• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Shkuam për t’u sqaruar”, zbardhet dëshmia si nisi sherri në Kavajë që shkaktoi 1 të vdekur e 5 të plagosur

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Shkuam për t’u sqaruar”, zbardhet dëshmia si nisi sherri në Kavajë që shkaktoi 1 të vdekur e 5 të plagosur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e sotme ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve për sherrin mes dy grupeve rivale në Kavajë që shkaktoi 1 të vdekur dhe 5 të plagosur, ndërkohë policia ka shpallur një person tjetër në kërkim.

Pas arrestimit, personat e përfshirë në vrasje kanë dëshmuar për sherrin e ndodhur mesditën e djeshme.

31-vjeçari Marjus Aliu ka dëshmuar se kishin shkuar për të sqaruar një debat të mëparshëm për shkak të sherrit që patën me vëllanë, por grupi tjetër i kishte sharë sërish.

Po kush janë të arrestuarit lidhur me përplasjen e ndodhur në Kavajë dhe akuzat që rëndojnë mbi ta?

I pari i arrestuar: Marjus Aliu 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”

  1. Ardian Dedej 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
  2. Eraldo Hyka 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
  3. Qazim Merkaj 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
  4. Agron Kollçaku 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërsa në kërkim është shpallur 33-vjeçari Denis Aliu,  lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë

Policia e Kavajës arreston në flagrancë 5 persona, si dhe shpall në kërkim një tjetër në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 04.07.2019, rreth orës 12:20, në lagjen Nr.4, në afërsi të Teqese në Kavajë, pas një konfikti per motive te dobeta mes disa shtetasve, ku u përdorën dhe armë zjarri dhe për pasojë humbi jetën një kalimtar si dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë, në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posacëm hetimor, i drejtuar nga Prokurori i Rrethit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje. U arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe konkretisht:

– M.A., 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– A.D., 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbeturr në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– E.H., 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– Q.M., 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– A. K., 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu u be shpallja ne kerkim e shtetasit D.A., 33 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, te cilat jane perdorur nga autoret e dyshuar, aparate celular, fisheke luftarak si dhe nje sere provash te tjera, te cilat jane derguar per ekzaminim te metejshem laboratorik.

Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ku shtetasit E.H., A.D. dhe Q.M. janë konfliktuar me shtetasit M.A. dhe D.A., konflikt, i cili është përshkallëzuar deri në përdorim të armëve dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një kalimtar i rastit shtetasi R.H., 52 vjeç banues ne Kavaje, si dhe janë plagosur shtetasit A.D., E.H., A.A., S. M. dhe M.A., të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet hetimore dhe proceduriale me grumbullime për grumbullimin e infoirmacioneve dhe provave të tjera.

Materialet hetimore ne lidhje me kete ngjarje ju kaluan Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje per hetime te metejshme.

Ditën e djeshme, lufta mes bandave në Kavajë i ka marrë jetën një kalimtari të pafajshëm. Breshëri plumbash mes dy grupeve rivale, ka sjellë plagosjen e 7 personave nga të dy grupet, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë. Viktima është Ramazan Alliu, ndërsa dy autorët janë dy vëllezër, Eraldo dhe Eljo Hyka.

 

 

 

Pas

Përplasja me armë mes bandave në Kavajë, policia arreston 5 persona, 1 në kërkim

Para

A do të shkarkohet presidenti Meta? Gazetari zbulon skenarin e socialistëve

Para
A do të shkarkohet presidenti Meta? Gazetari zbulon skenarin e socialistëve

A do të shkarkohet presidenti Meta? Gazetari zbulon skenarin e socialistëve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar