• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Në shtator do të jetë shumë vonë” Meta e nis ditën me një paralajmërim të fortë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Në shtator do të jetë shumë vonë” Meta e nis ditën me një paralajmërim të fortë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një paralajmërim të fortë.

Me anë të një deklarate në rrjetet sociale ai shprehet se Shqipëria ka nevoje për zgjidhje tani dhe se në shtator do të jetë shumë vonë.





Ai bën një krahasim me fëmijët dhe shkruan se atyre u ndodh dhe ju falet kur shtyjnë një provim me një lëndë që nuk i tërheq fare, ndërsa politikanëve nuk ju fallen sjellje të tilla.

DEKLARATA E PLOTE E PRESIDENTIT ILIR META

Të mos kalojmë në KundërKohë!

Ky është pikërisht momenti kur koha nuk punon më për ty dhe ti fillon e gënjen veten se do gjesh një rrugë justifikimi për dështimin tënd të sigurt.
U ndodh shpesh fëmijëve kur kanë përpara provimin e një lënde që nuk i tërheq fare. Nuk e zënë me dorë librin për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë e luajnë duke gënjyer veten se kanë ende kohë para provimit.
Por vjen një moment, kur koha nuk punon më për ty dhe kalon në KundërKohë.

Atëherë fillon e mendon si të justifikosh dështimin tënd në provimin që ti s’mësove kur duhej.
Kuptohet, zakonisht prindërve u thuhet se fajin e kishte Zysha, se ishte e keqe dhe e padrejtë.
Por fëmijëve u falen sjellje të tilla dhe ato u kthehen në mësim për të ardhmen.

Ndërsa politikanëve jo!

Për më tepër të një vendi që ka shpërdoruar kaq shumë kohë dhe mundësi në tre dekadat e fundit. Të një vendi që në vitet 2000, 2001 ishte gati me të njëjtin ritëm integrues si Kroacia dhe shumë para Serbisë e Malit të Zi.
Se ku ështē Kroacia, dihet prej vitesh, por edhe Serbia dhe Mali i Zi gjithashtu. Po kështu edhe sakrifikimi i çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë, as zgjidhje, dhe as shpëtimi i fytyrës tonë që nuk duam t’i plotësojmë detyrimet që i dinë të gjithë.

Populli ynë nuk e meriton të mbetet i fundit në rajon, për shkak të liderëve të tij të llastuar!

Kemi dhe fare pak kohë për të mos kaluar në KundërKohë!

Nuk na mjaftoi që ishim në KundërKohë me gjithë qytetërimin Perëndimor për 45 vite?

Duhet hequr dorë urgjentisht nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra-tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët.

Duhet Lidership dhe Lidershipi jep zgjidhje në interes të të gjithë vendit!

Në mënyrë që 18 tetori të jetë një ditë e gëzueshme për mbarë shqiptarët dhe rikthimi, jo vetëm të shpresës e sigurisë për të ardhmen, por në radhë të parë të të rinjve tanë.

Shqipëria ka nevojë për zgjidhje!
Tani!
Në shtator do jetë shumë vonë!

Aq më tepër pas 18 tetorit të sakrifikuar për mungesë përgjegjësie ndaj vendit.

Shqipëria është lodhur me marrëveshje tejet të vonuara, që sakrifikojnë të ardhmen e saj, për të shpëtuar karrierat e politikanëve të papërgjegjshëm, në emër të gjoja stabilitetit që ata e minojnë çdo ditë me sjelljet dhe mosveprimet e tyre.

SHQIPËRIA E PARA!??
Me vepra, jo fjalime!

 

 

Etiketa: Ilir metaparalajmerimi i presidentit Meta
Pas

Greqia sërish në panik, tërmet 5.3 ballë në ishull

Para

“Ne e dimë fundin e kësaj rruge” Basha tregon kushtin e vetëm dhe të panegociueshëm të opozitës

Para
“Ne e dimë fundin e kësaj rruge” Basha tregon kushtin e vetëm dhe të panegociueshëm të opozitës

“Ne e dimë fundin e kësaj rruge” Basha tregon kushtin e vetëm dhe të panegociueshëm të opozitës

Të Gjitha

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Reduktim i furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës, UKT shpjegon se cfarë ndodh sot

Reduktim i furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës, UKT shpjegon se cfarë ndodh sot

nga Fast News
07:45 | 03/07/2025
0

Rama bën ndryshime në qeveri. Ja kush ikën e kush vjen

Rama bën ndryshime në qeveri. Ja kush ikën e kush vjen

nga Fast News
07:30 | 03/07/2025
0

Recent News

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

08:30 | 03/07/2025
Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

08:00 | 03/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar