• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

A janë vërtetë kaq patriotë kosovarët e pasluftës?!

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
A janë vërtetë kaq patriotë kosovarët e pasluftës?!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Andoni

Po t’u besosh fjalëve të liderëve kosovarë, patetizmave të zakonshme të tyre dhe koreografisë grafike, Kosova është vendi më patriotik i Ballkanit. Gjithsesi, mjaftojnë situata, si kjo që ka ndodhur me dorëheqjen e ish-kryeministrit Haradinaj të kuptosh se patriotizmi është maskë në Kosovë dhe për fat të keq, kjo sjellje po bjerr nga ditë në ditë dhe respektin për luftën e bërë.



Është e vërtetë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet të japi një lloj vlerësimi, fakt që gjithsesi nuk varet direkt prej saj. Por brenda çdo lloj matrice, ajo që i bashkon të gjitha është morali, ai që përbën thelbin e kulturës kushtetuese të një vendi dhe mekanizmi që i liron realisht ngërçe të tilla.

Në fakt deri më tani nuk i është drejtuar askush teksa partitë duket se kanë filluar vëzhgimin e njëra-tjetrës sa i përket pazareve, kurse presidenti i ka dhënë një mundësi tjetër PAN-it të zgjedhë, bash formacionit që e ka futur vendin në këtë krizë edhe pse Haradinaj, zgjedhja e tyre, po mbush më shumë se dhjetë ditë që ka dhënë dorëheqjen.

Duke perifrazuar ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani: “Arsyeja kryesore e ngërçeve politike që kanë lindur dhe lindin në Kosovë, si ky që ka nisur, gjendet në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në sistemin e saj zgjedhor dhe në llojin e demokracisë kushtetuese që promovon ajo. Të dy këto aspekte të Kushtetutës promovojnë një sistem vlerash dhe parimesh kushtetuese që janë thellësisht civilizuese dhe perëndimore e liberale, në ndërkohë që kultura kushtetuese dhe politike kosovare në thelb është feudale, në aspektin social dhe të përfaqësimit politik”.

Në kohën kur vendi ka nevojë për një zgjidhje dhe që presidenti Thaçi duhej të interpretonte disi, ai ka vendosur në gjumë institucionet me një qëllim të dukshëm për ta shtuar amullinë në vend dhe mbi të gjitha për të anashkaluar situatën e vështirë ekonomikë në vend me një gjysmë zgjidhje.

Ajo që besojnë njerëzit, të cilët e njohin Kosovën, është se zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku vetëm Vetëvendosja nuk është provuar deri më tani, nuk është se do të ndryshojnë ndonjë gjë të madhe. Kurdoherë LDK dhe PDK do të jenë në pushtet, falë makinacioneve të numrave dhe kurrë nuk do vendosë vullneti i njerëzve, që më shumë shkojnë qorrazi në zgjedhje, njësoj si në Shqipëri.

Në një farë mënyre Kosova ka dhe do të ketë edhe për shumë kohë fytyrën institucionale të këtyre dy partive, që po e fusin në batak prej vitesh. Gjatë drejtimit të tyre, Kosova është përballur me disa nga gjërat më të dhimbshme për historinë e saj të re, ndërkohë që de jure e ka zhvendosur vëmendjen kinse të dialogu me Serbinë.

Ky dialog si do që të zhvillohet nuk është se bën shumë për Kosovën ose të paktën ka treguar kështu. Ashtu si në raste të tjera, por edhe në rastin e fundit (paçka mungesës së interpretimit të Kushtetueses), Kosova me atë lloj mentaliteti demokratik ka pak gjasa të ndryshojë. Kështu, duke besuar në atë që mungon, liderët e Kosovës ka ardhur koha të jenë më të ndershëm me veten e tyre dhe pastaj me vendin e tyre, duke i dhënë mundësi kështu pas ankimimeve që edhe Kushtetuesja e tyre të jetë më profesionale në interpretime si këto të tanishmet.

Fatkeqësisht askush nuk iu drejtua sepse askush nuk di si të menaxhojë interesin personal para atij shtetëror. Dhe, ndodh si me Haradinajn, që s’është kryeministër dhe vepron si i tillë, pasi e di mirë se që të bëhen zgjedhjet, KQZ-ja e Kosovës duhet të ketë një buxhet që e vendos ekzekutivi, paçka çfarë statusi ka një i tillë në ditët që po flasim.

Me çfarë duket, askush nuk e ka seriozisht në Kosovë, sepse politikanët e kanë mbërthyer ashpër pas qerres së tyre, që s’të përcjell askund. Po cili do e nxjerrë vendin nga qerthulli? Vallë të jetë kaq i vështirë interpretimi i ligjit në Kosovë?! Po, derisa liderët të kenë fytyrën e këtij brezi politikanësh që mbart Kosova. Ndaj kosovarët e pasluftës, që drejtojnë vendin. janë gjithnjë e më pak patriotë…dhe shumë më tepër demagogë. (Javanews)

Pas

Palmer skanon Kosovën, sfidë krijimi i qeverisë dhe dialogu me Serbinë

Para

Kapriçot e motit, fundjava vjen me surpriza në plazh dhe male

Para
Kapriçot e motit, fundjava vjen me surpriza në plazh dhe male

Kapriçot e motit, fundjava vjen me surpriza në plazh dhe male

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar