• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Shpenzime të mëdha, ja pse Reali dhe Bajerni nuk kanë limite në merkato

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Shpenzime të mëdha, ja pse Reali dhe Bajerni nuk kanë limite në merkato
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid dhe Bajern Mynih kanë bërë përforcime të rëndësishme këtë verë. Po pse mund të shpenzojnë kaq shumë këto dy klube? Nuk mjafton vetëm shpjegimi i arkëtimit vjetor të tyre, kanë të bëjnë edhe parametra të tjerë financiarë, që i bëjnë Realin dhe Bajernin klube të shëndetshëm në këtë aspekt.

Deri tani, presidenti i Realit, Florentino Perez, nuk ka kursyer asgjë për të plotësuar dëshirat e trajnerit Zidan: Hazard 100 milionë euro, Joviç 60 milionë, Eder Militao 50 milionë, Mendi 48 milionë, Rodrigo 45 milionë. Një kompensim minimal i këtyre shifrave vjen nga shitja e Kovaçiç për 45 milionë euro dhe Lorentes për 30 milionë euro. Por nuk përfundon me kaq.



Reali ia lejon vetes shpenzimet e mëdha jo vetëm se është kthyer në një makineri parash në nivel global, me një arkëtim prej 750 milionë eurosh, më shumë se çdo klub tjetër. Vitet e fundit madrilenët kanë evituar shpenzimet që mund të prishnin bilancin e klubit. Më 30 qershor të vitit 2018 kishte një likuiditet prej 190 milionë eurosh, me një borxh bankar prej 60 milionësh. Një pozicion financiar pozitiv prej më shumë se 100 milionë eurosh.

Për të bërë një krahasim, më 30 qershor të 2018-ës, rivalët e Barcelonës kishin një likuiditet prej 40 milionësh dhe një borxh bankar prej më shumë se 150 milionë eurosh.

Një bilanc gjithmonë në përkeqësim i katalanasve dhe nuk është rastësi që ata duan të bëjnë blerje, pasi të kenë shitur disa lojtarë dhe të shfrytëzojnë shumën që do të arkëtohet prej tyre. Kështu u veprua edhe me Nejmarin, nga shitja e të cilit u mbuluan blerjet e Koutinjos dhe Dembelesë. Këtë verë janë shpenzuar 75 milionë euro për De Jong, por duhet që Barcelona të sakrifikojë të tjerë lojtarë për të marrë Grizman.

Edhe Bajern Mynih, ashtu si Reali, është një klub mjaft solid financiarisht. Në pranverë presidenti Hënes paralajmëroi fushatën më të madhe të investimeve në historinë e klubit gjerman. Dhe 80 milionë eurot e shpenzuara për Lukas Hernandez e vërtetuan deklaratën e tij.

Në 30 qershor të 2018-ës, likuiditeti i bavarezëve kapte shifrën 221 milionë euro dhe zero borxhe ndaj bankave. Motoja e drejtuesve të Bajernit është gjithmonë e njëjtë: mos shpenzo më shumë se sa arkëton! Këtë verë ka ardhur momenti për të shpenzuar, madje shumë, sepse Bajerni mund t’ia lejojë vetes, ashtu si Reali.

Pas

Del lista, ja kush do të jenë të parët që do kalojnë në sitën e Vettingut në polici

Para

Rama vazhdon talljen me Metën: Vojo Kushi e Mic Sokoli me rroba banje

Para
Rama vazhdon talljen me Metën: Vojo Kushi e Mic Sokoli me rroba banje

Rama vazhdon talljen me Metën: Vojo Kushi e Mic Sokoli me rroba banje

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar