• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Emërohet drejtori i ri i Rinasit, kush është gjermani që ka në dorë aeroportin e vetëm shqiptar

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Emërohet drejtori i ri i Rinasit, kush është gjermani që ka në dorë aeroportin e vetëm shqiptar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aeroporti Ndërkombetar i Tiranës (TIA) ka njoftuar emërimin e Constantin von Alvensleben si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, i vlefshëm nga data 2 Shtator 2019. Constantini do të udhëheqë ekipin menaxhues të TIA-s, duke mbikëqyrur strategjinë e zhvillimit të kompanisë dhe biznesit, marrëdhëniet me qeverinë dhe palëve të interesit. Ai zëvendëson në këtë detyrë Rolf Castro-Vasquez.

Constantini është një ekzekutiv me shumë përvojë, me një karrierë të gjerë ndërkombëtare në zhvillimin dhe menaxhimin e aeroporteve. Ai ka mbikëqyrur projektet kryesore të zhvillimit të aeroporteve ndërkombëtare, duke përfshirë vendet e CIS, Europës Lindore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka menaxhuar gjithashtu procese të mëdha blerjesh dhe ofertash të aeroporteve ndërkombëtare në Indi dhe Australi.



Constantini do të punojë ngushtë me Volker Wenderfeuer i cili u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Operimeve i TIA-s në Korrik të këtij viti, dhe gjithashtu ka një përvojë të gjerë drejtimi të lartë në aeroporte ndërkombëtare, përfshirë Aeroportin Pulkovo në Shën Petërsburg në Rusi,dhe Aeroportin e Kajros, Egjipt.

Constantini aktualisht është Menaxher i Përgjithshëm i FAKT Group, një firmë e pasurive të patundshme dhe e zhvillimit të infrastrukturës me qendër në Essen, Gjermani. Para këtij roli, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme të larta drejtuese në organizata, përfshirë këtu HOCHTIEF Concessions dhe HOCHTIEF Airport, filialet e firmës kryesore të ndërtimit HOCHTIEF Group.

Ai ka qenë gjithashtu Kryetar i Konsulencës së specializuar të aviacionit T&L, e cila përqendrohet në maksimizimin e kapacitetit të terminalit, pasagjerëve dhe mallrave. Në vitin 2006 – 2007, Constantini ishte Shef Ekzekutiv i TIA. Në fund të mandatit të tij, TIA arriti një numër prej 1.2 milion pasagjerësh dhe një qarkullim prej 23 milion EUR.

Richard Hu, Kryetari i Këshillit Administrativ të TIA, tha: “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim përsëri Constantinin në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ai sjell me vete një përvojë shumë të rëndësishme në aeroporte, zhvillimin e infrastrukturës, kredenciale të larta lidershipi, si dhe një përvojë të pasur pune në tregjet ndërkombëtare dhe menaxhimin e projekteve të mëdha gjatë gjithë karrierës së tij.

Me këtë sfond të gjerë në infrastrukturë
dhe ndërtim, përvojë të dëshmuar të udhëheqjes dhe familjaritet me operacionet në Shqipëri, Constantini është i pozicionuar mirë për të udhëhequr TIA-n në fazën e saj të ardhshme të rritjes, duke garantuar gjithashtu se siguria do të jetë gjithnjë një nga prioritetet kryesore të TIA-s.

Constantin von Alvensleben tha: “Jam i lumtur që kthehem si Drejtor Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në një moment sfide. Numri i pasagjerëve dhe fluturimet ndërkombëtare po rriten ndërsa turizmi në Shqipëri vazhdon të lulëzojë. Jam i prirur të udhëheq ekipin gjatë kësaj periudhe rritjeje të jashtëzakonshme”.

Pas

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse quhemi shqiptarë?

Para

Rriten tensionet në Shkodër, revoltohen protestuesit, sulmojnë Tom Doshin

Para
Rriten tensionet në Shkodër, revoltohen protestuesit, sulmojnë Tom Doshin

Rriten tensionet në Shkodër, revoltohen protestuesit, sulmojnë Tom Doshin

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar