• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

PD nuk i ndahet koncesioneve, Duma liston arsyet pse Milot-Balldren është një sagë korruptive

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
PD nuk i ndahet koncesioneve, Duma liston arsyet pse Milot-Balldren është një sagë korruptive
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Koncesionet e rrugëve Milot – Balldren dhe Orikum Dukat kanë qenë sërish në qendër të sulmit nga Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka vijuar akuzat kundër qeverisë socialiste për koncesionin e rrugës Milot-Balldren që e cilëson si sagë korruptive. Duma jep të gjitha arsyet se përse sipas saj është aferë e pastër korruptive.





Koncesioni u vota ditën e enjten, në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion parlamentar.

Postimi i plotë:

Saga korruptive e Milot – Balldren; aferë dhe provë e qartë e krimit ekonomik dhe korrupsionit që zhvillohet “në dritë të diellit” Në 18 korrik të këtij viti kuvendi miratoi me nxitim kontratën e koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”. Si gjithmonë një kontratë e nisur si ofertë e pakërkuar nga kompania ANK. Kjo kontratë u miratua në të njëjtën ditë që Kuvendi kaloi dhe projektligjin për ndalimin e ofertave të pakërkuara për rrugët, një kërkesë kjo e vazhdueshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Rruga Milot – Balldren 17.2 km e do kushtojë 213.6 milionë euro ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kjo kontratë do paguhet në euro dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, kur të ardhurat qeveria shqiptare i merr në lekë, e gjitha për të mbrojtur dhe kompaninë

Në samitin e Poznanit ku qeveria shqiptare kishte mundësinë të përfitonte mbi 70% të shumës nga BE, Rama u paraqit pa asnje kërkesë, ndërsa vendet e tjera mundën të përfitonin ndërtimin e rrugëve me fonde europiane, Shqipëria do t’i kryejë me 14 fishin e kostove, një vjedhje e njëqind fishtë, së pari se do të mund të kryheshin shumica e kilomentrave me fonde europiane dhe së dyti sepse një km me studimin europian kushtoj 1.2 mln ndersa me PPP e Ramës, Milot – Balldren sipas kontratës faktike tashmë kushton 13.3 mln euro. Dhe afera nuk mbaron këtu, kompania me të dhënat dhe hulumtimet edhe të mediave dinjitoze nuk ka aftësi paguese. Kështu ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, ndësa të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro.

Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Për këtë qeveria Rama bën një tjetër “zgjidhje”. Në ndryshim nga kontratat e mëparshme që bëhen me “çelësa në dorë”, që do të thotë që kompania kontraktore ka përgjegjësinë të mbarojë punimet pa kërkuar asnjë fond shtesë, përveç vlerës së kontratës së prokurimit (si në rastin e rrugës së Arbrit); për Milot-Balldren, kushtet janë ndryshe. Neni 35 i kontratës, “Ndryshime në punimet apo shërbimet” specifikon që Autoriteti Kontraktor mund të kërkojë ndryshime në projekt përmes një kërkesë me shkrim, përpara fillimit të këtyre punimeve, duke lënë në këtë mënyrë të hapur një rritje tjetër të kostove. Kontrata parashikon që përballimi i kostove për ndryshimin e kërkuar bëhet nga Autoriteti Kontraktor. Edhe shoqëria koncesionare mund të propozojë ndryshime dhe në këtë rast kostot ndahen 50:50. (neni 35, faqja 70-72 e kontratës:  http://www.parlament.al/…/ProjektL…/kontratamilotballdre.pdf)

Pra në seancën e fundit të Kuvendit ka ndodhur që të:

– miratohet në të njëjtën ditë një PPP e pakërkuar dhe projektligji për ndalimin e PPP te pakërkuara nga FMN

– miratohet një PPP me vlerë 14 fish më të lartë se vlera që përcakton Bashkimi Europian për të njëjtat rrugë,

– pagesa miratohet në euro, ndryshe nga kontratat e mëparshme dhe ndërsa kostot e inflacionit i bien buxhetit të shtetit që vepron në lekë,

– për të avantazhuar kompaninë e cila nga bilancet zyrtare duket që nuk ka aftësi paguese, futet në Nenin 35 të Kontratës një klauzolë që jep mundësi ndryshimi pagesash apo kostosh dhe e lehtëson kompaninë e rëndon shtetin sepse parashikohet që punimet te mund të mos kryhen “me çelësa në dorë”. Të gjitha këto shkelje që bëhen qetësisht janë provë e pastër se nëse reforma në drejtësi do te kishte nisur së funksionuari abuzuesit duhet te dilnin para drejtësisë.

Etiketa: Grida DumaMilot Balldren
Pas

6 Këshilla të dobishme kundër dhjamit në bark

Para

A janë dietat vegjetariane të shëndetshme për fëmijët?

Para
A janë dietat vegjetariane të shëndetshme për fëmijët?

A janë dietat vegjetariane të shëndetshme për fëmijët?

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar