Ndoshta njerëzit që janë globalistë, të cilët pranojnë se ne duhet të bashkëpunojmë, janë dyfish patriotë. Globalizmi ka të bëjë me riorganizimin e shoqërisë, bazuar në përvojën që është akumuluar diku tjetër. SHBA-ja ka shërbyer prej kohësh si një model global dhe një fanar i shpresës. Trump në thelb po i zhbën të gjitha këto.
Amanda Vanstone, drejtuese e programit “Counterpoint” në televizionin Australian Broadcasting Corporation, bisedoi me drejtuesin e think-tankut “The Globalist”, Stephan Richter.
Ish presidenti francez, Sharl de Gol, tha në një rast:Patriotizëm, është kur e para vjen dashuria për popullin tënd. Nacionalizëm, ka aty ku në plan të parë është urrejtja ndaj të ndryshmit. A mendoni se ky është një përshkrim i mirë?
Po, mendoj se presidenti i ndjerë francez – përfaqësues i një kombi shumë të shquar dhe shumë të orientuar nga sovraniteti – kishte atë plotësisht të drejtë. Në të kundërt, me Donald Trumpin që shprehet vazhdimisht se është një nacionalist, kjo nxjerr në pah më të keqen e popullit amerikan.
Është gjithashtu një rrugë drejt askundit.
Trump e harron fatin se zgjidhja e shumë prej problemeve që kemi në nivel lokal, kombëtar dhe global, kërkon një bashkëpunim global. Nëse verën që shkoi ishte tepër e nxehtë, apo ky dimër do të jetë shumë i ftohtë, kjo është pasojë e ndryshimeve klimatike. Nacionalistët, nuk janë të pajisur për t’u marrë me këto ngjarje, dhe zgjidhur ato. Pra Trump në thelb angazhohet në një veprim arratie.
Pra, është e nevojshme të përqafojmë njëkohësisht patriotizmin dhe globalizmin?
E saktë. Merrni lexuesit tanë, pavarësisht nëse jetojnë në SHBA, Europë, Australi ose kudo. Ndjenja ime është se shumë pak, në mos asnjeri prej tyre është një elitist global, dhe nuk ka lidhje me vendin ku jeton. Unë mendoj se ata kanë vetëm një ndjenjë të dyfishtë të besnikërisë – ndaj vendit të tyre dhe gjithë botës, pasi këto gjëra shkojnë dorë për dore.
Benxhamin Frenklin, një nga etërit themelues të Amerikës, në kohën kur 13 shtetet e reja po debatonin nëse duhet të formoninj apo jo Shtetet e Bashkuara ose jo tha:”Ne kemi një zgjedhje të thjeshtë:Duhet të jemi të gjithë të ndërvarur, ose me siguri do të varemi secili veçmas!”. Kjo është arsyeja pse unë besoj se Frenklin ishte globalisti i parë në botë.
Vendoseni në zhargonin e sotëm:nëse kombet nuk bashkëpunojnë, ne të gjithë do të zhdukemi. Nëse fsheshim kokën si struci në rërë, temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Tre nivelet e veprimit – niveli lokal, kombëtar dhe ai global – duhet të punojnë së bashku, sepse vetëm atëherë mund të kemi një shumëzues force. Cila është alternativa? Të thënie:“Oh, bota është e keqe, nuk duam të kemi të bëjmë me të. Ne do ta izolojmë vendin tonë nga të tjerët!”, nuk është një mundësi.
Me Trumpin që dëshiron të izolojë SHBA-në, kjo do të thotë se ai po heq qartazi dorë nga roli që Shtetet e Bashkuara kanë marrë për të qenë udhëheqëse të botës së lirë…
Po dhe jo. Ai vetëm e sheh botën nëpërmjet “sipas lenteve të mia”. Ai merret me çështjet tregtare jo si të ishin negociata, por duke refuzuar ligjin ndërkombëtare si një sherif global. Dhe kjo është problematike. Trump gjithashtu mendon se bashkëpunimi global, ka kuptim vetëm nëse bazohet në marrjen e veprimeve të ndjeshme kombëtare.
Nuk mund të jetë një zëvendësues i tyre. Nëse ju shihni G7 ose G20, premisa e të gjitha këtyre takimeve nuk është që të ketë një trupë të çuditshëm globale, që vjen me disa rregulla të çuditshme për të bërë diçka. Jo, përpjekja ka kuptim vetëm nëse shtetet-kombe pjesëmarrëse bëjnë gjërt e tyre, dhe pastrojnë rrëmujën para derës së tyre.
Ne kemi nevojë për një pastrim në nivel kombëtar, pasi si kombe kemi interesin më të fortë për të patur një vend më të mirë, një shoqëri më të mirë secili për veten tonë. G20 dhe G7, ekzistojnë për të siguruar që çdo veprim i ndërmarrë të jetë i koordinuar.
Është një shumëfishues i forcës, në vend që gjithsecili të shohë punët dhe interesat e veta. Gjithashtu, nëse kërkoni një zgjidhje për një problem që ka vendi juaj, përgjigjja mund të gjendet tek ajo që po bën një komb tjetër. Edhe ky është globalizëm. Bëhet fjalë për rindërtimin e shoqërisë tuaj, mbi përvojën që është akumuluar diku tjetër.
Pra, këto beteja ideologjike mbi nacionalizmin nuk janë të mira. Kur Trump thotë “S’dua asnjë rregullore globale, pasi çdo komb dhe rregull i huaj, do të jetë i keq për Amerikën, dhe do jetë jo-amerikane”, ai nxit një frymë kombëtare të papërgjegjshmërisë.
Nëse e kuptoj saktë, ajo që Trump është se nëse je globalist, nëse beson se ne të gjithë duhet të varemi nga njëri-tjetri, atëherë ti nuk je një amerikan i vërtetë…
E saktë. Dhe kjo është ajo që Trump di më mirë. Nëse shihni industrinë e teknologjisë në SHBA, shumë nga themeluesit e suksesshëm erdhën nga India. Forca kryesore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i detyrohet kryesisht përbërjes shumëkombëshe të popullsisë së saj. Edhe Donald Trump duhet ta ketë parë këtë.
Kur ai qe një ndërtues në Nju Jork, fuqia e tij punëtore e tij, ndoshta përbëhej nga njerëz me origjinë nga 20-25 vende të ndryshme të botës. Pra, Trump bën përshtypje për mohimin e thelbit të përvojës amerikane.
Shtetet e Bashkuara janë së bashku me ne australianët dhe Kanadanë, një nga tre vendet e mëdha të krijuara prej emigracionit, ku këto vende mund të jenë, siç e thoni me të drejtë, të përkufizuar nga përzierja e racës dhe kulturës, që kanë sjellë emigrantët…
Dhe kjo është një forcë e madhe. Ka sondazhe, sipas të cilave kinezët mund të jenë shumë krenarë për Kinën. Por anketat thonë gjithashtu se nëse kinezët do të kishin një shans për të jetuar diku tjetër, shumë do të duan të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Minimumi, për ajrin më të mirë, dhe më shumë hapësirë se sa kanë aktualisht në Kinë.
Ajo që më shqetëson më shumë, në përzierjen që Trump bën me nacionalizmit dhe tribalizmit, është diçka tjetër. Shtetet e Bashkuara, kanë shërbyer prej kohësh si një model global dhe një fanar i shpresës. Shembulli i saj, ka gjeneruar shumë energji pozitive.
Donald Trumpi, i zhbën të gjitha këto. Ndërkohë që bota i ka hedhur sytë nga Shtetet e Bashkuara – dhe ndërkohë që shumë vende, në shumë kontinente, kanë rishqyrtuar veten e tyre nga pikëpamja e përvojës amerikane – duke u bërë më sipërmarrëse, pak më të hapura, dhe më shumë multikulturore, dhe më dashamirëse ndaj kombësive të tjera dhe kështu me radhë (siç ka qenë tradicionalisht Shtetet e Bashkuara), Trump thotë vetëm”“Shkofshi në djall, ne nuk jemi të interesuar!”.
Dhe kësisoj, ai vendos një shembull të tmerrshëm. Qëndrimi i Trump, nuk po i ndihmon as qeveritë pasuese në Shtetet e Bashkuara. Apatia e Trump ndaj ndryshimeve klimatike, nuk zgjidh problemin për Shtetet e Bashkuara. Në një moment, Shtetet e Bashkuara do të duhet të bëjnë shumë më tepër në lidhje me veprimet korrigjuese, sesa do të ishin të nevojshme tani. E gjitha kjo sepse Trump e ka kërkuar një “tërheqje”, kështu që Amerika nuk do të bëjë më asgjë. Edhe në një kontekst të vërtetë kombëtar, kjo është e tmerrshme. / The Globalist – Bota.al