Tre ditë përpara protestës, Basha ka një thirrje të fortë për shqiptarët: Asnjë hap pas!

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime

Kryetari i Partisë Demokratike i është drejtuar sot me një mesazh të fortë të gjithë shqiptarëve ku i fton të bëhen bashkë në protestën e 8 korrikut.

Ai thekson se 30 qershori dëshmoi qartë se 85% e shqiptarëve e refuzuan Edi Ramën.

Me premtimin se nuk do te kete asnje hap pas, Basha apelon: “Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!”

Postimi i Bashes

Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!
Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk