• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Opozita nuk njeh zgjedhjet por ç’do të ndodhë me bashkitë e djathta? Alibeaj zbulon planin e PD

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Opozita nuk njeh zgjedhjet por ç’do të ndodhë me bashkitë e djathta? Alibeaj zbulon planin e PD
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur opozita nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit, ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbuluar planin se çfarë do të ndodhë me bashkitë që drejtohen nga të djathtët.

I ftuar në studion e News24, Alibeaj ka theksuar se ‘kalimi i stafetës bëhet vetëm kur pasardhësi është i ligjshëm’, duke dhënë kështu mesazhin se kryebashkiakët e PD nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre.

“Nuk është punë karrigesh, tanët nuk e kanë bërë për karrige, se ata po. Kryetarët tanë kanë qenë të diskriminuar nga qeveria, asnjë projekt, kanë bërë vetëm me taksat e vogla. Asnjë mbështetje financiare nuk kanë marrë. Nuk është e rëndësishme çfarë do bëjnë kryetarët tanë, por çfarë do bëjë publiku në këto bashki. Ky që po vjen nuk është produkt i dëshirës së tyre. Kryetarët tanë kanë për detyrë t’i lirojnë karrigen një pasardhësi të ligjshëm. Kur nuk njihet procesi, edhe produkti është i paligjshëm”, u shpreh ish-deputeti.

Më tej, ish-deputeti ka folur edhe për deklaratën e PD para 30 qershorit për pamubndësim zgjedhjesh. Sipas tij kjo do bëhej duke mos marrë pjesë.

“Ne thamë që do të pamundësojmë zgjedhjet dhe kjo bëhet duke mos marrë pjesë. Sa i takon përplasjeve fizike, e menduam. Ju thamë njerëzve që kjo nuk është çështje e opozitës, ne shqiptuam faktin që të mos lejonim zgjedhjet, qoftë edhe fizikisht. I thamë popullit “po e kemi të drejtën, të ndalojmë me çdo lloj mjeti farsën”.

Ne nuk kompleksohemi nga asnjë ndërkombëtar, por dëgjojmë zërin e arsyes, që do të thotë nëse nga ana e regjimit ka papërgjegjshmëri, gjë që e treguan, se Rama kërkoi vëllavrasje, pse duhet ta çonim ne në planin e tyre.

E lamë të dështonte plani i autokratit dhe kështu ndodhi. Rama kishte ngritur kurth për të çuar vendin në vëllavrasje, sepse donte gjak. Ndërkohë, e vërteta ishte paqja, heshtja, reflektimi që duhet të kishte kjo shoqëri. Neve sot na qeveris Edi Rama, një bandë kriminale, që me dhunë ka arritur të marrë 15% të votave, ndërkohë që shënon fatin për 100% të shqiptarëve, kjo është dramë e madhe”, tha Alibeaj.

Pas

Zgjedhjet e 30 qershorit, Voltana Ademi takon dy vëzhguesit e OSBE: Ju dorëzova fakte të shumta, materiale foto dhe…

Para

Grabitja spektakolare në Rinas, policia shpall në kërkim tre persona, ofron 10 mijë euro shpërblim (EMRAT)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

nga Fast News
14:13 | 06/09/2025
0

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

nga Fast News
11:49 | 06/09/2025
0

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

nga Fast News
11:42 | 06/09/2025
0

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

nga Fast News
11:38 | 06/09/2025
0

Recent News

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

Lehtësira të reja për pagesën e taksave vendore, ja kategoritë përfituese! Dokumentet që duhet të dorëzojnë në bashki

14:13 | 06/09/2025
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

11:49 | 06/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar