• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

AKU kontrolle për cilësinë, mbyllje dhe gjoba masive ndaj bizneseve

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
AKU kontrolle për cilësinë, mbyllje dhe gjoba masive ndaj bizneseve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kulmin e sezonit turistik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është kujtuar që të bëjë detyrën duke ushtruar kontrolle për cilësinë e ushqimeve dhe produkteve që tregohen në vendin tonë.

Përmes një njoftimi për mediet, AKU bën me dije bizneset e gjobitura dhe të mbyllura, pasi janë gjetur me shkelje dhe produkte jashtë standardeve.





Njoftimi i AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme për monitorimin e zbatimit të ligjit në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë ushqimore në vend. Nga kontrollet e ushtruara, rezultoi se 3 operatorë të biznesit ushqimor ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

1.Subjekti “Syrja Sinani” me aktivitet “Pastiçeri”, Lushnjë, rezultonte se vijonte të operonte në treg i papajisur me licencën përkatëse, në kushtet ku pajisja me licencë i ishte refuzuar për shkak të mosplotësimit të kërkesave ligjore për disponimin e saj. Për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse, trupa inspektuese vendosi masën administrative “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë, si dhe “Ndërpreje e menjëhershme e aktivitetit”.

2.Në subjektin “Qemal Alem Kasneci” me aktivitet “Minimarket ushqimor”, Tiranë, u evidentua se përpara derës hyrëse qëndronte një mjet i palëvizshëm, i cili shërbente për tregtimin e ujit të pijshëm. Pranë QKB, subjekti ka deklaruar aktivitetin si “Tregtim me pakicë të artikujve ushqimore, tregtim të ujit me bote, transport dhe shitje uji derë-më-derë”, aktivitet për të cilin ka deklaruar dy mjete, por që asnjëra prej tyre nuk përkonte me mjetin që ndodhej përpara subjektit. Kushtet higjeno-sanitare të mjetit ishin të papërshtatshme, nuk dispononte regjistra të pastrimit të botit të ujit, raport analiza mikrobiologjike dhe as sistemin e gjurmueshmërisë. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
  2. b) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. c) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësite e operatorit të biznesit)
  4. d) ”Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” (tregtim i ujit të pijshëm).

3.Subjekti “IMT Albania” me aktivitet “Njësi prodhimi dhe tregtimi buke, prodhime brumi dhe pastiçerie”, Tiranë, rezultoi se tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (miell, lëndë e parë pastiçerie), në produktet e konstatuara kishte prani insektesh, si dhe një sërë produktesh ishin të paetiketuara (xhelatina dhe zbukurime të ngrënshme, kakao, arrë kokosi). Sistemi i vetëkontrollit

HACCP nuk ishte i plotë (produkti akullore, i cili është me risk të lartë, u konstatua i padokumentuar), si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve të pasigurta për konsum),
  2. b) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (moszbatim i planit/manualit të veëtkontrollit),
  3. c) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë),
  4. d) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit)
  5. e) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim të produkteve në kundërshtim me kërkesat ligjore),
  6. f) “Bllokimi i produkteve” për produktet me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe produkteve të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform kërkesave ligjore​.
Etiketa: aku
Pas

Shqipëria drejt zhdukjes, shumë shpejt do jemi vetëm 500 mijë banorë!

Para

Lokali i Mihal Kokdhimës u mbyll, por ja çfarë po bëjnë turistët tani atje

Para
Lokali i Mihal Kokdhimës u mbyll, por ja çfarë po bëjnë turistët tani atje

Lokali i Mihal Kokdhimës u mbyll, por ja çfarë po bëjnë turistët tani atje

Të Gjitha

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

nga Fast News
09:03 | 05/07/2025
0

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

nga Fast News
08:57 | 05/07/2025
0

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Recent News

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

09:03 | 05/07/2025
Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

08:57 | 05/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar