• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Këto janë 7 Bashkitë ku dalin më shumë vota se votues… (LISTA)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Këto janë 7 Bashkitë ku dalin më shumë vota se votues… (LISTA)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kutitë e votimit në Urën Vajgurore, Malësi të Madhe dhe Divjakë ka vota më shumë sesa votues kanë votuar. Dhe kjo, sipas vetë të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në tabelat përfundimtare të KQZ-së pas mbylljes së votimit të dielën në orën 19.00, është shkruar edhe numri i zgjedhësve që kanë votuar si edhe përqindja përkatëse. Por sot, në këto tre bashki, pas shpalljes së fituesve përkatës, rezultojnë më shumë vota. Nëse ky është një gabim teknik i përllogaritjes së KQZ-së ende nuk është sqaruar. Por në proceset e tjera zgjedhore vështirë se është vënë re diçka e ngjashme.

Pjesëmarrja sipas KQZ-së

Ura Vajgurore
Në Bashkinë e Urës Vajgurore kandidonte Juliana Mema. Të dhënat zyrtare të KQZ-së, në këtë bashki tregojnë se kanë votuar 5900 qytetarë, ose 19.18 për qind. Por në tabelën ku shfaqet se me sa vota ka fituar kjo kandidate, rezulton se ajo është shpallur fituese me 7666 vota. Dhe, këtu kemi një diferencë prej 1766 votash.





Malësi e Madhe
Në 80 nga 80 kutitë e numëruara për këtë bashki, kandidati socialist Tonin Zef Marinaj ka fituar 94.04 %, ose 7772 vota. Ndërsa kandidati rival Pjerin Palok Spathari 5.96%, ose 493 vota. Pra, të dy në total, kanë marrë 8265 vota. Por në listën pas përfundimit të votimit dje të KQZ-së, për këtë bashki figuronin se kishin votuar 7600 zgjedhës, ose 665 zgjedhës më pak.

Divjakë
Në të dhënat zyrtare të KQZ-së, deri në mbyllje të votimit i janë përgjigjur thirrjes për të votuar 13.000 qytetarë. Ndërsa në rezultatet, pas përfundimit të numërimit sot, Fredi Kokoneshi i Partisë Socialiste, rezulton të ketë fituar me me 13513 vota. Pra, ka një diferencë “enigmatike” prej 513 votash.

Bashkia e Vorës
Edhe në Bashkinë Vorë ka një mospërputhje mes numrit të votuesve dhe votive që ka fituar kandidati socialist Agim Ymer Kajmaku. Ai rezulton të ketë fituar me 6,208, ndërkohë që në listën e votuesve mbrëmë KQZ shkruante se për Bashkinë e Vorës kishin votuar 6120 votues.

Në Berat dy kandidatët e tjerë të Ervin Demos, Plarent Aleksi dhe Pavlo Shkarpa kanë marrë gjithsej 1726 vota. Edhe pse procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende rezultojnë 2166 vota më shumë sesa numri i votuesve. Në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku ka vetëm një kandidat fituesi ka 1057 vota më shumë se votuesit e deklaruar nga ana e KQZ-së. Në Lushnjë rezulton se kandidati i PS-së ka 843 vota më shumë se numri i votuesve i deklaruar nga KQZ. Diferenca votash ka edhe në Vorë.

Kandidatët fitues

Bashkia Berat

14000 votues

14,570 fituesi (pa u mbyllur 8 QV

1724  kandidatët e tjerë

2166 vota më shumë

Bashkia Lushnjë

27243  votues

28,086 kandidati fitues

843 vota më shumë

Vau Dejës

5166  votues

6,223 fituesi

1057 vota më shumë

Gramsh

8947 votues

9076 vota dy kandidatët

129 vota më tepër / Burimi: Gazeta Si

Pas

Opozita fillon lëvizjet pas 30 qershorit, kë po takon Basha në selinë e PD

Para

Spiropali merr spaleta të rënda, sulmon Metën: Mos qesh kot…

Para
Spiropali merr spaleta të rënda, sulmon Metën: Mos qesh kot…

Spiropali merr spaleta të rënda, sulmon Metën: Mos qesh kot...

Të Gjitha

nga Fast News
10:00 | 04/08/2025
0

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

nga Fast News
09:30 | 04/08/2025
0

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

nga Fast News
09:00 | 04/08/2025
0

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

nga Fast News
08:30 | 04/08/2025
0

Recent News

10:00 | 04/08/2025
Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

09:30 | 04/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar