• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Meta nderon dy futbollistët e spikatur me titullin “Mjeshtër i Madh”

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Meta nderon dy futbollistët e spikatur me titullin “Mjeshtër i Madh”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës ish-futbollistët e shquar durrsakë gjatë viteve 1970-80-të të “Lokomotivës”, “Dinamos” “Partizanit”, “Vllaznisë” dhe të Ekipit Kombëtar shqiptar, dy vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Presidenti Meta u dorëzoi dy vëllezërve Ballgjini titujt e lartë me motivacionin “Për kontributet e tyre të çmuara dhe rezultatet e arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të larta të sportististëve model e duke u shndërruar në shembuj frymëzimi për brezat e rinj”.





Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve të shumtë, mes të cilëve familjarët dhe të afërmit e Shyqyri dhe Haxhi Ballgjinit, kolegët, trajnerët, personalitete të sportit dhe sportdashësit e shumtë durrsakë, Presidenti i Republikës theksoi:

“Kjo ceremoni dekorimi është dyfish e veçantë, sepse sot vlerësojmë dy vëllezër kaq të shquar për sportin dhe kombin tonë

Falënderimin e parë e kam për prindërit e Ballgjinive, sepse ata dhanë dy Ballgjinë të shquar për Durrësin dhe Shqipërinë.

Shyqyri Ballgjini është njëri prej personaliteve kryesore të një ‘Dinamoje’ të jashtëzakonshme, të paarritshme të atyre viteve, të atij sulmi që rrallë ka pasur dhe vështirë ta ketë Kombëtarja jonë edhe në të ardhmen, të atij sulmi aq spektakolar, sikurse ishin Ballgjini-Përnaska dhe Vasillaq Zëri i ndjerë.

Të gjithë sportdashësit e mbajnë mend ndeshjen kur kanë luajtur që të dy, Shqipëri-Rumani 7-1, kur ‘Shpresat’ e Shqipërisë dolën për herë të parë Kampionë të Ballkanit. Dhe aq më tepër kur nga ato ‘Shpresa’ për herë të parë patëm një Ekip Kombëtar të jashtëzakonshëm, që do të shkëlqente në vitet e mëpasshme.

Të dy vëllezërit Ballgjini janë modele edhe si qytetarë, përveç modelit të jashtëzakonshëm që kanë treguar në fushën e blertë, të vlerave të rralla në frymën e ekipeve, të respektit ndaj publikut.

Ata frymëzojnë pamasë edhe sot brezat e rinj, duke u vënë në dukje se pavarësisht kushteve të vështira, i kanë të gjitha mundësitë për të realizuar ëndrrat e tyre me pasion, profesionalizëm dhe  përkushtim.” – vuri në dukje Presidenti Meta.

“Falënderoj Haxhi dhe Shyqyri Ballgjinin për gjithçka i kanë dhënë futbollit tonë kombëtar në radhë të parë, skuadrave më të mëdha të Shqipërisë, por dhe ‘Lokomotivës’ apo ‘Teutës’ sot dhe qytetit të Durrësit.

Vëllezërit Ballgjini janë krenari jo vetëm për Durrësin, por për mbarë Shqipërinë, model për qytetin, vendin dhe për shoqërinë shqiptare.

Kemi nevojë për modele të tilla frymëzuese!” – theksoi Presidenti Meta në fjalën e tij, duke u  shprehur edhe njëherë mirënjohjen dy vëllezërve Ballgjini.

Etiketa: Ballgjini-Përnaska dhe Vasillaq ZëriPresidenti Ilir MetaVellezerit Ballgjini
Pas

Fshesa në administratë, Rama jep porosinë finale për drejtorët në të gjithë vendin

Para

Ngrohja globale, kjo është kërpudha vdekjeprurëse që po pushton planetin Tokë

Para
Ngrohja globale, kjo është kërpudha vdekjeprurëse që po pushton planetin Tokë

Ngrohja globale, kjo është kërpudha vdekjeprurëse që po pushton planetin Tokë

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar