• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Vdekja misterioze e “dragoit” Brus Li, dhe “mallkimi” që la pas për të birin

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Vdekja misterioze e “dragoit” Brus Li, dhe “mallkimi” që la pas për të birin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Nancy Bilyeau

Më 20 korrik 1973, 32-vjeçari Brus Li, ishte një nga mjeshtrat më të respektuar të arteve marciale në botë, një student i avancuar i filozofisë, dhe një aktor karizmatik. Filmi i tij i ardhshëm “Ardhja e Dragoit” dilte në kinema pas një muajit.



Ajo ishte edhe dita e fundit në këtë jetë për Brus Li. Pasi përfundoi autopsia dhe hetimin paraprak, shkaku zyrtar i vdekjes ishte një edemë cerebrale akute. Megjithatë, vdekja e tij dëshmoi të ishte vazhdimisht një mister i qëndrueshëm, me spekulime të forta rreth fundit të tij të papritur.

Li Chun-Fan (Brus Li), lindi në San Francisko të SHBA-së, ndërsa prindërit e tij, lindur dhe rritur në Hong Kong, po vizitonin Shtetet e Bashkuara na kuadër të një shfaqje operistike. Familja u rikthye në Hong Kong, dhe Brus Li shprehej se kujtimet e tij të para të fëmijërisë ishin të pushtimin japonez.

Ai filloi të stërvitej në artet marciale që në adoleshencë, dhe u zhvendos në SHBA në moshën 18 vjeçare. Ai studioi filozofi në univesitet, duke mësuar artet marciale, dhe njëherazi duke ndjekur karrierën si aktor. Li u bë i famshëm për leksionet e tij private në artet marciale, teksa po ndërtonte hap pas hapi karrierën e tij të dukshme në filmat aksion.

Ai u dha mësim Stiv Mekuinit, Xhejms Kobërn, Karim Abdyl Xhabar, ndërsa bashkëpunonte në filma me aktorin e mirënjohur Çuk Norris. Ai ishte i irrituar me pengesat që kishte për t’u angazhuar në filmat e Hollivudit, ndërsa aktorët e bardhë aktronin në role aziatikësh.

Filmat që ai realizoi në Hong Kong ishin shumë të suksesshëm, dhe fama e tij mbërriti edhe në  SHBA. Bashkë-prodhimi Hong Kong-Hollywood i filmit “Enter the Dragon”, ku luanin edhe aktorët Xhon Sakson dhe Xhim Kelli, dhe me praninë e Lalo Shifrin, ishte gati të bëhej një hit i madh.

Por, pavarësisht regjimit të tij të stërvitjes, dhe një diete të kujdesshme bazuar në perime dhe peshk, Li pati probleme shëndetësore në vitin 1973. Më 10 maj, ai u rrëzua gjatë një skene të “Enter The Dragon”, duke vuajtur nga dhimbje të forta koke dhe konvulsione. Ai u diagnostikua me edemë cerebrale, u trajtua në spital dhe e mori veten.

Më 20 korrik, Li po planifikonte të darkonte në Hong Kong me aktorin Xhorxh Lazenbaj, një nga protagonistët në film. Në fillim, miku dhe producenti i filmit, Rejmond Çhou, shkoi në shtëpinë e Li bashkë me gruan e tij Linda, për të diskutuar mbi filmin e ri “Game of Death”, që kishte filluar të xhirohej përpara ”Enter the Dragon”, që ishte në procesin e rifillimit.

Pasi punoi për një farë kohë, gjatë së cilës thuhet se Li ishte shumë i zbehtë, ai dhe Çou u nisën me makinë për në shtëpinë e aktores Beti Ting Pei, e cila ishte e dashura e Li. Gjatë qëndrimit aty, Li u ankua për dhimbje koke, dhe ajo i dha atij një ilaç të zakonshëm që quhej “Equagesic”. Ishte ora 19:00.

Ai vendosi të pushonte në shtratin e saj në dhomën tjetër. Çou u nis i pari për në restorant ku do të darkonin me Xhorxhy Lazenbaj. Çou i telefonoi Peit pas disa minutash, dhe e pyeti se kur do të nisej Li, pasi po bëhej shumë vonë. Por kur hyri në dhomën e gjumit, Pei e gjeti aktorin të vdekur.

Pasi as Çou dhe as një doktor që lajmëroi Pei në telefon, nuk mund të ringjallin Li, ai u dërgua në spital, dhe aty u shpall i vdekur rreth orës 23:00. Çou i telefonoi bashkëshortes së Li të shkonte në spital. Ndërsa vdekja e Brus Li u përhap me shpejtësi në mbarë botën, e veja e aktori kërkoi fillimin e autopsisë.

Si shkak i vdekjes u përcaktua një edemë cerebrale. Pati ndërkohë spekullime se gjurmët e ilaçit Equasigic dhe marijuanës që u gjetën në gjak, mund të ketë luajtur një rol në vdekjen e tij. Atë ditë ishte shumë nxehtë, dhe ekziston mundësia e goditjes nga vapa, që mund të ketë përkeqësuar gjendjen e tij, pasi Li kishte hequr me një operacion gjëndrat e djersës në sqetulla.

Një tjetër shkak i vdekjes, u përmend përdorimi i steroidëve. Gjithashtu, teoritë e tjera pretendojnë se Li u vra nga krimi i organizuar, dhe konkretisht Triada kineze. Më vonë pati zëra se Beti Pei, u martua më vonë me një anëtar të Triadës (në fakt burri i saj ishte një producent filmash, familja e të cilit kishte lidhje me Triadën).

Akti i organizatës kriminale ndaj Li nuk është shpjeguar kurrë. Teoria më e “çmendur”, ishte se vrasësit e ekzekutuan Li, pasi ai nuk e kishte respektuar formën kineze të arteve marciale. Në fund, edema cerebrale shihet si shkaku më i mundshëm, edhe pse fansat e tij e kishin të tmerrshme ta pranonin atë, pasi Li ishte aq shumë i ri në moshë.

Vdekja e parakohshme e djalit të Li, Brendon Li, në sheshin e xhirimit të një filmi në vitin 1993, forcuan zërat për ekzistencën e një “Mallkimi ndaj Li-së”. Gati 46 vjet më vonë, Brus Li është ende një figurë e fuqishme në kulturën popullore. Siç shkruan Metju Poli në librin e tij “Brus Li: Një jetë”, trashëgimia e tij ishte “njohja e shumë njerëzve të tjerë me kulturën aziatike, më shumë se sa çdo person tjetër në histori”./bota.al

 

Pas

I dërgoi sms kërcënues Zgurit, flet autori: Kam kërcënuar edhe tre politikanë, nëse më arrestojnë e dinë çfarë i pret

Para

Opozita proteston nesër, Artan Fuga ka 11 pyetje të forta për Bashën

Para
Opozita proteston nesër, Artan Fuga ka 11 pyetje të forta për Bashën

Opozita proteston nesër, Artan Fuga ka 11 pyetje të forta për Bashën

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar