• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vrau babë e bir 7 vite më parë, policia arreston 28-vjeçarin nga Elbasani

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Vrau babë e bir 7 vite më parë, policia arreston 28-vjeçarin nga Elbasani
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar që ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh për një vrasje të kryer në vitin 2012. 28-vjeçari nga qyteti i Elbasanit kërkohej nga Interpoli për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babit të tij në shtëpinë e tyre.

Gentjan Beqiri u ekzekutua në banesë në vitin 2012, teksa ruhej nga policët, pasi ishte në “arrest shtëpie”. Në gusht 2012 gjykata kishte vendosur për të ‘arrest shtëpie’, ku e ruanin dy policë, por hasmi arriti të futet brenda, në sy të policisë, e ta vrasë në gjumë.





Në atë kohë fillimisht u tha se babai i viktimës, dëshmitar i vetëm i ngjarjes, pësoi atak kardiak dhe vdiq një orë pas ngjarjes, pasi nuk mundi ta përballojë traumën që i shkaktoi vrasja e të birit. Por më pas Prokuroria sqaroi se babai kishte vdekur si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon operacioni policor “KRASTA”

Kapet në Itali, autori i dyshuar i vrasjes, kryer në bashkëpunim, të dy shtetasve babë e bir, ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.

Gjatë paradites së sotme, si rezultat i bashkëpunimit të Task-Forcës Speciale, në Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Elbasan, Interpol Tiranës me Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Rimini të Italisë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar:

C., 28 vjeç, banues  në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal nr. 480, datë 12.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”, në lidhje me vrasjen e shtetasit G. B., (alias A. M.,) dhe të babait të tij shtetasit N. B., ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012 në lagjen “Çlirimi” Elbasan

Task – Forca Speciale kishte marrë informacione në rrugë operative, se ky shtetas fshihej në Itali dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës, si dhe Zyrës Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë, paraditen e sotme u bë e mundur kapja e tij, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë

Në kuadër të operacionit “Krasta”, më 14 qershor u arrestuan dhe u ndaluan 10 persona, si dhe u shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, ndër ta edhe shtetasi i kapur sot në Itali.

Pas

Spiropali merr spaleta të rënda, sulmon Metën: Mos qesh kot…

Para

Pasi kërcënoi se nuk do të largohet nga zyra, Xhelal Mziu bën një tjetër paralajmërim të fortë

Para
Pasi kërcënoi se nuk do të largohet nga zyra, Xhelal Mziu bën një tjetër paralajmërim të fortë

Pasi kërcënoi se nuk do të largohet nga zyra, Xhelal Mziu bën një tjetër paralajmërim të fortë

Të Gjitha

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

nga Fast News
14:23 | 02/08/2025
0

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

nga Fast News
13:02 | 02/08/2025
0

1 gushti, afati i “luftës së tarifave”, rezultatet dhe reagime

1 gushti, afati i “luftës së tarifave”, rezultatet dhe reagime

nga Fast News
12:58 | 02/08/2025
0

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

nga Fast News
10:00 | 02/08/2025
0

Recent News

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

14:23 | 02/08/2025
Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

13:02 | 02/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar