• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Paloka akuza të rënda ndaj ish-funksionarëve të PD: Bashkëpunuan me Ramën, ja cila qe arsyeja pse ndryshuam strategjinë për të bllokuar zgjedhjet

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Paloka akuza të rënda ndaj ish-funksionarëve të PD: Bashkëpunuan me Ramën, ja cila qe arsyeja pse ndryshuam strategjinë për të bllokuar zgjedhjet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka hedhur akuza të forta në drejtim të ish-funksionarëve të kësaj partie, duke u shprehur se ata kanë bashkëpunuar me Edi Ramën për përfitime personale.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN,  Paloka u pyet edhe për pakënaqësitë e figurave historike si Jozefina Topalli dhe Arben Imami, ku u shpreh se nuk i shihte dhe nuk i lexontë më dhe shtoi se ata e kishin dikur një emër por po e hedhin në plehra.

Më vonë, por pa përmendur emra, Paloka deklaroi se disa “funksionarë të PD-së kanë bashkëpunuar me Ramën që në 2013, për të pasur përfitime personale”.

I pyetur për emra të përveçëm, ai refuzon por sqaron se nuk  e ka të paktën me Topallin, sepse ajo thjesht “e ka inatin me Bashën, kjo e bën të dali kundër partisë së saj”.

“Protesta e sotme dhe plani i Rames per dhune, ndoshta dhe viktima ne 30 qershor” 

Për sa i përket protestës, Paloka zbuloi se ajo do të ketë si komponent kryesor “falënderimin për qytetarët shqiptarë që nuk ranë pre e farsës së 30 qershorit”, ku pritet që mbështetësit të dalin në protestë edhe me fëmijët e tyre, duke nënkuptuar një qasje paqësore të saj, edhe pse Paloka thotë që “nuk kemi thirrur ndonjëherë protesta të dhunshme. Kemi patur fishekzjarrë dhe elemente që mund të kujtojnë idenë e një proteste ndryshe, por kurrë thirrje për dhunë”.

Dhuna, për të, ishte ajo që dëshironte kryeministri Edi Rama në 30 qershor, madje për Palokën kreu i ekzekutivit kishte aktivizuar “banda të ndryshme në çdo qytet, si Hakmarrje për Drejtësi në Lushnje, për të shkaktuar dhunë dhe ndoshta viktima”.

Ky ka qenë shkaku që PD ka ndryshuar strategjinë saj për zgjedhjet. “Vendimi u mor orët e fundit, brenda PD-së” por pohon se fillimisht të paktën ai nuk ishte dakord me qasjen e lidershipit opozitar.

“Unë isha nga ata që donin të bllokoheshin fizikisht zgjedhjet. Sot kam një mendim ndryshe, por vetëm sepse qytetarët iu përgjigjen thirrjes për të mos votuar”, thotë Paloka, përndryshe sipas tij “do të ishim përballë vendosjes reale të diktaturës në Shqipëri, me një kryeministër që nuk pyet për askënd, as për ligjet që ka bërë vetë”.

Sipas nënkryetarit të PD-së, Rama është tashmë ”i refuzuari i madh, 80% e shqiptarëve, edhe brenda socialistëve, nuk e do”, dhe opozita në shifra është mazhorance absolute, por ndërkohë mendon që Rama “nuk të len të votosh”.

Pas

E papritur, Voltana Ademi letër ambasadorëve të huaj: Dorëzoj Bashkinë por vetëm me një kusht

Para

Pëson arrest kardiak sapo futet në det, humb jetën pushuesi në Durrës

Para
Pëson arrest kardiak sapo futet në det, humb jetën pushuesi në Durrës

Pëson arrest kardiak sapo futet në det, humb jetën pushuesi në Durrës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar