• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Saimir Tahirit, revoltohet ish-ministri: Qesharake, me ato letra donin të më arrestonin

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Saimir Tahirit, revoltohet ish-ministri: Qesharake, me ato letra donin të më arrestonin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme është shtyrë për herë të tretë senca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Arsyeja për shtyrjen e kësaj seance është se prokuroria nuk ka gjetur 3 procesverbale.

Procesverbalet që kanë humbur janë përkthimet në shqip të tre të pandehurve që po përballen me drejtësinë italiane, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj, të cilat janë deklaratat e tyre të dhëna në shtetin fqinj.

Ndërsa vetë ish-ministri Saimir Tahiri  kërkoi që seanca të bëhet sot që të mos ketë më zvarritje të procesit.

“Ky proces është shtyrë për të tretën herë, herën e parë se letrat e postës ishin të grisura, herën e dytë se nuk ishin bërë njoftimet dhe herën e tretë, që na kanë humbur letrat. Edhe një çerdhe është më e organizuar se kaq. Nuk e di si mund të ndodhë që mund të humbasin letra në prokurori kur dihet kush i ka dërguar dhe kush i ka marrë.

Nuk e di si mund të vijohet kështu, me këto letra prokuroria kërkoi arrestimin tim dhe sot thotë më kanë humbur. Kjo është qesharake. Nuk dua ta di nëse është e qëllimshme apo gabim njerëz, nëse është e qëllimshme është e keqja më e vogël, pasi nuk paska gjetur rrugë tjetër se kjo kaq banale. Shpresoj që të jenë mungesë vëmendje.

E thashë edhe në seancë, ata janë prova në favorin tim, por unë heq dorë vetëm që gjyqi të mos shtyhet. Po heq dorë nga disa dëshmi në favorin tim. Unë heq dorë vetëm të mos shtyhet. Një procedim nisi me kërkesën për arrestimin tim dhe letrat janë zhdukur.

Kjo është qesharake, kjo  nuk ndodh as në dyqan. Përkthimet janë në prokurori. Di të them që e quaj të tepërt të shtyhet gjyqi për herë të tretë, qesharake, skandaloze, poshtëruese për drejtësinë dhe jo për mua. Unë kam konstatuar edhe mungesa të tjera, drejtuesja e prokurorisë më kanë thënë se dosja është e saktë, sikur e keni marrë edhe ju. Më intereson që gjyqi të mos zgjatet.

Është e shëmtuar si mund të ndodhë kjo në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe bëhet fjalë për shkresa që i keni nxjerrë ju në gjuhën shqipe, kur i ka media nuk i ka prokuroria?! Ata janë dëshmi në favorin tim, por nuk i dua, heq dorë, vetëm gjyqi të mos shtyhet. Nuk mund të bëj edhe postierin, edhe policin edhe të pandehurin.

Një seancë postieri solli ca letra të grisura, një seancë nuk bëri njoftimet dhe tani hataja më e madhe është që paskan humbur letrat. Më gjeni një tjetër institucion që ka humbur letrat në këtë mënyrë, atëherë Republika ka rënë. Nuk spekuloj dot se ka shumë variante, janë njëri më i keq se tjetri, por di që do ia dal herët apo vonë dhe keni për ta parë” tha ai.

Pas

Meta i shqetësuar, bën thirrjen e fortë për palët politike: 19 tetori do jetë shumë vonë

Para

Falsifikuan dokumentat për hotelin luksoz në bregdet, arrestohen dy inspektorë të taksave, në kërkim një tjetër (EMRAT)

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar