• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Xhafaj i del kundër Metës: Reformën në drejtësi nuk e ndal dot askush

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Xhafaj i del kundër Metës: Reformën në drejtësi nuk e ndal dot askush
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kritikave të ashpra të Presidenti Ilir Meta për zbatimin e reformës në drejtësi duke e cilësuar si ‘Ramaformë’, iu është përgjigjur ish-Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xahafaj. Sipas këtij të fundit procesin e nisur në reformën në drejtësi nuk ka forcë që ta ndalë. Deputeti Xhafaj në vigjilje të 22 korrikut, ka përshëndetur kontributorët kryesorë që hartuan dhe mbështetën implementimin e reformës në drejtësi.

Një prej tyre është edhe Këshilltari Ligjor rezident i OPDAT në Tiranë gjyqtari amerikan Jon Smibert, i cili asistoi nga fillimi deri në fund gjithë procesin e reformës. “Në një ceremoni emocionuese në rezidencën e Ambasadës Amerikane, kishim nderin dhe privilegjin të përshëndetemi, me kolegun dhe mikun tonë Jon Smibert, në mbyllje të mandatit të tij si Këshilltar Ligjor rezident i OPDAT në Tiranë.





Vlerësimet më të mira për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në hartimin dhe jetësimin e Reformës në Drejtësi. I paçmuar kontributi i tij profesional në hartimin e projektit kushtetues dhe ligjeve për Prokurorinë, SPAK dhe Vetingun për ti formësuar ato në standardet më të mira. Faleminderit Jon për bashkëpunimin e shkëlqyer që bashkë kemi patur. Të sigurojmë që ngelesh një mik special dhe një bashkëpunëtor i vyer i ekspertëve.Mirënjohje për gjithë çfarë bëre në këto vite për Reformën në Drejtësi dhe për bashkëpunimin midis dy vendeve tona mike. Shqiptarët të kane dhënë një vend nderi në rrethin e miqve të tyre. Suksese në përgjegjësitë e reja në vendin tënd !

Dje gjithashtu ju uruam mirëseardhjen përfaqësuesve të rinj të OPDAT z.Constantine Soupios dhe znj.Michelle Lakomy, dy prokurorë me shumë përvojë profesionale, por edhe kontribute në rajon. Me besimin se përvoja dhe kontributi i tyre do të jetë një tjetër vlerë e shtuar në zbatimin e Reformës në Drejtësi, ju urojmë Suksese!  Faleminderit Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA për angazhimin dhe kontributin konkret në asistencën dhe monitorimin e Reformës në Drejtësi.

Mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme e SHBA dhe BE përmes OPDAT dhe Euralius kanë qenë dhe mbeten vendimtare për fatin e Reformës në Drejtësi, garanci thelbësore për të. DJE për standardet më të mira  në hartimin e Reformës në Drejtësi, sot në jetësimin e saj me ngritjen e institucioneve të reja dhe nesër për përgjegjshmërinë dhe eficencën e tyre në dhënien e drejtësisë të barabartë për cilindo dhe kryesorja për dhënien fund fenomenit të pandëshkueshmërisë ndaj korrupsionit në nivelet e larta. 

Reforma është në rrugën e duhur. S’ka forcë që ta ndalë!”, përfundon Xhafaj.

 

Etiketa: Fatmir XhafajIsh-ministriReforma ne drejtesixhafaj kunder metes
Pas

Zbuloni ndikimin e vajrave në shëndetin tuaj mendor

Para

Teuta fiton, por një gol nuk mjafton për kualifikimin

Para
Teuta fiton, por një gol nuk mjafton për kualifikimin

Teuta fiton, por një gol nuk mjafton për kualifikimin

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar