• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pas Zoran Zaev, edhe Ramush Haradinaj bie pre e përgjimeve

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Pas Zoran Zaev, edhe Ramush Haradinaj bie pre e përgjimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy homologët, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishin të fundit që ranë pre e dy komedianëve rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov që duke u shtirur si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, folën me ta për çështje të rëndësishme nëpër të cilat po kalon rajoni. Ishte Zaev ai që foli edhe për çështjen e territoreve, duke treguar se kush qëndron prapa kësaj ideje.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ai i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dy ranë pre e dy komedianëve rus, Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, që duke përdorur identitete të rreme të liderëve të shteteve, telefonojnë personalitete të njohura, duke biseduar me to për tema të ndryshme.





Vetëm një ditë më parë është bërë e ditur se Zaev përmes një telefonate që mori nga të dy këta, duke menduar se po fliste me ish-presidentin e Ukrainës Petro Poroshenkon foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe Turqisë.

Në një telefonatë që është publikuar në faqen e dy komedianëve në YouTube, Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve kanë rënë dakord edhe dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Duke dhënë tutje detaje Zaev është deklaruar se kjo nënkupton që Kosova t’ia jep Serbisë 10 komuna.

Të martën në një konferencë për shtyp Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar, derisa u shpreh i lumtur se është në një shoqëri të mirë me të mashtruarit, ku marrin pjesë presidenti francez Macron, shefi i NATO-s Stoltenberg dhe këngëtari Elton John, shkruan Express.

Zaevi tregoi gjithashtu se ai ua kishte dhënë humoristëve rusë numrin e telefonit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se “është e natyrshme që t’ua hapë numrat e telefonit të liderëve rajonalë” komedianëve rusë.

Komedianët si duket kanë folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi morën numrin e tij nga Zaevi.

Megjithase audio nga ajo bisedë nuk është publikuar ende, ishte bërë e ditur se edhe kryeministri Haradinaj kishte rënë pre e komedianëve nga telefonata e rreme ku këta ishin prezentuar në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko.

Haradinaj, pati bërë të ditur se e përkrahë “mikun e tij”, Petro Poroshenkon për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë dhe se kryeministrit të ardhshëm, Vovan Lexusov i dëshiron të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën.

Realisht, emri i kryeministrit “Vovan Lexusov” është një emër i rremë, respektivisht është kombinim i emrave të dy komedianëve Vovan dhe Lexus .

 

Pas

Nano habit me deklaratën: Kam qenë pjesë e Sorosit, Rama miku i tij më i mirë, ata që e sulmojnë janë majmunë

Para

5 vetitë e një gruaje të fortë që e veçojnë prej të tjerave

Para
5 vetitë e një gruaje të fortë që e veçojnë prej të tjerave

5 vetitë e një gruaje të fortë që e veçojnë prej të tjerave

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar