Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndahet nga jeta shkencëtari shqiptar, Basha mesazh ngushëllimi: Humbëm një zë për të cilin kemi aq shumë nevojë

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Ndahet nga jeta shkencëtari shqiptar, Basha mesazh ngushëllimi: Humbëm një zë për të cilin kemi aq shumë nevojë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një lajm të hidhur nëpërmjet rrjeteve sociale, ku njofton se është ndarë nga jeta shkencëtari, humanisti dhe aktivisti i voluntariatit shqiptar, Luan Pustina.

Basha shkruan se me ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shoqëria ka humbur një zë intelektual të pakompromis, për të cilin të gjithë kemi aq shumë nevojë.

“Me ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shoqëria humbi një zë intelektual, të pakompromis, për të cilin kemi aq shumë nevojë. Kontributi për të realizuar projektet që profesori la mbi tavolinë si dhe nderimi i trashëgimisë së tij, përmes përpjekjeve të përditshme për drejtësi e për të luftuar varfërinë dhe prapambetjen janë mirënjohja më e mirë që të gjitha komunitetet e kryeqytetit mund të tregojnë për kujtimin e intelektualit Luan Pustina”, shkruan Basha.

REAGIMI I PLOTE I KRYEDEMOKRATIT LULZIM BASHA

Me hidhërim të madh mësova ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shkencëtarit, humanistit dhe aktivistit të madh të voluntariatit shqiptar. Pinjoll i njërës prej familjeve të mëdha të Dibrës së Madhe, familjes patriotike Pustina, pjesëtarët e të cilës u vunë në krye të lëvizjeve antiosmane në fund të shekullit XIX, por edhe në lëvizjen legjendare kundër pushtuesve serbë në vitin 1913, Luan Pustina u lind në Tiranë, në gjirin e komunitetit dibran, që në vitet ’20 të shekullit të shkuar dhanë një kontribut të madh për zhvillimin e kryeqytetit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shkencëtari Pustina përvijoi gjatë viteve të diktaturës komuniste, figurën e intelektualit të pakompromis, i cili nuk ngurroi të merrte përsipër punë të mira për komunitetin, pa pyetur për klasifikimin që pushteti i kishte bërë atij si një “i deklasuar”.

Veprimtaria e një personaliteti si Luan Pustina u shtri në shumë fusha, jo vetëm si lektor në universitet, por edhe si pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare si dhe në hartimin e mjaft punimeve për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri, punime që u bllokuan në 1997-n, sapo në pushtet erdhën pasardhësit e atyre që gjithë jetën e kishin cilësuar punën intelektuale të Pustinës si punë e dyshimtë e një të deklasuari.

Eksponent i komunitetit dibran të kryeqytetit dhe njëri nga ithtarët më të flaktë të ndërtimit të Rrugës së Arbrit, Luan Pustina ishte edhe një pionier i voluntariatit në Shqipëri, duke u angazhuar në shumë nisma bamirëse, të cilat ua lehtësuan sadopak ashpërsinë e tranzicionit mijëra nevojtarëve.

Me ndarjen nga jeta të Luan Pustinës, shoqëria humbi një zë intelektual, të pakompromis, për të cilin kemi aq shumë nevojë. Kontributi për të realizuar projektet që profesori la mbi tavolinë si dhe nderimi i trashëgimisë së tij, përmes përpjekjeve të përditshme për drejtësi e për të luftuar varfërinë dhe prapambetjen janë mirënjohja më e mirë që të gjitha komunitetet e kryeqytetit mund të tregojnë për kujtimin e intelektualit Luan Pustina.

Në këtë moment dhimbje ju jam pranë bashkëshortes së tij znj. Gjyltere dhe dy vajzave Andias dhe Laurës.

U prehtë në paqe!

Etiketa: luan pustinaLulzim Basha
Pas

Aksident masiv, përplasen tre mjete dhe autobuzi i linjës Shqipëri- Greqi, plagoset një fëmijë

Para

Sulm me armë në Britani, vritet ish-ndihmësi i Nënë Terezës

Para
Sulm me armë në Britani, vritet ish-ndihmësi i Nënë Terezës

Sulm me armë në Britani, vritet ish-ndihmësi i Nënë Terezës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

nga Fast News
15:55 | 02/03/2026
0

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

nga Fast News
15:52 | 02/03/2026
0

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

nga Fast News
15:50 | 02/03/2026
0

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

nga Fast News
15:42 | 02/03/2026
0

Recent News

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

15:55 | 02/03/2026
Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

15:52 | 02/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora