• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gati 20 qeli të reja në shtator, si do të izolohen kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Gati 20 qeli të reja në shtator, si do të izolohen kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e posaçme SPAK do edhe pak muaj që të nisë, por jo regjimi i ashpër 41 Bis, që do të vendosë në vështirësi burgosjen e eksponentëve të krimit të organizuar.

Autoritetet parashikojnë që brenda muajit shtator regjimi i ashpër 41 Bis do të aplikohet në paraburgimin 313, në të cilin gjatë këtyre ditëve ka përfunduar instalimi i aparaturave që do të regjistrojë bisedat telefonike të këtyre personazheve, si dhe janë bërë gati 20 qeli.



Një burim pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda i konfirmoi Top Channel se pas një takimi të zhvilluar me këtë qëllim mes gjashtë zyrtarëve që nga Shërbimi Informativ deri tek zyrtarë të Shërbimit Penitenciar, është vendosur që 41 Bis të japë efektet e para për pak ditë.

Sipas ligjit, autoriteti që firmos mbi regjimin e ashpër është ministri i Drejtësisë, dhe për këtë shkak Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim të posaçëm pas bërjes gati të qelive për 41 Bisin.

Një burim i sigurtë në këtë takim tregoi se ministrja ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka nën proces dy çështje të tilla që pritet t’i dorëzohen ministres me kërkesën e arsyetuar për 41 Bis, por që është bazuar mbi informacionin e marrë nga Shërbimi informativ dhe drejtoria e burgjeve.

Për shkak se çështja është ende në proces nuk jepet identiteti i këtyre personave të cilët dyshohet se kontaktojnë dhe ndërveprojnë nga burgu dhe jo vetëm me ushtarët e tyre, por edhe me anëtarë të grupeve të tjera. Më herët edhe drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili deklaroi për Top Channel se aplikimi i regjimit të ashpër është çështje ditësh dhe se nuk do të pritet SPAK.

Por në fakt gjatë verës drejtoria e Përgjithshme e burgjeve lëshoi një urdhër për vëzhgimin paraprak ndaj disa të dënuarve dhe të paraburgosurve të dyshuar për 22 nga veprat që janë kompetencë e 41 Bisit, që nga pjesëmarrja në organizatë e grup kriminal deri tek terrorizmi.

Siç duket ky informacion është përcjellë tashmë në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për ata persona që mendohet se vazhdojnë të mbajnë kontakte. Por një burim i sigurtë pranë sistemit penitenciar shpjegoi për Top Channel se pavarësisht parashikimit prej shifrës së deklaruar zyrtarisht prej 270 të burgosur që përfshihen në regjim të ashpër, 41 Bisi do të aplikohet vetëm për ata që ndërkohë ka dyshime se vazhdojnë të mbajnë gjallë lidhjet kriminale.

41 Bis i huazuar nga Italia përfshin një radhë të gjatë ndalimesh për të burgosurit që nga kontrolli i korrespondencës, reduktimi i qëndrimit në ajrim, deri tek izolimi nga të dënuarit e tjerë dhe telefonatat dhe takimet e regjistruara.

Për një masë të tillë të ashpër i dënuari ka të drejtë ta kundërshtojë gjyqësisht pranë GJKKO, por që derisa Gjykata e Posaçme të ngrihet, mund t’i drejtohet Gjykatës së Krimeve të Rënda.

 

 

 

 

Pas

Hollywoodi në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur, fituese e tre çmimeve Emmy

Para

Ish-kreu i Bandës së Durrësit Lul Berisha lë shërbimin e provës, i futet fuqishëm biznesit të naftës

Para
Ish-kreu i Bandës së Durrësit Lul Berisha lë shërbimin e provës, i futet fuqishëm biznesit të naftës

Ish-kreu i Bandës së Durrësit Lul Berisha lë shërbimin e provës, i futet fuqishëm biznesit të naftës

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar