• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Euro fillon ngritjen pas ‘pikiatës’ sezonale, ja me sa u këmbye sot

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Euro fillon ngritjen pas ‘pikiatës’ sezonale, ja me sa u këmbye sot
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Monedha e përbashkët ka shënuar rritje në tregun vendas ditët e fundit, pas rënies që ajo pësoi në fillim të gushtit, duke reflektuar në këtë mënyrë fundin e efekteve sezonale.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.49 lekë, duke shënuar të tretën ditë me rritje. Ekspertët e këmbimit valutor pohojnë se fundi i gushtit tradicionalisht shoqërohet me zhvlerësim të monedhës vendase, për shkak të përfundimit të efekteve sezonale, teksa emigrantët largohen dhe fluksi i turistëve fillon e bie.

Ekspertët presin që deri në dhjetor, euro të vijojë të jetë më e qëndrueshme, ndërsa nga fundi i dhjetorit, rifillimi i efekteve sezonale, me ardhjen e emigrantëve, përgjithësisht i zhvlerëson valutat.

Në fillim të muajit gusht euro ra ndjeshëm, duke zbritur në 120.75, që ishte jo vetëm niveli më i ulët i këtij viti, por edhe rekordi i 12 viteve (që nga 2007), teksa euro iu afrua nivelit më të ulët ët të gjitha kohërave, i cili është arritur në  dhjetor 2007, kur euro zbriti për pak kohë në 120.4 lekë.

Që nga fillimi i vitit deri në 27 gusht, kursi mesatar i euros është 123.3 lekë, nga 127.6 lekë që është mesatarja e 2018-s, me një nënçmim prej 4.3 lekësh.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Rënia është më e ulët në raport me vitin e kaluar, ku përgjatë gjithë 2018-s, euro u zhvlerësua mesatarisht me 6.5 lekë.

Që nga mesi i vitit 2016, kur monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël të pandalshëm rënës, euro ka rënë me 16.5 lekë, ose gati 12%. Kjo rënie ka ardhur pavarësisht se deficiti i llogarisë korente (që mat hyrje-daljet e valutës nga Shqipëria) nuk ka shfaqur shenja përmirësimi.

Sipas ekspertëve, rënia e qëndrueshme e euros lidhet me rritjen e ofertës për valutë, kryesisht nga kanalet informale si dhe qarkullimin e ngadaltë të monedhës vendase.

Eksportuesit janë ata që janë goditur më shumë nga rënia e euros, pasi i kanë të ardhurave në valutë dhe shpenzimet në lekë. Edhe Banka e Shqipërisë në një raport të fundit pohonte se një zhvlerësim i mëtejshëm i euros do të ndikonte negativisht në ekonomi, ndonëse parashikonte që monedha e përbashkët do të ishte më e qëndrueshme në të ardhmen.

Revista Monitor

 

Pas

Alarmi i shkencëtarëve: Ky fenomen do të sjellë evakuimin e miliona banorëve nga shtëpitë e tyre

Para

Zbulohet arsyeja e vërtetë që solli ndarjen e Robert Berishës dhe Nora Istrefit

Para
Zbulohet arsyeja e vërtetë që solli ndarjen e Robert Berishës dhe Nora Istrefit

Zbulohet arsyeja e vërtetë që solli ndarjen e Robert Berishës dhe Nora Istrefit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

nga Fast News
16:54 | 12/01/2026
0

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

nga Fast News
16:47 | 12/01/2026
0

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Recent News

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

16:54 | 12/01/2026
Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

16:47 | 12/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar