këtij ndryshimi, munda që të siguroj një vizë nga Ambasada Greke për vete dhe familjen.

Prej vitit 1996, bashkë me bashkëshorten time Rita, hapëm një biznes tregëti Lulesh Natyrale. E kam drejtuar vetë atë biznes deri në korrik të vitit 2019 kur u zgjodha Kryetar i Bashkisë Vorë. Biznesin e nisëm me furnizim nga shteti Grek dhe kemi punuar për rreth 8 vjet, deri në vitin 2004 me Greqinë.

Ndërkohë me vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr 19, Datë 30.03.2004, kam “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku”. Kjo për shkak se jo vetëm mundësitë e biznesit ishin zgjeruar në vende të tjera të Evropës, por lindi nevoja të administroja pronat e familjes time.

Pavarësisht ndryshimit të emrit për arsye dokumentare, unë Agim Kajmaku gjithmonë kam mbajtur të njejtin emër të babait, nënës dhe të ditës time të lindjes edhe me emrin Jorgo Toto. Prandaj është shumë kollaj e verifikueshme a kam qëne i dënuar apo jo.

E dija që kur i hyra kësaj rruge për të drejtuar Bashkinë e Vorës, se Sali Baba me dyzet qentë e tij do të sulmonin për me kafshu! Prandaj kalova kufirin para se të dorëzoja kandidaturën time, që t’i kisha këto foto me të cilat përshëndes Sali Babën dhe dyzet qentë e vet dixhital.

Konkretisht më poshtë janë:
1. Certifikata Personale me shënimin përkatës për ndryshimet e ligjshme të emrit;
2. Dëshmi e Penalitet lëshuar nga Ministria e Drejtësisë në Shtetin Grek ku bazuar në Regjistrin Kombëtar Penal, personi Jorgo (Agim) Toto (Kajmaku) rezulton I PADENUAR;
3. Formulari i Vetë Deklarimit në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ku parashtrohen gjeneralitetet e mëparshme.
4. Foto e Vulave të Pikave të Kalimit Kufitar në Maj 2019.
Po, kam ndryshuar emrin! Po, kam zbatuar ligjin dhe e kam deklaruar kudo e kurdo! Jo! Nuk kam qenë asnjëherë i dënuar”, shkruan Kajmaku.

Pas

Shpërndahet Parlamenti, Kosova në zgjedhje të parakohshme

Para

Transferimi i dosjes “184” në Dibër, Prokuroria e Përgjithshme: Vendim i prokurorit të çështjes

Para
Transferimi i dosjes “184” në Dibër, Prokuroria e Përgjithshme: Vendim i prokurorit të çështjes

Transferimi i dosjes “184” në Dibër, Prokuroria e Përgjithshme: Vendim i prokurorit të çështjes

Të Gjitha

Fuqizimi i Bordeve dhe Investitorëve: Përparësia Strategjike e Turizmit Rigjenerues

Fuqizimi i Bordeve dhe Investitorëve: Përparësia Strategjike e Turizmit Rigjenerues

nga Fast News
08:53 | 02/08/2025
0

24 shprehje që duhet t’i thoni shpesh në punë

24 shprehje që duhet t’i thoni shpesh në punë

nga Fast News
08:00 | 02/08/2025
0

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

nga Fast News
21:30 | 01/08/2025
0

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

Recent News

Fuqizimi i Bordeve dhe Investitorëve: Përparësia Strategjike e Turizmit Rigjenerues

Fuqizimi i Bordeve dhe Investitorëve: Përparësia Strategjike e Turizmit Rigjenerues

08:53 | 02/08/2025
24 shprehje që duhet t’i thoni shpesh në punë

24 shprehje që duhet t’i thoni shpesh në punë

08:00 | 02/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar