• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rreziku që po i afrohet ekonomisë shqiptare

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Rreziku që po i afrohet ekonomisë shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Vjoldi Danaj, ekspert për politikat ekonomike

Raporti i fundit i FMN-ës nuk ka qenë aspakë ndonjë risi. Duke qenë se pjesa më e madhe e ekonomistëve në vend kanë kohë që paralajmërojnë qeverinë për disa vendime të keq studiuara përsa i përketë ekonomisë së vendit. Personalisht kam qenë gjithmonë skeptik kur FMN ose Bnka Botërore në muajt e kaluar parashikonin një rritje nga 3.7 deri ne 4.2% të ekonomisë shqiptare.





Si mund të parashikohet rritje ekonomike për një vend ku punëdhënësi më i madh është shteti, ku emigrimi sidomos ai i brezit të ri i cili do shtonte krahun e punës në vend ka arritur shifra shqetësuese? Si mund të kemi rritje ekonomike kur edhe fasoneria që deri më sot i ka dhënë oksigjen ekonomisë ndikohet në mënyrë të drejtë-përdrejtë nga ecuria e ekonomisë së eurozonës sidomos asaj italiane? Pretendojmë të kemi rritje ekonomike kur në të vërtetë nuk kemi asnjë strategji kombëtare të qartë për drejtimin e investimeve vendase dhe të huaja?

Gjithmonë e më shumë pranohet se pikat strategjike të ekonomisë së vendit janë: energjia elektrike, turizmi, bujqësia dhe blektoria. Ndërkohë asnjë investim konkret dhe me prespektivë afatëgjatë nuk duket ne horizont. Kemi një borxh publik që gjithmonë e me shumë po rritet por në të njëjtën kohë nuk përkon me investime publike “inteligjente” që të prodhojnë rritje ekonomike për të bërë të mundur shlyerjen e vet borxhit. Konsumi ka ardhur gjithmonë e më shumë në rënie duke prurë kështu një ulje të qarkullimit të ekonomisë.

Një nga vendimet më të gabuara që kan marrë shteti jonë është mënyra e krijimit të PPP-ve të famëshme te cilat po fillojne të japin efektet e tyre negative në përkeqësimin ekonomik dhe rritjen e mëtejëshme te borxhit Publik. Mos të harrojmë se borxhi publik ndikonë jo vetem ne jetesën e qytetarëve sot por edhe të brezave të ardhshëm.

FMN kerkon që të merren masa drastike duke rritur presionin fiskal por harrojnë që rezultatet e kesaj politike utopike janë dhënë edhe nga shtetet e tjera të bashkimit europianë të cilat përkeqësuan situatën ekonomike duke pershpejtuar rrezikun e tyre drejten falimentimit. Asnjëherë rritja e barrës fiskale në ekonomi nuk ka dhënë rezultate të mira për vendet që i kanë ndërmarrë pervec asaj gjermane të mbaluftës. Atëhere situata ishte e tillë që e ndihmoj ringritjen e Gjermanisë. Si mund të mendohet rritja e persionit fiskal në një vend si Shqipëri kur mungojnë kolonat e një ekonmie stabël por sikur mos të mjaftonte kjo, Shqipëria vuan edhe për shkakë të një përqëndrimi të lartë të ekonomisë. Presioni fiskal do e mbyste edhe më shumë ekonominë tonë duke i hequr edhe atë pak oksigjen që po i jep mundësin të mbijetojë edhe pse në agoni.

Kjo gjë do detyronte familentimin e shumë sipermarrjeve, do përkeqësonte edhe më tej shtresat ne nevojë, do rriste papunësinë dhe emigrimin e mëtejshëm.

Do të ishte një vendim shkatërrues sikur të ndiqej politika e presionit fiskal sipas këshillimit të FMN-ës.

Ajo që duhet bërë është rritja e investimeve madhore publike që do ndihmonte në rritjen e konsumit, do duhej nje strukturim i të gjithë formës organizative të institucioneve shtetërore e cila do ndihmonte në rritjen e eficencës dhe uljen e korrupsionit, rregullimi i problemit te pronës për të stimuluar investimet vendase dhe të huaja, lehtësimi i barrës fiskale per “Neosipërmarrjet”, investime të rëndësishmë në arsim duke rritur bashkëpunimin me sipermarrjet private. Duhen ndaluar PPP-të në mënyrë të menjëherëshme për të paktën 4 vjet dhe rishikimi i kontratave aktuale. Eliminimi sa më shumë i nepotizmit në institucionet publike do ndikonte në rritjen e nivelit dhe eficencës.

Ekonomia shqiptare nuk duhet të jetë një provë për të parë rezultatet e disa vendimeve kur ekzistojnë mjaftë shembuj të vendeve Europiane që tregojne mbi këto politika shkatërruese të presionit fiskal.

 

Pas

Më kutitë e votave në krahë, Berisha publikon fotot e manipulimit të 30 qershorit

Para

Shkarkohet nga detyra myftiu i Tiranës Ylli Gurra, ja kush do ta zëvendesojë

Para
Shkarkohet nga detyra myftiu i Tiranës Ylli Gurra, ja kush do ta zëvendesojë

Shkarkohet nga detyra myftiu i Tiranës Ylli Gurra, ja kush do ta zëvendesojë

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar