• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Zgjidhet për herë të parë një grua, ja kush është presidentja e re e Komisionit Europian

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Zgjidhet për herë të parë një grua, ja kush është presidentja e re e Komisionit Europian
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ursula fon der Lejen është presidentja e parë grua e Komisionit Europian. Ajo u zgjodh pasditen e së martës përmes votimit të fshehtë, ndonëse me një diferencë të ngushtë votash. Në fjalën e saj pas votimit, Fon der Lejen ftoi aktorët politikë për bashkëpunim konstruktiv.

Gjermania Ursula fon der Lejen është zgjedhur me një diferencë të ngushtë votash presidentja e re e Komisionit Europian, pas votimit të fshehtë të mbajtur pasditen e së martës në selinë e Parlamentit Europian, në Strazburg. Aktualisht ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë, Fon der Lejen do të zëvendësojë në këtë post duke filluar nga 1 nëntori presidentin në ikje Zhan Klod Junker.

“Puna ime nis tani dhe është një përgjegjësi e madhe. Le të punojmë të gjithë së bashku në mënyrë konstruktive”, deklaroi Fon der Lejen pak momente pas votimit. Emërimi i saj u konfirmua me 383 vota pro ndaj 327 kundër dhe nga 374 që ishte kuorumi i nevojshëm.

Ajo siguroi mbështetjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Parlamentit Europian pak përpara se të mbahej votimi. Komisioni projekton ligjet e BE-së, përforcon rregulloret e Unionit dhe ka autoritetin për t’u vendosur gjoba shteteve anëtare në rast nevoje. E lindur në Bruksel, zonja Fon der Lejen ka 7 fëmijë dhe është gruaja e parë që zgjidhet në krye të këtij organizmi.

Në fjalimin që i parapriu votimit, ajo premtoi se do të punojë që BE të luajë një rol më të madh për mirëqënien sociale, për të frenuar varfërinë dhe për të ngritur zërin për të drejtat e grave. Sa i takon emigracionit, ajo tha se do të punojë që trupat e agjencisë Fronteks të arrijnë deri në 10 mijë njësi brenda vitit 2024, por shtoi se paralelisht duhet ruajtur e drejta për azil përmes korridoreve humanitare. Abcnews

Etiketa: Ursula fon der Lejen
Pas

“Tjetër kopsitje 10 milionë euroshe”, denoncohet tenderi i dyshimtë e Bashkisë Tiranë

Para

Shpërthimi në makinën e IKMT-së, drejtoresha i përgjigjet Berishës: Lutemi që dalldia të marrë fund

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar