• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Euronews ‘shuan’ shpresat për hapjen e negociatave me BE: Shqipërisë po i zbehen mundësitë, Holanda dhe Franca kundër

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Euronews ‘shuan’ shpresat për hapjen e  negociatave me BE: Shqipërisë po i zbehen mundësitë, Holanda dhe Franca kundër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Media prestigjioze europiane Euronews ka deklaruar se Shqipërisë po i zbehen mundësitë gjithnjë e me shumë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Me anë të një artikulli të publikuar me titull: A mundet që vonesat në zgjerimin e Ballkanit të minojnë BE?, Euronews shkruan se vende anëtarë të unionit si Holanda dhe Franca janë të ftohta kur bie fjala te zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht thirrjes së Komisionit Europian për të nisur procesin e pranimit.





“Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut, kanë probleme me sundimin e ligjit, që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit,” thekson rrjeti gjigand.

Politologu Florian Bieber thotë se më e rrezikuar mbetet Shqipëria se Maqedonia e Veriut. Sipas tij, në Francë ka skepticizëm të theksuar në lidhje me zgjerimin.

“Ajo mund të jetë e gatshme që të pranojë Maqedoninë e Veriut, por unë mendoj se kjo do të thotë se Shqipëria nuk do të ecë përpara, të paktën për momentin. Mosmarrëveshjet dhe konfrontimet e brendshme mes partisë në pushtet dhe opozitës në Shqipëri e kanë minuar aftësinë e këtij vendi për të ecur përpara drejt anëtarësimit,” thotë Bieber.

Edhe Bieber thotë se Franca dhe Holanda motivohen në qëndrimet e tyre ndaj zgjerimit nga problemet e tyre të brendshme.

“Unë mendoj se ekziston një ndjenjë mes elitave se zgjerimi i mëparshëm ishte një gabim dhe se ajo minon rëndësinë franceze në BE. Në këtë sens, ka një skepticizëm të përgjithshëm përkundrejt zgjerimit”.

Sa i përket Holandës, ai beson se shqetësimi më i madh është se nuk duhej lejuar të tjera shtete me probleme të ligjit, që kur shtete anëtare si Hungaria dhe Polonia nuk kanë një rekord të mirë kur bie fjala tek çështje të tilla.

Bieber shton se stereotipet që i lidhin shqiptarët me krimin e ogranizuar nuk e ndihmojnë kauzën e tyre. Studiuesi thekson se nëse mungon angazhimi nga ana e BE-së, kjo do ngrejë pikëpyetje për aftësinë e BE-së për të bërë ndonjë gjë.

“Tashmë në pikëpyetje është besueshmëria e BE-së në përgjithësi,” tha ai.

“Vëzhguesit në rajon e shohin politikën e Francës dhe të Holandës si jo të drejtë dhe të motivuar nga politika e brendshme dhe stereotipet,” tha Bieber. “Kjo minon BE-në si një lojtar të drejtë dhe me kritere të qarta, veçanërisht pasi Komisioni ka dhënë dritën jeshile për negociatat”.

Bieber thekson se ky lloj qëndrimi ka të ngjarë të dërgojë një sinjal negativ për qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që mund të mendojnë se nuk ia vlen të bëjnë kompromise të vështira nëse nuk pranohen në bllok.

Studiuesi thotë se është i shqetësuar edhe se kush do të jetë Komisioneri i ri për Zgjerimin. Sipas tij, që BE të jetë efektive, duhet që Komisioneri i ri për Zgjerimin të ketë aftësinë që ta vendosë këtë politikë në axhendë dhe të jetë një aktor i besueshëm.

Për momentin, sipas EuroNews, ka pasiguri se kush do jetë Komisioneri i ardhshëm i Zgjerimin, duke ngritur frikën se politikat e zgjerimit do të minimizohen më tej në axhendën e BE-së.

Etiketa: bashkimi europiannegociatat me beshqiperia
Pas

Meta skeptik që në mëngjes për krizën politike: Askush të mos lodhet, kemi provimin e vështirë në qershor

Para

10 veprime të thjeshta dhe të vërtetuara që të zgjasin jetën

Para
10 veprime të thjeshta dhe të vërtetuara që të zgjasin jetën

10 veprime të thjeshta dhe të vërtetuara që të zgjasin jetën

Të Gjitha

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

nga Fast News
16:23 | 20/05/2025
0

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

nga Fast News
16:19 | 20/05/2025
0

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

Plazhet më të mira në botë sipas “Lonely Planet”

nga Fast News
16:14 | 20/05/2025
0

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

Bankierët mund të pushohen nga puna, Gjenerata Z ka një plan tjetër për paratë

nga Fast News
16:04 | 20/05/2025
0

Recent News

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

Trump “kontrollon” vendimet e Biden. 15 mld dollarë fonde për energjinë do të shqyrtohen nga administrata e re

16:23 | 20/05/2025
Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve

16:19 | 20/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar