• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Përfitimet që sjell leximi, 9 arsyet përse duhet të lexoni çdo ditë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Përfitimet që sjell leximi, 9 arsyet përse duhet të lexoni çdo ditë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse jeni një prej atyre shumë njerëzve që nuk e kanë të lexuarit një zakon të rregullt, atëherë po humbni shumë: leximi ka një numër të madh përfitimesh, dhjetë prej të cilëve janë renditur më poshtë.

1.Stimulimi mendor





Studimet kanë treguar se stimulimi mendor mund të ngadalësojë përparimin (apo edhe parandalojë ndodhta) e Alzheimerit dhe Dementias, duke qenë se mbajtja në aktivitet e trurit tuaj e pengon atë që të humbasë energji. Ashtu si gjithë muskujt e tjerë të trupit, truri ka nevojë për ushtrime që të qëndrojë i fortë e i shëndetshëm, kështu që fraza “përdore ose humbe” është vecanërisht me vlerë kur vjen fjala tek mendja juaj. Plotësimi i gjëzave dhe lojëra si shahu ndihmojnë shumë për simulimin konjitiv.

  1. Reduktimi i stresit

Pavarësisht sa shumë stres keni në punë, në marrëdhëniet personale, apo probleme të tjera të shumtë që ndeshni në jetë, të gjithë largohen kur zhyteni në një histori të bukur. Një roman i shkruar bukur ju transporton në vende të tjerë, ndërsa një artikull angazhues ju shpërqëndron dhe ju mban në të tashmen, duke bërë që tensionet të largohen dhe duke ju ndihmuar të relaksoheni.

  1. Dijet

Gjithcka që lexoni mbush kokën tuaj me copëza informacioni, dhe ju nuk e dini asnjëherë se kur do ju mund t’ju duhet. Sa më shumë njohuri që keni, aq më të aftë do të jeni që të përballoni sfidat që do të ndeshni. Po kështu, nëse bini në situatë të vështirë, mos harroni: ndonëse mund të humbisni gjithcka tjetër – punën, zotërimet, paratë, madje edhe shëndetin – dijen nuk do mund t’jua marrin asnjëherë.

  1. Zgjerim fjalori

Sa më shumë që lexoni, aq me më shumë fjalë ekspozoheni, dhe pashmangshmërisht ato do të hyjnë në fjalorin tuaj të përditshëm. Të jeni të artikuluar ju ndihmon shumë në profesion, dhe fakti që mund të flisni plot vetëbesim, do t’jua rrisë realisht besimin tek vetja. Madje mund t’ju ndihmojë edhe në karrierë, pasi njerëzit e lexuar, që flasin bukur dhe kanë njohuri për një sërë temash, kanë prirjen që të ngrihen më shpejt në detyrë, se sa ata me fjalor të mangët dhe mungesë njohurish në letërsi, shkencë apo ngjarjet globale. Leximi i librave është jetik edhe për mësimin e gjuhëve të reja, pasi mësohesh me kontekstin, i cili rrit të folurit dhe rrjedhshmërinë.

  1. Përmirësim i kujtesës

Kur lexoni një libër, duhet të mbash mend një sërë personazhesh, të kaluarat e tyre, ambiciet, historinë, dhe nuancat, si dhe nëntemat e ndryshme. Janë goxha gjëra për t’u mbajtur mend, por truri është një gjë e mrekullueshme dhe mund t’i mbajë mend kollaj këto gjëra. Më i mrekullueshëm është fakti që, cdo kujtim i ri që krijoni, farkëton sinase të reja (shtigje të trurit) dhe forcon ato ekzistuese, gjë që ndihmon kujtesën afatshkurtër dhe stabilizon humorin.

  1. Aftësi më të forta të mendimit analitik

A keni lexuar ndonjëherë një roman misteri magjepsës, dhe keni zgjidhur vetë misterin pa e mbaruar librin? Nëse po, atëherë keni qenë në gjendje të vini në punë mendimin kritik dhe analitik, duke marrë shënim gjithë detajet e ofruara si dhe i keni renditur ato për të gjetur “kush e bëri”. E njëjta aftësi për analizimin e detajeve hyn në punë edhe kur vjen puna tek kritika e temës; të përcaktosh nëse është një libër i shkruar mirë, nëse personazhet janë zhvilluar si duhet, nëse historia ka rrjedhur natyrshëm etj. Nëse do keni ndonjëherë mundësinë të diskutoni librin me të tjerë, do të jeni në gjendje të shprehni qartë mendimet tuaja, pasi keni marrë kohën të mendoni gjithë aspektet e përfshirë në të.

  1. Përmirësim i fokusit dhe përqëndrimit

Në botën tonë të cmendur pas internetit, vëmendja tërhiqet në një milionë drejtime njkohësisht, pasi bëjmë shumë detyra përditë. Në vetëm 5 minuta, personi mesatar e ndan kohën e vet mes punës me një detyrë, kontrollit të një emaili, bisedave me një grup njerëzish (skype etj), një sy nga Tuiteri, monitorimi i celularit, dhe ndërveprimi me punonjësit e tjerë. Kjo lloj sjelljeje shkakton rritje të niveleve të stresit, dhe ul produktivitetin tonë. Kur lexoni një libër, e gjithë vëmendja juaj fokusohet tek historia – pjesa tjetër e botës thjeshtë largohet, dhe ju mund të zhyteni në gjithë detajet që përthithni prej librit. Përpiquni të lexoni për 15-20 minuta para punës dhe do të habiteni sa i fokusuar do të jeni kur të shkoni në zyrë.

  1. Aftësi më të mira në shkrim

Kjo shkon krah për krah me zgjerimin e fjalorit tuaj: nëse lexoni vepra të shkruara mirë do të ndieni ndikimin në shkrimin tuaj, pasi vëzhgimi i stilit të rrjedhshëm të shkrimtarëve të tjerë do të ketë ndikim në mënyrën tuaj. Në po atë mënyrë që muzikantët influencojnë njëri-tjetrin, dhe piktorët përdorin teknika të vendosura nga mjeshtëra të mëhershëm, edhe ata që shkruajnë mund të mësojnë për të bërë prozë duke u bazuar në veprat e të tjerëve.

  1. Qetësia

Përvec qetësisë që shoqëron leximin e një libri të mirë, është e mundur që tema për të cilën lexoni të sjellë paqe të madhe së brendshmi. Leximi i teksteve spiritualë mund të ulë tensionin e gjakut dhe të sjellë një ndjesi të madhe qetësie, ndërkohë që leximi i librave për zhvillimin personal është treguar se ndihmon njerëzit me crregullime humori apo sëmundje të buta mendore.

 

 

Pas

Aksident i rëndë në Elbasan, përmbyset makina, plagosen 2 persona

Para

Shifra alarmante/ Shqipëria drejt zhdukjes, sa do të jetë popullsia në fund të këtij shekulli

Para
Shifra alarmante/ Shqipëria drejt zhdukjes, sa do të jetë popullsia në fund të këtij shekulli

Shifra alarmante/ Shqipëria drejt zhdukjes, sa do të jetë popullsia në fund të këtij shekulli

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar