• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Kopështi Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë, reagon ashpër dekanati i FNSH: Të tërhiqet vendimi

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Kopështi Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë, reagon ashpër dekanati i FNSH: Të tërhiqet vendimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ditë pas vendimit të qeverisë ku Kopështi Botanik kaloi nga në pronësi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në atë të Bashkisë Tiranë, ka ardhur reagimi I dekanatit të FNSH.

Dekanati gjatë deklaratës shprehet se ky është një vendim arbitrar që bie ndesh me autonominë në universitet.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës kërkon anulimin e këtij vendimi dhe shprehet se në rast se qeveria nuk tërhiqet ata do të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për anulimin e këtij vendimi.

DEKLARATA E PLOTE E FAKULTETIT TE SHKENCAVE TE NATYRES

Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore, në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme të datës 22.07.2019 mori në shqyrtim me shumë seriozitet e shqetësim VKM e fundit të Këshillit të Ministrave nr 510, datë 17.07.2019 “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”.

Dekanati shprehet unanimisht kundër këtij vendimi arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me VKM–në e datës 15.03.1965 për krijimin e Kopështit Botanik, i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës, unikal në llojin e tij në vend dhe si i tillë i shpallur në vitin 1995 si institucion i rëndësisë së veçantë.

Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonë me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalë së bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë insititucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës.

Shprehemi dhe një herë se kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me synim mbështetjen dhe zhvillimin e këtij institucioni me vlera unikale kombëtare, në respekt të qëllimit, misionit dhe funksionimit të tij. Në këtë konteks ne mirëpresim planet dhe investimet e Bashkisë Tiranë, por gjithnjë të dakordësuar dhe pa cënuar funksionin e misionin e Kopshtit Botanik

Kjo deklaratë është hapi i parë i reagimit zyrtar dhe publik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Univeristetit të Tiranës në kundërshtim të këtij Vendimi, me besim që reagimi i Qeverisë për tërheqjen e tij të jetë sa më i shpejtë. Në të kundërt, ne jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendësueshëm.

Pas

Nesër mblidhet Asambleja e PS, zbardhen çështjet e rëndësishme që do të diskutohen

Para

Alarmi i ekspertit të ekonomisë: Emigracioni po rrezikon Shqipërinë, për 5 vjet futemi në spiralen e vdekjes

Të Gjitha

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

nga Fast News
09:30 | 11/06/2025
0

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

nga Fast News
09:00 | 11/06/2025
0

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

5 stile të udhëheqjes që nuk funksionojnë

nga Fast News
08:30 | 11/06/2025
0

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

Sot protesta e bizneseve, kërkojnë shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë

nga Fast News
08:00 | 11/06/2025
0

Recent News

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

Të afërmit me probleme, emigrantët shtojnë sasinë e parave që u dërgojnë

09:30 | 11/06/2025
Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

Si i “mbyti” Kina 75 vende me miliarda USD borxhe – Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës “Një Brez, Një Rrugë”!

09:00 | 11/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar