• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vokshi godet Ramën: Po instalon në vend diktaturën e modelit rus

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vokshi godet Ramën: Po instalon në vend diktaturën e modelit rus
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një dalje për mediet, ish-deputetja demokrate ka sulmuar ashpër paketën “Antishpifje” e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Në deklaratën nga foltorja e seli blu, Vokshi tha se kryeministri Edi Rama po synon censurimin e mediave on-line dhe mbylljes së gojës së gazetarëve.

Sipas Vokshit, kjo paketë e censurës së Edi Ramës kundër medias online është goditje ndaj demokracisë dhe pengon nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.





“I refuzuar, i bojkotuar, nga 85% e shqiptarëve në votimet moniste të 30 qershorit. I braktisur edhe nga mijëra socialistë të ndershëm, Rama ka miratuar me nxitim e fshehtësi të plotë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave paketën e censurës së medias online. Me këtë paketë, Rama kërkon t’i mbyllë gojën çdo mediaje kritike ndaj tij, çdokujt që nuk mendon si ai, çdo gazetari që do të guxojë të publikojë aferat e tij korruptive apo lidhjet e tij me krimin e organizuar. Kjo paketë vendos gjoba të papërballueshme,  parashikon mbyllje të portale dhe deningrimin e tyre publik. Kur të vendoset ndëshkimi i portalit, në vend të lajmeve, aty do të shfaqet fletërrufeja e shkruar nga Rama për të damkosur çdo kritik të tij.

Këtë mekanizëm censure, Edi Rama do ta drejtojë nëpërmjet Autoritetit të Medias, të cilin tani e ka vendosur nën kontroll, pas hakmarrjeve dhe shkarkimeve politike të dy anëtarëve të tij.  Të nderuar qytetarë, Rama po instalon diktaturën në Shqipëri. Pa liri të medias, pa liri të shprehjes, nuk ka demokraci. Pa liri të medias nuk ka hapje të negociatave as në tetor. Këtë paralajmëruan Reporterët pa Kufij në raportin për indeksin e lirisë së medias, ku vunë alarmin se media në Shqipëri është e kërcënuar nga mafia dhe qeveria.

Edi Rama dhe kllouni i tij Erjon Veliaj, u shpallën zyrtarisht armiqtë e medias në Shqipëri edhe nga koalicioni i 7 organizatave të medias që erdhën para disa ditësh në një mision faktmbledhës. Çensorët e gazetarëve dhe diktuesit e politikave editoriale u kritikuan si diktatorë të lirisë së medias dhe u paralajmëruan nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve.

Miratimi ne KM të ligjeve të censurës së mediave, duke injoruar rekomandimet e Koalicionit të organizatave te medias, është këmbanë alarmi për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri. Paketa e censurës së medias është antikushtetuese! Nëse ajo miratohet nga parlamenti i dalë prej votave të krimit, Partia Demokratike angazhohet se do ta anullojë menjëherë atë, sapo të marrë besimin për të qeverisur vendin!”-tha Vokshi.

Pas

Iu gjetën armë dhe drogë, kush është militani i PS që u arrestua sot në Vlorë

Para

Ish-deputetja e LSI tallet keq me Rudina Hajdarin: Kjo po çmend dynjanë

Para
Ish-deputetja e LSI tallet keq me Rudina Hajdarin: Kjo po çmend dynjanë

Ish-deputetja e LSI tallet keq me Rudina Hajdarin: Kjo po çmend dynjanë

Të Gjitha

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

nga Fast News
09:30 | 03/08/2025
0

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

nga Fast News
09:00 | 03/08/2025
0

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

nga Fast News
08:30 | 03/08/2025
0

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

nga Fast News
08:00 | 03/08/2025
0

Recent News

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

09:30 | 03/08/2025
Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

09:00 | 03/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar