• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ej, Tos-o, pse ike me kaq ngut. Ne të gjithë të deshëm…”

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Ej, Tos-o, pse ike me kaq ngut. Ne të gjithë të deshëm…”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rikard Larja

Ej, Tos-o, ç’pate që ike me kaq ngut?! Me kë u zemërove? Ne të gjithë të deshëm, fort. A thua të mbaruan fjalët?! Nuk e besoj! Ti kishe shumë për të thënë, me zërin tënd të butë si kadife, me mendjen tënde të qartë si kristal. Pse ike kaq shpejt, o mik? U takonim vite përpara, në vitet e vështira në “Bar Ëest”. Aso kohe, ti i kishe flokët e gjatë pak si biond të lidhur nga mbrapa. Pinim kafe. Bënim ndonjë thashethem pa zarar. Aty ishin të gjithë: Lakoja që e pinte konjakun në banak, Shvarci që nervozohej kur lexonte gazetat me mungesën e drejtshkrimit, Panoja që rrinte në një tavolinë vetëm me një copë letër dhe një stilolaps dhe shkruante poezi me forma klasike me katër vargje dhe me rima të alternuara. Diku në ato poezi, je edhe ti o Tos. Ishte edhe Sokoli, juristi miku ynë, ishte Roku i kudogjendshëm, Mond Laçi, Tori, nganjëherë vinte edhe Edi.



Punuam te “Vizion +”. Rrinim pothuaj gjithë ditën bashkë. Një ditë kur po rrinim në kafe pa folur gjatë, ti, papritur, sikur u kujtove për diçka:

– Kam gjet një fotografi tendën në shtëpi.

– Çfarë? – Në dasmën e nënës sime.

U kujtova, isha shumë i ri kur një ditë Vehbi Çanga më tha se martonte motrën dhe…

Shkova te shtëpia mbi “SHNUMë”, karshi poliambulancës.

Aso kohe, unë isha “ahengxhi”, mora fizarmonikën dhe shkova në dasmën e nënës së Tosit. Nuk ma merrte mendja se do të isha fiksuar në një fotografi.

Mbasi u mbyll “Bar Ëest”-i, ndërruam vend. Shkuam te “Friend’s Bookhouse”, te Ladi.

Prapë mblidheshim: Plutoni, Gerta, Astriti i papërtueshëm, Eno, Dash Balla, Tan Huqi, Misha… aty prisnim edhe miq të rastit që ndalonin, pinin nga një gotë, ndërronim muhabet… Dash Shehi…

Të gjithëve na mblidhte Tosi. Po të mos ishte Tosi, asnjeri nuk do rrinte aty.

Jetonte në shtëpi me qira. Një ditë kishte blerë një kilogram oriz.

– Po bëke pilaf!

– Jo, e kam për pëllumbat.

– Pëllumbat?

– Kanë mbet pa zot, janë vrarë çunat që i mbanin

Dhe kujdesej për pëllumbat e viktimave!

Seç kishte një trishtim që nuk iu nda asnjëherë.

E kujdesej edhe për të panjohurit. Në ’97, mbasi bandat vodhën e grabitën, i vunë edhe flaken “Bankës së Kursimeve” në Shkodër, flaka e ’97-ës dogji edhe shtëpinë që ishte sipër saj, kështu që qytetari mbet në mes të katër rrugëve dhe e pa të udhës të kërkonte ndihmë, duke bërë një thirrje në gazetë. Tosi shkroi një artikull. Dhe qytetari iu përgjigj: Kush je ti o Fatos Baxhaku që më del zot pa më njohur.

Më pyete se kush ishte ky njeri, më the emrin: Agostin Ashta. Me zor e gjeta se kush ishte, sepse ne të gjithë e thërrisnim: Gusti.

I urreje lavdërimet.

Kur promovoi një libër që bashkëpunoj me Klodi Kapon në sallën e Ministrisë së

Kulturës, mbasi mbaroi promovimi ishte shumë nervoz. Iu afrova andej nga fundi,

desha ta uroj.

Seç mërmëriti nëpër dhëmbë.

– Çfarë ke?

Prapë diçka mërmëriti.

E mora vesh.

I fola dy-tri fjalë, që ishte nderë që e lavdëronin, se e meritonte…

Nuk më la të mbaroj.

Prapë foli nëpër dhëmbë.

Nuk e ngacmova më.

Urimet për librin ishin unanime dhe të sinqerta.

Nuk i duronte. E quante se kishte bëre vetëm detyrën.

E donte vajzën, vajzat e tij. Kam qëlluar shpesh kur takoheshin.

Si përkujdesej, për gjithçka.

Edhe për… vazhdonte të ndihmonte

Ne të gjithë e donim fort.

E donin edhe të gjithë vajzat e tjera. Nuk e di pse. Ndoshta sepse ishe i ëmbël, i butë, fjalëpakë dhe që rrezatoje vetëm mirësi, fort.

Edhe ai i donte, i donte. Dhe i ndihmonte sa herë i jepej rasti. Vajzat.

Ej, Tos-o, ç’pate që ike me kaq ngut.

Na le një boshllëk të madh.

Ti nuk e paske ditur se kush je, se ndryshe do të rrije, do të rrije se na duheshe: Për mjeshtërinë e profesionit, që e bëje pa hile dhe pa kërkuar asgjë. Do të rrije për të mbaruar ato që kishe planifikuar. Se i duheshin atdheut (thashë një fjalë të madhe që ai nuk donte), po, po atdheut, e them me gojën plot. Se ti ishe ai që po na mungon çdo ditë: I ndershmi, i ndershmi me veten, me ne të gjithë, i dashuri, i buti, i trishtuari, hallemadhi, se edhe halle kishe me shumicë, po nuk u ankove kurrë.

U hap dera dhe vura re se i ngjite ato dy shkallë me zor. “Pse qenka kaq i lodhur”, thashë me vete. Pastaj filloi një ceremoni e vogël për promovimin e një libri timin (se mbasi mbarova me kinemanë, kam filluar të shkruaj meqë s’bëj dot film më).

Pas pak po e kërkoja me sy se ku ishte futur, po nuk e pashë.

Ishte hera e fundit që e shikoja.

Më vonë mora vesh se ishte sëmurë dhe erdhi.

Kaq sëmurë ishte sa nuk arriti të qëndrojë deri në fund, e megjithatë erdhi.

Erdhi.

Po iku.

Ej, Tos-o, pse ike me kaq ngut.

Ne të gjithë të deshëm.

Fort.

Pushofsh në paqe, miku i im!

Pas

Floriana Garo tregon gjininë e bebes, si duket moderatoja në muajin e 6-të të shtatzënisë

Para

Si futen prostitutat në burgjet shqiptare për të dënuarit “VIP”

Para
Si futen prostitutat në burgjet shqiptare për të dënuarit “VIP”

Si futen prostitutat në burgjet shqiptare për të dënuarit “VIP”

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar