• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Thirrja e fortë e Artan Fugës: Nuk ka qeveri dhe kuvend kopil që të prishë ndërtesën e Teatrit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Thirrja e fortë e Artan Fugës: Nuk ka qeveri dhe kuvend kopil që të prishë ndërtesën e Teatrit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përplasjeve mes policisë dhe artistëve në lidhje me godinën e Teatrit Kombëtar, ka ardhur dhe reagimi i akademikut Artan Fuga.

Ai shprehet se asnjë argument i qeverisë apo i lakenjve të ndryshëm nuk i qëndrojnë arsyes kur kërkojnë të shkallmojnë ndërtesën e Teatrit Kombëtar.

“Mbi gërmadhat e kullave që do të përmbysen aty, te vendi i krimit të shëmtuar, nëse do të ndodhi, një e nga një do të na ftojë atëhere aleanca për Teatrin të vijnë shqiptarët të përmjerin mbi ato gërmadha!

Mijra currila do të rrjedhin mbi to!

Nuk ka qeveri dhe Kuvend – Kopil (pa origjinë legjitime) që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit!

Nuk është i Tiranës ai, ajo ndërtesë, është kombëtare, i takon të gjithë kombit, madje edhe shqiptarëve jashtë kufijve, edhe arbëreshëve, edhe arvanitasve, madje!”, shkruan Fuga.

STATUSI I PLOTE I AKADEMIKUT ARTAN FUGA

Legjitimiteti i mbrojtësve të Teatrit kundër arbitraritetit të prishësve të tij!
————————————
Asnjë argument që jep qeveria, apo lakej të ndryshëm, nuk i qëndron arsyes kur kërkojnë të shkallmojnë ndërtesën e Teatrit Kombëtar!

Asnjë!

Do të më mjaftonte vetëm një argument, një i vetëm, që të mos ishte një budallallik me brirë, dhe unë do të isha bërë me pushtetin kundër mbrojtësve!

Por, nuk ka asnjë!

Godina e vjetër ?

Restaurojeni!

Skena jashtë standarteve të sotme?

Modifikoheni për standarde të reja dhe për aq sa mundësi krijon! Kur të luani Nabukodonosorin vëreni në skenë atje te konstruksioni i qelbur Turbina, a Hidrocentrali, atje ku as për kopësht zoologjik nuk bën!

Do të urbanizohet i gjithë ai territor?

Gjithçka duhet urbanizuar duke ruajtur vlerat e qytetit që është bërë si memorje budallai, fare bosh, fishkëllimë!

Duhet ruajtur Kalaja, Teatri dhe gjithçkaqë ka kujtesë historike!

Kush do të vejë dorë mbi Teatrin një ditë do të përgjigjet përpara të vdekurve dhe të gjallëve, të gjithë kombit!

E sigurt!

Mos kujtojë njeri se kombi harron!

Mbi gërmadhat e kullave që do të përmbysen aty, te vendi i krimit të shëmtuar, nëse do të ndodhi, një e nga një do të na ftojë atëhere aleanca për Teatrin të vijnë shqiptarët të përmjerin mbi ato gërmadha!

Mijra currila do të rrjedhin mbi to!

Nuk ka qeveri dhe Kuvend – Kopil (pa origjinë legjitime) që të ketë legjitimitet të prishi ndërtesën e Teatrit!

Nuk është i Tiranës ai, ajo ndërtesë, është kombëtare, i takon të gjithë kombit, madje edhe shqiptarëve jashtë kufijve, edhe arbëreshëve, edhe arvanitasve, madje!

Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi kujtesën tonë kombëtare, kush e ka tagrin ta bëjë atë?

Kujtojnë ca qeveritarë qendrorë a lokalë që kanë pushtet për ca vjet se mund të venë dorë mbi historinë e kaluar edhe atë të ardhme të shqiptarëve!

Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi ndërgjgjen shpirtrore të shqiptarëve!

Kush qeveri a kryetar bashkie ka marrë vota për këtë?

Askush!

Kush ka të drejtë të vejë dorë mbi historinë e kulturës dhe të artit shqiptar?

Ka marrë gjë votat e shqiptarëve tê dikurshëm a të ardhshëm? Aspak! Cfarë e kujtojnë veten? Mos kujtojnë se janë të përjetshëm!

Kush ka të drejtë të flasi në emër të artistëve? Kush e ka kontaktuar Pitarkën, Roshin, Frashërin, Imamin, Prosin, e pa fund mjeshtra të mëdhenj që janë në botën e përtejme dhe na shohin ?

Asnjë argument, asgjë!

Pa legjitimitet!

Prandaj sulmi mbi ndërtesën e Tetarit kombëtar është dhunë e pastër!

Dhunë e pastër e shtetit me forca policore kundër trashëgilisë shpirtrore të kombit!

Ku ka legjitimitet pushteti bashkiak kur votuesit e kanë braktisur në zgjedhje të na “menaxhojë” edhe botën tonë shpirtrore” shekullore?

Një, një, një argument të vetëm po gjetën! Përndryshe është krim, dhunë, shkatërrim!

Poqese një ushtri e huaj do të kishte guxuar ta bënte këtë gjithë kombi sot do të ishte këtu!

Do të mblidhej këtu!

Këtu!

Këtu!

 

 

 

 

Etiketa: artan fugaEdi Ramaprishja e godinesteatri kombetar
Pas

Zbardhet kërkesa që dërgoi presidenti Meta në Gjykatën Kushtetuese

Para

Historia e rrallë, si ja ndryshoi jetën ngjashmëria e frikshme me Obamën

Para
Historia e rrallë, si ja ndryshoi jetën ngjashmëria e frikshme me Obamën

Historia e rrallë, si ja ndryshoi jetën ngjashmëria e frikshme me Obamën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

nga Fast News
10:41 | 03/11/2025
0

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

nga Fast News
09:59 | 03/11/2025
0

Recent News

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

11:30 | 03/11/2025
Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

10:56 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar