• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Paradoksi në Velipojë, emri i njëjtë me komshiun e bën pronar të dy shtëpive

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Paradoksi në Velipojë, emri i njëjtë me komshiun e bën pronar të dy shtëpive
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së premtes rastin e qytetares Jolanda Dodaj nga Velipoja , e cila prej më shumë se një viti nuk mund të paguajë detyrimet e taksave, pasi fatura i kishte shkuar 600 mijë lekë.

Shkak janë bërë gjeneralitetet e njëjta të bashkëshortit të saj me dikë tjetër dhe Bashkia Shkodër e nxjerrë pronare të dy shtëpive , duke i faturuar edhe taksat e qytetarit tjetër Jolandës.



Qytetarja pohoi për Fiksin se bashkëshorti i saj quhet Zef Nikollë Dodaj dhe është pronar i një shtëpie në Pulaj Velipojë. Në korrik të vitit 2018 asaj i kishte shkuar nga Bashkia Shkodër fatura e taksave që duhej të paguante prej 611.984 lekë . E shqetësuar për shkak të shumës qytetarja iu drejtua zyrave të Aluiznit, pasi taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja ishte në vlerën e 603.641 lekë që nuk i takonte zonjës në fjalë.

Ajo mësoi se rezultonte si pronare e dy shtëpive, një në Velipojë dhe një tjetër në Milot. Edhe pse kishte kaluar një vit, qytetarja nuk paguante dot taksat, pasi ende Bashkia Shkodër nuk i kishte çuar një faturë te re, të rillogaritur vetëm për pronën e saj. Në këto kushte Jolanda iu drejtua Fiks Fare për të zgjidhur problemin e saj, pasi bashkia nuk i kishte marrë parasysh kërkesat e saj.

Fiksi u interesua fillimisht në Kadastrën e Shkodrës, ku përgjegjësi i sektorit të legalizimeve shpjegon se rasti në fjalë trajtohet nga Drejtoria e Zonave të Stimuluara në Tiranë, pasi banesa e saj ndodhet në bregdet. Jolanda i ishte drejtuar Drejtorisë së Zonave të Stimuluara , por sipas saj kjo e fundit nuk kishte dërguar pranë Bashkisë Shkodër dokumentin se ajo poseidonte vetëm një banesë atë në Velipojë.

Por një gjë të tillë e hedh poshtë juristja e kësaj drejtorie e cila deklaroi për Fiksin se Bashkisë Shkodër i është dërguar njoftim zyrtar, pas verifikimeve të gjeneraliteteve u kuptua se kishin të bënin me dy persona të ndryshëm me të njëjtin emër, Zef Nikollë Dodaj.

Dhe verifikimi ishte mjaf i lehtë duke u kuptuar vetëm nga data e ditëlindjes. Sipas saj Bashkia Shkodër duhet të bëj një rillogaritje të faturës për qytetaren pas njoftimit të tyre. Ky njoftim i është dërguar Bashkisë Shkodër në nëntor të vitit 2018 nga Drejtorisë së Zonave të Stimuluara.

Fiksi udhëtoi përsëri drejt Shkodrës për të pyetur në bashki se përse qytetares nuk i kishte shkuar një faturë e re me përllogaritje reale. Drejtoria e të ardhurave pranë Bashkisë Shkodër sqaroi se kishin marr informacionin e nevojshëm nga Tirana për rastin në fjalë, por ka pasur një numër të madh subjektesh që janë trajtuar e kjo ka sjell vonesë.

” Shumë shpejt qytetares do t’i dërgohet fatura e re, me vlerën reale që ajo mund të paguajë ” tha Blendi Gjylbegaj, drejtor i Drejtorisë së të ardhurave Shkodër. Por duhej interesimi i Fiks Fare që Jolanda të mund të kishte faturën e saktë me përllogaritje për të paguar detyrimet për shtëpinë e saj./TCH

Pas

Telashe për Bashën në horizont, Ristani del hapur kundër

Para

Këtë herë në plazh, Grida Duma dhe Ervin Salianji kapen sërish mat (FOTO)

Para
Këtë herë në plazh, Grida Duma dhe Ervin Salianji kapen sërish mat (FOTO)

Këtë herë në plazh, Grida Duma dhe Ervin Salianji kapen sërish mat (FOTO)

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar