• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Shkëlqimi dhe rënia e Vangjush Dakos

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Shkëlqimi dhe rënia e Vangjush Dakos
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vangjush Dako, inxhinieri i ndërtimit i shpallur person i padëshirueshëm nga Shtetet e Bashkuara me arsyetimin e “korrupsionit madhor” është bërë pjesë e administratës në qytetin e Durrësit që në vitin 2001, kohë kur drejtonte shërbimin e policisë ndërtimore në këtë Qark.

Në 2004-2005, sipas CV-së së publikuar nga vetë Vangjush Dako, ai mori drejtimin e hipotekës në këtë qark, duke e mbajtur si pozicion deri në kohën kur dha dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet vendore të 2007 për kryetar bashkie të Durrësit si emër i propozuar nga Partia Socialiste.



Socialistët e drejtonin këtë bashki, të dytën për nga rëndësia pas bashkisë së Tiranës edhe në mandatin pararendës me Lefter Kokën, që nuk u kandidua në 2007. Përballë tij, Vangjush Dako kishte Armand Telitin e Partisë Demokratike. Pas dy mandatesh të socialistëve në krye te Durrësit, zgjedhjet duhet te ishin një formalitet për Partinë Demokratike. Por nuk ndodhi ashtu. Durrësi rezultoi një surprizë për të gjithë. Gara ishte e ashpër dhe hera-herës me akuza të forta nga të dyja palët si në nivel qendror ashtu edhe vendor për manipulime, shit-blerje votash dhe intimidim të votuesve. Në fund, me një grusht prej 308 votash diferencë nga 38 mijë vota në total, Vangjush Dako u shpall fitues.

Vitet e para të Vangjush Dakos në krye të bashkisë së dytë më të madhe në vend rrodhën të qeta dhe të patrazuara me akuzat e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës nga ana e rivalëve, ndërsa ai vetë nisi gradualisht të zgjeronte ndikimin në elektorat. Në zgjedhjet qendrore të 2009 ai ishte ndër drejtuesit kryesorë të fushatës së socialistëve në Qarkun e Durrësit, ku PS mori 5 mandate përballë 7 mandateve të PD-së. Në këtë rezultat ndikoi edhe LSI me Lefter Kokën, që në këtë qark siguroi një nga katër mandatet “e arta” që e futën më vonë në qeveri me Sali Berishën.

Me afrimin e zgjedhjeve vendore të 2011, emri i Vangjush Dakos nisi të akuzohej gjithnjë e më shumë nga Partia Demokratike për korrupsion, shpërdorim me lejet e ndërtimit dhe betonizim të qytetit, duke i vënë edhe nofkën “Gjush betoni”. Ferdinant Xhaferaj u dorëhoq nga posti i deputetit dhe i ministrit të Kulturës që mbante në atë periudhë për të sfiduar nën siglën e PD-së Vangjush Dakon për postin e kryebashkiakut të Durrësit.

Fushata ishte edhe më e ashpër se ajo në e 2007 kur Dako kishte përballë Armand Telitin, por rezultati ishte sërish surprizë. Këtë radhë jo dhe aq i ngushtë. Vangjush Dako jo vetëm që u konfirmua në krye të Bashkisë së Durrësit, por arriti që ta bëjë atë me një diferencë prej rreth 3600 votash, rezultat më komod në krahasim me fitoren e 2007.

Fitorja merrte më shumë vlerë edhe për faktin se kundërshtari i tij mbështetej fuqimisht nga qeveria e Partisë Demokratike, që këtë herë kërkonte me ngulm fitoren si në Tiranë, ashtu edhe në Durrës. Në Tiranë, Edi Rama doli vetëm 10 vota para Lulzim Bashës, por përmes një lëvizjeje të kontestuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, drejtuar nga Arben Ristani vendosi rinumërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. Rezultati u përmbys dhe Lulzim Basha u shpall fitues.

Me largimin e Edi Ramës nga Bashkia e Tiranës, Durrësi, së bashku me Fierin, Elbasanin dhe Vlorën mbeteshin qytetet nga ku buronte pushteti më i madh i Partisë Socialiste në opozitë. Kjo e afroi edhe më shumë Vangjush Dakon me drejtuesit qendrorë të partisë dhe i dha atij një rol të rëndësishëm në fushatën e 2013. Këto zgjedhje u realizuan pas marrëveshjes Rama-Meta të 1 prillit dhe bënte bashkë edhe Vangjush Dakon me Lefter Kokën në fushatën përballë Partisë Demokratike. Aleanca e re fitoi me një diferencë prej rreth 10 mijë votash dhe siguroi 7 mandate nga 13 në total që ka ky qark.

Në 2015, Dako u përzgjodh sërish si kandidat i përbashkët mes socialistëve dhe LSI-së për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Durrësit. Teorikisht, LSI në krah i bënte fitoren e Dakos përballë kandidates Grida Duma të Partisë Demokratike më të lehtë dhe ashtu ndodhi; ai u shpall fitues me një diferencë prej rreth 13700 votash më shumë.

Por, veç fitores për Aleancën për Shqipërinë Europiane, procesi zgjedhor i 2015 solli edhe krisjen e madhe mes PS-së dhe LSI-së. LSI akuzonte drejtuesit vendorë të PS-së se nuk u angazhuan në fushatë në bashkitë ku kandidatët e përbashkët ishin propozuar nga LSI, si në Pogradec, Vorë dhe Lezhë, që të trija bashki të humbura nga ASHE.

Krisja pasoi çarjen në 2017, kur “loja” politike trepalëshe PS-PD-LSI u mbyll me marrëveshjen Rama-Basha të 17 majit, ndërsa Ilir Meta ishte President i Zgjedhur. Marrëveshja pamundësonte regjistrimin e koalicioneve në zgjedhjet e 25 qershorit. Këto zgjedhje ishin edhe testi kryesor i fuqisë elektorale të Vangjush Dakos në Qarkun e Durrësit.

Testin e kaloi me sukses dhe në këtë qark Partia Socialiste e vetme mori 8 mandate, duke lënë me katër mandate Partinë Demokratike dhe me dy Lëvizjen Socialiste për Integrim. Si numër votash, PS siguroi rreth 73 mijë të tilla, duke u rritur me rreth 13 mijë vota më shumë në krahasim me zgjedhjet e 2013.

Ky ishte kulmi i shkëlqimit elektoral të Vangjush Dakos, që në 2017 mbylli serinë e fitoreve elektorale të socialistëve në Durrës përballë Partisë Demokratike, megjithëse pak muaj më parë bashkia e drejtuar prej tij kishte dalë garante në lirimin e parakohshëm nga burgu të Lulzim Berishës, kreu famëkeq i bandës së Durrësit.

“Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t’u punësuar në ndonjë subjekt privat”, shkruhej në vendimin e Gjykatës së Apelit, që lironte të dënuarin.

Dako nuk e mohoi daljen garant të bashkisë për gjetjen e punës për Lul Berishën, por u mbrojt duke thënë se ishte një procedurë rutinë e institucionit që drejtonte, sipas të cilës ish-kreu i bandës së Durrësit do të punonte vullnetarisht në komunalen e bashkisë.

“Ka një procedurë që çdo i dënuar që dënohet me dënim alternativ, që do të thotë me një punë vullnetare në komunitet, ne i ofrojmë punën në ndërmarrjet tona të shërbimeve, në ndërmarrjen komunale të pastrimit të plazhit, të pastrimit të qytetit, të dekorit apo të gjelbërimit. Punë vullnetare, ata punojnë pa shpërblim nga ana jonë, sepse e kanë dënim nga gjykata. Këto janë procedura rutinë të përditshme”, deklaronte ai në atë kohë.

Opozita e akuzonte se Lul Berisha ishte liruar qëllimisht me garancinë e Dakos para zgjedhjeve të 2017 për t’u angazhuar në mbledhjen e votave për PS, ndërkohë që lirimin e parakohshëm të tij e qortoi edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

“Kreu famëkeq i krimit të organizuar Lulzim Berisha u lirua nga burgu për arsye të panjohura. Ai vuajti më pak se gjysmën e dënimit me 25 vite burg, për 6 vrasje, trafik droge dhe krim të organizuar. Të gjithë duhet të indinjohemi nga ky lajm dhe duhet t’u themi gjykatave të korruptuara se në një demokraci kjo është e papranueshme”, deklaronte Lu, që në atë kohë kërkonte kokat e peshqëve të mëdhenj.

Akuzat për rolin në lirimin e Lul Berishës nuk u reflektuan në rezultatin elektoral që Vangjush Dako siguroi për PS-në në Qarkun e Durrësit, por gëzimi i frutave të fitores nuk do të zgjaste shumë për të. Pak muaj më vonë nisën të dalin në pah akuza të tjera kundër tij, pas arrestimit të bandës së Avdylajve në Shijak. PD akuzonte se Vangjush Dako kishte një lidhje të fortë me krerët e kësaj bande dhe akuzat u përforcuan me daljen e disa përgjimeve telefonike.

Dako mohoi çdo keqpërdorim dhe deklaronte se nuk paragjykonte qytetarët për votat dhe se ishte i pastër me “duart akullore”. Ai i mbijetoi dallgës së parë të përgjimeve të publikuara, por humbi mundësinë për të kandiduar sërish nën siglën e PS-së për një mandat të katërt në krye të Durrësit. Zgjedhjet u bojkotuan nga opozita, por nisur nga shifra e pjesëmarrjes në këtë proces mund të thuhet me siguri të madhe se më 30 qershor u ndje mungesa e Vangjush Dakos.

Ai u mënjanua nga jeta politike, por akuzat e opozitës në drejtim të tij, sidomos pas publikimit të përgjimeve të Prokurorisë nga gazeta Bild u përforcuan. Një muaj pasi la postin e njeriut më të pushtetshëm në Durrës, për Vangjush Dakon mbërrin një goditje më e fortë, këtë herë nga përtej Atlantikut. “Perceptorët” amerikanë të korrupsionit kanë radhitur emrin e Dakos dhe familjes së tij në listën e zezë, së bashku me Adriatik Llallën dhe Tom Doshin, të personave që nuk u lejohet të shkelin në SHBA me arsyetimin e “korrupsionit madhor”.

“Njolla” e amerikanëve nuk e bën fajtor, aq më pak përsa kohë drejtësia në Shqipëri, të paktën zyrtarisht nuk e ka marrë ende si person nën hetim, por, nëse do të përdornim termat e vetë Vangjush Dakos, ajo tregon ndoshta se pushteti ndonjëherë është si frigoriferi që ruan akulloret të mos shkrihen.

Gazeta Si

 

 

Etiketa: bashkia durresVangjush Dako
Pas

Skandal në Tiranë, përdhunuan e kërcënuan 13-vjeçarin se do publikonin videon, arrestohen 2 të rinj, në kërkim 1 tjetër (EMRAT)

Para

Historia e 10 tërmeteve më shkatërrimtare në Shqipëri, shkaktuan qindra të vdekur

Para
Historia e 10 tërmeteve më shkatërrimtare në Shqipëri, shkaktuan qindra të vdekur

Historia e 10 tërmeteve më shkatërrimtare në Shqipëri, shkaktuan qindra të vdekur

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar