• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Mediu beson te 13 tetori: Duam dialog me Ramën…

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Mediu beson te 13 tetori: Duam dialog me Ramën…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit. Sipas tij, detyra e forcave politike, është që të respektojnë Kushtetutën.

“Padyshim që do të regjistrohemi në zgjedhjet e 13 tetorit. Unë mendoj se detyra e një force politike është dhe në mënyrë të veçantë i opozitës është respektimi i Kushtetutës. Unë nuk jam as euforik, por as naiv për të moskuptuar realitetin politik që ka Shqipëria. Por ajo që është e rëndësishme për një forcë politike, ndryshe nga institucionet e tjera që merren me diskutime të ideve politike, është që një forcë politike të ndërmarrë të gjitha hapat për të ndërtuar një raport të drejtë me qytetarët dhe për të ndryshuar një realitet që është i papranueshëm për ta”, u shpreh Mediu për A2 CNN.



Mediu thotë se do të ishte mirë që palët të gjenin një zgjidhje nëpërmjet negociatave, për të arritur një qeveri tranzitore.

“Kundërshtarin politik t’i nuk e zgjedh dot, ai është zgjedhur nga dikush tjetër. Mendoj se ndonjëherë është më mirë të merresh me atë që ke kundërshtar të drejtpërdrejt politik se sa me vegla të kundërshtarit politik. Kjo e kthen pastaj dialogun në mënyrë qesharake. Është shumë e rëndësishme që ne të arrijmë në një mirëkuptim, nëpërmjet negociatave që ne të zgjidhim këto probleme për të garantuar që të kemi një qeverisje tranzitore, e cila nuk do të jetë më një qeverisje e Ramës, por një qeverisje e një vullneti politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por pa Ramën Kryeministër”, tha Mediu.

Një ndihmë shpreson t’i vijë nga OSBE. Në intervistën për A2 CNN, Fatmir Mediu zbulon se bashkë me liderin e opozitës, kërkesën sekretarit të përgjithmonë, Greminger, ia ka paraqitur, më herët se Presidenti Meta.

“Unë tërësisht në mbështetje të këtij qëndrimi dhe kërkese të zotit Meta edhe për faktin se kjo është një çështje që ne si opozitë tashmë e kemi diskutuar paraprakisht edhe me OSBE-në. Bashkë me zotin Basha kemi qenë në Luksemburg ku kemi diskutuar me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe mbas asaj kemi kërkuar dhe kemi shkuar si opozitë, me zotin Basha. Ne jemi takuar me zotin Greminger. Ajo çfarë i kemi kërkuar zotit Greminger është një autoritet, i cili kënaq interesin pro shqiptar dhe mbështetjen e të gjitha palëve politike për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës. Faza imediate është ndalimi i maskaradës për ndryshimin e kryetarëve të bashkive për shkak të një procesi tërësisht farsë votimi”,tha kreu republikan.

Deri më tani, PD që udhëheq opozitën, ka pranuar se e njeh 13 tetorin, por nuk hyn në zgjedhe pa u plotësuar kushtet që të jenë të lira dhe të ndershme, çka sipas tyre nuk mund të ndodhë me Edi Ramën Kryeministër.

Regjistrimi si garues duhet të ndodhë brenda datës 4 gusht, pasi Kodi Zgjedhor, parashikon se limiti është 70 ditë para datës së zgjedhjeve./a2cnn

Etiketa: Fatmir Mediu
Pas

Historia e Boris Johnson, dikur donte të bëhej mbret, sot drejton Anglinë

Para

Dafina Zeqiri i habit të gjithë, tregon defektin që tmerron femrat (FOTO)

Para
Dafina Zeqiri i habit të gjithë, tregon defektin që tmerron femrat (FOTO)

Dafina Zeqiri i habit të gjithë, tregon defektin që tmerron femrat (FOTO)

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar