• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Basha flet me emra, zbulon biznesmenin krah Ramës të lidhur me bandën e “Bajrave”

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Basha flet me emra, zbulon biznesmenin krah Ramës të lidhur me bandën e “Bajrave”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mban pushtetin me ndihmën e kriminelëve, dhe sipas tij këtë gjë e pranoi edhe nga Senida Mesi, gjatë konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër.

Sipas Bashës, PS e Shkodrës u dorëzua tek Tom Doshi dhe trafikanti Pëllumb Gjoka, bashkëpunëtor i bandës së Bajrave.

Kryedemokratik ka ripërsëritur se e vetmja rrugë për të larguar krimin nga qeverisja e vendit është largimi i kryeministrit Edi Rama.

“Dje mbarë opinioni publik u njoh me debatin mes kupolës së PS në Shkodër nga ku del qartë se partinë që qeveris vendin, e drejton Tom Doshi, dhe se votat për partinë e Edi Ramës i siguron krimi i organizuar.

Gjatë debatit të socialistëve me Senida Mesin, për të mos ia dorëzuar Shkodrën Tom Doshit siç urdhëronte Edi Rama, flitet për votat e siguruara në Velipojë. Senida Mesi ua mohon kontributin socialistëve dhe ia njeh atë një personi jashtë Partisë Socialiste.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave. Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës. Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj.

Pëllumb Gjoka është ortak me Tom Doshin në një nga hotelet më luksoze pranë bllokut të ambasadave, ku janë pastruar paratë e trafiqeve të miqve kriminelë të Edi Ramës që i sigurojnë atij pushtetin.

Edi Rama është angazhuar personalisht për të ndaluar hetimin e pasurive të tyre sipas ligjit Antimafia, sepse Pëllumb Gjoka është shkuesi i Edi Ramës me bandën e Bajrave në Shkodër, ndërsa Tom Doshi është ai që menaxhon çdo pushtet të Partisë Socialiste në kryeqendrën e Veriut.

Dëshmia e Senida Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi.

Hajduti Psiqik e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, dhe bashkë me krimin pasurohet në mënyrë të paligjshme duke vjedhur shqiptarët dhe duke pastruar paratë e krimit. Ndaj për sa kohë që në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, shqiptarët mbeten të varfër, të papunë e të dhunuar.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën”, tha Basha.

 

Pas

Të shtëna me armë në Shkodër, gjendet në rrugë një i plagosur në Bushat

Para

Zbulohet motivi i sherrit mes Mihal Kokëdhimës dhe turistëve spanjollë…arsye qesharake

Para
Zbulohet motivi i sherrit mes Mihal Kokëdhimës dhe turistëve spanjollë…arsye qesharake

Zbulohet motivi i sherrit mes Mihal Kokëdhimës dhe turistëve spanjollë…arsye qesharake

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë

Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë

nga Fast News
17:39 | 14/01/2026
0

Si të balanconi dashurinë dhe studimet

Si të balanconi dashurinë dhe studimet

nga Fast News
13:30 | 14/01/2026
0

Do të na mungosh e mira Brunë!

Do të na mungosh e mira Brunë!

nga Fast News
11:20 | 14/01/2026
0

Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

nga Fast News
10:59 | 14/01/2026
0

Recent News

Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë

Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë

17:39 | 14/01/2026
Si të balanconi dashurinë dhe studimet

Si të balanconi dashurinë dhe studimet

13:30 | 14/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar