• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

E vranë dhe e hodhën në kanal, zbulohet telefona e fundit e 23-vjeçarit me babanë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
E vranë dhe e hodhën në kanal, zbulohet telefona e fundit e 23-vjeçarit me babanë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet vrasja e të riut Florian Selimi nga Tropoja, i cili u gjet i pajetë në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, në fshatin Sulaj të Fierit.

Ngjarja e ndodhur një ditë më parë, tanimë ka dy autorë të dyshuar. Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit. Ata janë dy të rinj banues në të njëjtin fshat me viktimën S.S., 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M., 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit në një kanal.

Po ashtu, nga Polica mësohet se vrasja e të riut ka ardhur për motive të dobëta. Viktima kishte ndaluar për të rregulluar automjetin e tij, për shkak se kishte një defekt në gomë dhe pikërisht në këtë moment duket se është vrarë nga dy autorët. Policia po ashtu ka marrë në pyetje familjen e viktimës.

Babai i 23-vjeçarit Selimi, mësohet t’i ketë thënë hetuesit se në orët e vona të natës, ai ka marrë një telefonatë nga i biri, i cili i kishte kërkuar ndihmë për të rregulluar makinën. Floriani i ka treguar të atit se mjeti ka shfaqur një defekt dhe e ka lënë në rrugë. Pas kësaj, ata nuk janë lidhur më dhe babai nuk e ka ditur vendndodhjen e të birit.

Gjithë natën i ati i 23-vjeçarit ka pritur të lidhej në telefon me të birin dhe duke qenë se s’ka mundur dot, ka nisur ta kërkojë, por vetëm në zbardhje të ditës ka arritur të gjejë mjetin dhe afër tij, edhe trupin e djalit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndërkohë, Policia kishte marrë njoftimin për një kufomë të gjetur nga banorët e zonës në një kanal. Akoma nuk dihet se si ka nisur sherri mes të rinjve, pasi dy të arrestuarit ende nuk kanë pranuar të flasin.

Mësohet se viktima ishte me origjinë nga Tropoja dhe ishte vendosur në fshatin Sulaj të Fierit prej pak vitesh. Dyshohet se në vitin 2015, Selimi ishte arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen “15 tetori”, ngjarje për të cilën ka qenë edhe i arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil, ku u gjet i vrarë me thikë 23-vjeçari F.S.. Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit: S.S., 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj; K.M., 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S., 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, bëhet e ditur nga Policia, ndërkohë që për dy të rinjtë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /PANORAMA

Pas

Rama bëhet melankolik, poston foton e veçantë nga Dhërmiu (FOTO)

Para

Moti i keq, jahti me pushues italian mbetet ne det të hapur

Para
Moti i keq, jahti me pushues italian mbetet ne det të hapur

Moti i keq, jahti me pushues italian mbetet ne det të hapur

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

nga Fast News
19:58 | 10/02/2026
0

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

nga Fast News
19:15 | 10/02/2026
0

Indeksi i korrupsionit/ Shqipëria përkeqësohet në renditjen e “Transparency International”

Indeksi i korrupsionit/ Shqipëria përkeqësohet në renditjen e “Transparency International”

nga Fast News
19:07 | 10/02/2026
0

Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? – Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime

Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? – Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime

nga Fast News
18:59 | 10/02/2026
0

Recent News

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

19:58 | 10/02/2026
Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

19:15 | 10/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar