• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Cila ka qenë lufta më e shkurtër në histori?

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Cila ka qenë lufta më e shkurtër në histori?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kur forcat e Mbretëreshë Viktorias së Mbretërisë së Bashkuar u përballën me Zanzibarin, sot pjesë e Tanzanisë, territor i vogël në syrin e fuqive të mëdha që kolonizuan pjesë të kontinentit të zi.

Në 1896 Zanzibari kishte një pseudo-pavarsi. Pavarsisht se kishte një sulltan ishte nën protektoriatin e Mbretërisë së Bashkuar. Dy ditë para betejës së shkurtër në 25 gusht vdiq sulltani Hamad ibn Thuwaini, i cili pranonte tutelën angleze.



Po atë ditë, kushëriri i të vdekurit, Khalid ibn Barghash u vetëshpall sulltan i Zanzibarit duke anashkaluar marrëveshjen se autoritetet britanike duhet të miratonin monarkun e ri. Khalid ibn Barghash-i ishte kundër dominimit britanik, çka tensionoi situatën. Mbretëria e Bashkuar kërkoi që sulltani i vetëshpallur të hiqte dorë menjëherë. Britanikët mbështesnin një tjetër kandidat, më të butë, Hamud ibn Muhammad-in. Mëkëmbësi i ri nuk pranonte të hiqte dorë dhe nuk ia vuri veshin paralajmërimeve të fuqisë kolonizuese.

Në 27 gusht 1896 hyri në selinë e qeverisë së Zanzibarit dhe siguroi se do t’u bënte ballë trupave kolonizatore që kërcënonin për ta rrëzuar. Rojet e pallatit u përgatitën për t’u përballur me sulmet britanike dhe vunë në dispozicion artilierinë dhe synuan plazhin, ku gjendeshin disa anije të armatës mbretërore të Mbretëreshë Viktorias.

Gjithashtu mobilizuan civilë dhe arritën të krijojnë një ushtri prej 2800 forcash. Britanikët reaguan dhe i ndërmorën këto veprime si akte lufte; armatosën 2 anije dhe iu drejtuan selisë së qeverisë si dhe hodhën në veprim 150 marinarë për të filluar sulmin.

Sipas fletoreve të bordit sulmi filloi në orën 9:02 të 27 gushtit me anijet që hapën zjarr mbi selinë e qeverisë së Zanzibarit, mbi të cilën ra një shi bombash dhe u shkaktua një zjarr. Artilieria e topat e sulltanit u shkatërruan plotësisht.  Britanikët fundosën edhe anije të forcave rivale dhe ndërmorën një sulm këmbësorie.

Kur sulmi i forcave mbi pallat po afrohej, forcat e Khalid ibn Barghash-it ngritën flamurin e bardhë në 9:40. Pas këtyre minutave të bombardimit sulltani rebel u arratis dhe kërkoi azil në konsullatën gjermane. Mbretëria e Bashkuar vendosi dominimin e saj mbi këtë vend të vogël falë një lufte që mezi zgjati 38 minuta, lufta më e shkurtër në histori.

Rreth 500 njerëz burra dhe gra zanzibarianë vdiqën ose u plagosën gjatë bombardimeve. Nuk njihet numri i saktë i luftëtarëve por dihet se ushtria e Khalid-it u shpërbë. Nuk pati të vdekur mes britanikëve, por një rreshter i forcave detare u plagos rëndë. / bota.al

Pas

Flamurtari ndez motorët e merkatos, firmosin dy sulmues

Para

Memoriali turk në Tiranë, profesori amerikan bën thirrje për transparencë: Kush i pagoi paratë?

Para
Memoriali turk në Tiranë, profesori amerikan bën thirrje për transparencë: Kush i pagoi paratë?

Memoriali turk në Tiranë, profesori amerikan bën thirrje për transparencë: Kush i pagoi paratë?

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar