• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ambasada jep leksione suedeze, si trajtohen politikanët në Suedi

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ambasada jep leksione suedeze, si trajtohen politikanët në Suedi

Presidenti i Francës Emanuel Makron dhe Kryeministri i Suedisë Stefan Loufven udhëtojnë me autobus gjatë Samitit Social Evropian. - Fast News Albania

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën kur në Shqipëri po vlon çështja e shpenzime të ekzagjeruara të ministres, Etilda Gjonaj, që ka paguar 600 euro për një natë në hotel, Ambasada e Suedisë në Tiranë, ka publikuar një shkrim për jetën modeste të politikanëve të vendit të vet. Në shkrimin e gjatë të publikuar në faqen e ambasadës suedeze tregohet se si në këtë vend politikanëve nuk iu lejohet të paguajnë nga buxheti i shtetit qoftë edhe një taksi.

Më tej në shkrim e publikuar nga ambasada suedeze, thuhet se në këtë vend nuk ofrohet luks apo privilegje për politikanët e saj. Ata janë pa makina zyrtare ose shoferë privatë, ministrat dhe deputetët suedezë udhëtojnë me autobusë dhe trena të mbushur me njerëz, ashtu si qytetarët që ata përfaqësojnë. Zyrtarët më të lartë të pushteteve në Suedi nuk kanë imunitet parlamentar, ata mund të gjykohen në gjykatë si çdo person tjetër. Gjithashtu, ata nuk mund të kenë sekretarë privatë, ndërsa zyrat e tyre në Parlament nuk janë më të mëdha se 28 metra2



‘Unë jam ai që paguaj politikanët. Dhe nuk shoh asnjë arsye për t’u dhënë atyre një jetë luksoze.’”-thotë Joakim Holm, një qytetar suedez, i intervistuar nga gazetarja Claudia Wallin.

Në shkrimin e Ambasadës specifikohet se politikanët që guxojnë të shpenzojnë para publike në udhëtimet me taksi, në vend që të hipin në tren, përfundojnë në titujt e lajmeve, si një formë demaskimi për ‘abuzimin me pushtetin’. Madje edhe kryetari i Parlamentit në Suedi ka një abone mujore për të përdorur transportin publik.

Nga pushtetarët e lartë suedez, vetëm kryeministri i lejohet të përdorë makinë një makinë shtetërore bashkë me shofer. Parlamentarët suedezë jetojnë në apartamente të vogla në kryeqytet, madje më modeste se ç’mund t’i ketë një qytetarë suedez me të ardhura mesatare.

‘Në nivelin komunal, çdo dëshirë për të punuar në politikë mund të shihet nga homologët e tyre jashtë Suedisë si një rast për të kërkuar vlerësim: Por këshilltarët suedezë as nuk fitojnë rrogë, as nuk kanë të drejtë për zyrë, ata punojnë nga shtëpia”, shkruhet mes të tjera artikull.

“Përvoja e Suedisë shkatërron konceptin e palëkundur se politikanët duhet të kenë një trajtim të denjë për një kastë më të lartë. Suedia është një komb që trajton zyrtarët e qeverisë dhe përfaqësuesit politikë si qytetarë të thjeshtë. Një vend pa “përsosmëri” dhe tituj të tjerë zyrtarë. Një shoqëri që hoqi përdorimin e përemrave pronorë në vitet 1960, dhe ku të gjithë quhen thjesht “ju”. Sepse, sipas sistemit suedez të vlerave, askush nuk është mbi askënd tjetër. As politikanët, të cilët duhet të jetojnë në kushte të ngjashme me realitetin e njerëzve që i zgjedhin.”

“E lirë nga pabarazitë e mëdha sociale, Suedia është padyshim një vend më i sigurt dhe më pak i dhunshëm, ku politikanët dhe qytetarët njëkohësisht nuk kanë nevojë të udhëtojnë me makina të forta. Por, më e rëndësishmja, kjo është një shoqëri që zgjedh politikanë që duhet të jenë në kontakt me realitetet e ditës dhe dhimbjet e qytetarëve. Politikanët nuk lejohen të vendosin interesat e tyre personale përpara atyre të njerëzve, në një shoqëri që demonstron se pushteti politik mund të ushtrohet brenda kufijve të vendosmërisë.”

Një nga skandalet më emblematike politike të vendit u zhvillua në vitet 1990. Zëvendëskryeministrja e atëhershme, Mona Sahlin, bleu një çokollatë Toblerone në market, pelena dhe disa sende të tjera personale me një kartë krediti qeveritare, por pagoi shtrenjtë për të, humbi punën e saj. Skandali u fut në analet e politikës suedeze si ‘Rasti Toblerone’

Shqipëria është shumë larg këtyre koncepteve për të zgjedhurit publik dhe jetesën që ata do duhet të bëjnë. Në vendin tonë ministrat kanë vila që qytetarët e thjeshtë nuk mund t’i blejnë, kanë shofer personal, çojnë fëmijët në shkollat më të shtrenjta, flenë në hotele super-luksoze, e fundit 700 euro një natë, por ka dhe më tepër. Kontrasti bëhet akoma dhe më i fortë nëse marrim në shqyrtim nivelin social ekonomik që ka Suedia, që për hir të së vërtetës mund t’ia lejojë luksin politikanëve të saj dhe Shqipëri, që ka politikanë që jetojnë mes luksit dhe vendin e tyre e kanë lënë në mesin e më të varfërve në Europë.

Ky artikull i postuar nga ambasada suedeze në Tiranë është i shkëputur nga libri i gazetares brazilian Claudia Wallin me titull “Historia e pathënë”.

Për ta laxuar artikullin e plotë në anglisht, kliko këtu.

Pas

Shikoni futboll, ju bën mirë për zemrën

Para

Greqia zgjohet në ankth nga tërmetet, sërish lëkundje në vend

Para
Greqia zgjohet në ankth nga tërmetet, sërish lëkundje në vend

Greqia zgjohet në ankth nga tërmetet, sërish lëkundje në vend

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar