• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shpërthimi i bomulës, argjendaria e pasiguruar. Pronarja e biznesit ngjitur: Do të kërkoj dëmshpërblim!

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Shpërthimi i bomulës, argjendaria e pasiguruar. Pronarja e biznesit ngjitur: Do të kërkoj dëmshpërblim!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shpërthimi i bombulës së gazit në një argjendari të hënën në zonën e ish- bllokut ishte vetëm një nga rastet e rënda që ne dëgjojmë thuajse çdo vit lidhur me këto lloj aksidentesh.

E ndërsa rastet përsëriten duke shkaktuar edhe të plagosur rëndë apo viktima në njerëz, sigurimi i këtyre lloj subjekteve nga ana e pronarëve vazhdon të jetë në nivele tejet të ulta.



Këto tragjedi prekin jo vetëm personin ku ndodh ngjarja por për fat të keq dëmtohen rëndë edhe bizneset dhe personat e pafajshëm përreth.

Mbi 500 raste janë të regjistruara cdo vit vetëm në Tiranë. Përgjesitë janë të mëdha, cfarë po ndodh në fakt? Tregëtohen bombola gazi të pa siguruara  për përgjegjësi ndaj palëve të treta, shtëpi, lokale, restorante apo karburante të pa siguruara për përgjegjësi ndaj palëve të treta.

Sigurimet nuk parandalojnë ngjarjen por ato kompensojnë finaciarisht atë!

Rasti më i fundit në ish-bllok na dëshmoi se nga shpërthimi i bombulës në argjendari, u plagosën, cifti i pronarëve (burrë e  grua), punonjësja e argjendarisë, 2 kalimtarë të rastit dhe u dëmtuan lehtë edhe punonjës të dyqanit ngjitur me argjendarinë.

Jo vetëm kaq, dëmet e shkaktuara nga ky shpërthim ishin të mëdha edhe për biznesin e eventeve ngjitur.

Pronarja e dyqanit  ngjitur me argjendarinë  thotë se i është dëmtuar çdo gjë që ka patur brenda, bashkë me furnizmimin  e ri. Ajo thotë se i kanë rënë 2 faqe të murit dhe shkatërrimet janë në nivele të larta.

Kemi të bëjmë me një përgjegjësi kolektive por nga ana tjetër është e gjitha individuale, të dëmtuarit përrreth kërkojnë dëmshpërblim me të drejtë po kujt t’ia kërkojnë vallë, të dëmtuarit apo siguruesit? Ky është problem më vete. Pas ngjarjes fillon dhe hapja e konfliktekve. Zgjidhja është, sigurimi i përgjegjësisë si domosdoshmëri e bashkëjetesës!

“Është dëmtuar çdo gjë! Edhe 2 faqet e mureve kanë rënë. Shpresojmë të gjejmë zgjidhje. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të marë dëmshpërblimin që më takon”-  u shpreh pronarja e dyqanit ngjitur me argjendarinë ku shpërtheu bombula.

Sipas të dhënave të raportuara në media, pronarët e dyqanit ku ndodhi shpërthimi rezultojnë të pa siguruar në ndonjë kompani sigurimi edhe pse ligji  në fakt e përcakton me detyrim një sigurim të tillë ndaj palëve të treta.

 

VENDIMI Nr. 212, i datës 16.3.2016 “ PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE TË RREGULLAVE TEKNIKE PËR PËRPUNIMIN E BOMBOLAVE TË MBUSHURA ME GAZ TË LËNGSHËM TË NAFTËS (GLN) “ PËRCAKTON QARTË :

” Konsumatori jofamiljar që përdor bombol të mbushur me GLN, duhet të jetë i pajisur me një kontratë sigurimi me një shoqëri sigurimesh, për të garantuar rimbursimin e dëmeve të shkaktuara ndaj palëve të treta, në rast aksidenti prej këtyre sistemeve dhe bombolave të GLN-së.”

Mos kryerja e sigurimit nga ana e argjendarisë bën që paraprakisht të dilet në konkluzionin se barra e pagesës së dëmit të shkaktuar tek të tretët  do t’i faturohet pronarit.

Shkelja e ligjit, duke mos u siguruar për të garantuar rimbursimin e dëmeve të shkaktuara ndaj palëve të treta, e thellon edhe më shumë ngjarjen pasi;

Së pari, pronari i argjendarisë duhet të shlyejë dënimet që sanksionohen në rastet kur shkelet ligji i sigurimit me detyrim për garantimin e rimbursimit të palëve të treta.

Së dyti, pronari i argjendarisë duhet të dëmshpërblejë vetë nga xhepi i tij palët e dëmtuara.

Së treti, pronari i argjendarisë duhet po ashtu të mendojë vetë për të ringritur biznesin e tij nga e para, pa asnjë mbështetje nga kompanitë e sigurimeve përsa kohë figuron i pasiguruar.

Pyetje të tjera që ngrihen në këtë mes për të cilat pritet të japë përgjigje policia kur të nxjerrë përgjegjësitë është;

1-            A ka kryer ky subjekt sigurimin e përgjegjësive publike, për të mbuluar më tej dëmet fizike dhe materiale ndaj palëve të treta shkaktuar prej veprimtarisë në ambjentet e subjektit të tij?

2-            A ka kryer një sigurim të përgjegjësive të punëdhënësit dhe kompensim në rast dëmi të punëmarrësit?/ D.Shkembi

Pas

Meta propozon për kryetar të KLSH ish-këshilltarin e Berishës

Para

Po bënin seks në dritare, çifti rrëzohet nga kati i 9-të i pallatit, humb jetën vajza

Para
Po bënin seks në dritare, çifti rrëzohet nga kati i 9-të i pallatit, humb jetën vajza

Po bënin seks në dritare, çifti rrëzohet nga kati i 9-të i pallatit, humb jetën vajza

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar